Rama jep lajmin e mirë: Kushdo që dëshiron të shijojë nga deti Shqipërinë, mund ta bëjë aplikimin online

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me pamje nga bukuritë e natyrës së vendit tonë dhe lajmin e mirë se kushdo që dëshiron të vizitojë Shqipërinë nga deti, tani mund ta bëjë me një procedurë fare të thjeshtë online.

Me një video nga perlat blu shqiptare ftuese, kryeministri ka sqaruar se përmes këtij website, çdo njeri pa vonesa dhe burokraci mund të shijojë Shqipërinë duke pasur akses në çdo port të vendit tonë.

Me vetëm një “click” në www.nauticalbania.com mund të lundroni edhe ju drejt paqes dhe kënaqësisë në Shqipëri, thesarit të fshehur të Mesdheut.

“Ktheni timonin (e anijes) dhe merrni rrugën drejt Shqipërisë, ku do të gjeni aventurën tuaj të radhës me anije. Mbushni ditën me qiejt e shndritshëm, rreze dielli dhe sportet tuaja të preferuara ujore. Zhytuni më thellë në ekzaltim, zbuloni bukuritë e mahnitshme natyrale të bregdetit, lundroni në ujin e pastër kristal. Vizitoni qytetet e ndërtuara shekuj më parë, vizitoni qytetin e gurtë, vizitoni qytetin e dritareve, eksploroni kështjellat antike. Lundroni drejt paqes dhe kënaqësisë në Shqipëri, thesari i fshehur i Mesdheut”, thuhet në video.

Me këtë lajm të mirë, Rama i ka uruar të gjithëve një të diel të bukur.

Të fundit

Si ta kuptosh nëse je i/e mirë në shtrat?

Si fillim, ekspertët theksojnë se trajtimi i seksit si një akt ku ka rëndësi performanca mbi gjithçka është shumë...

Analiza: Ja si mund të ndihmojë Shqipëria Ukrainën në përballimin e sulmeve ruse

Në muajin shkurt presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i kërkoi Ballkanit Perëndimor të prodhojnë bashkërisht armatime. A mund të ndihmojë rajoni dhe a janë në...

Një në tre gjermanë i pakënaqur me ndryshimin e orës

Në Gjermani vetëm një e treta e qytetarëve besojnë se kalimi në orën verore ka një ndikim negativ në shëndetin e tyre, sipas një...

Kur do të zhvillohet/ Shtyhet mbledhja për zgjedhjen e drejtuesit të ri të Himarës

Është shtyrë mbledhja për zgjedhjen e drejtuesit të ri të Himarës pas tensioneve të krijuara në mbledhjen e Këshillit Bashkiak. Përplasjet në sallë erdhën pasi...

Sondazhi: 80% e të pyeturve mendojnë se java e punës me katër ditë përmirëson balancën

Një javë me vetëm katër ditë pune mund të sjellë një balancë më të mirë mes punës dhe jetës personale. Një sondazh i zhvilluar nga...

Lajme të tjera

Web TV