Biden pranon kolapsin në Afganistan: Situata u përkeqësua, përgjegjësi e imja t’i jap fund luftës!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në një deklaratë për mediat nga Shtëpia e Bardhë presidenti i SHBA, Joe Biden tha se ai dhe ekipi i tij i sigurisë kombëtare kanë qenë “duke monitoruar nga afër” situatën në terren në Afganistan, edhe pse Biden nuk ka dhënë vërejtje para kamerës për këtë çështje për disa ditë.

Biden pranoi se bota tani po sheh një “kolaps të shpejtë” të qeverisë afgane, por ai këmbënguli se misioni amerikan në Afganistan “kurrë nuk supozohej të ishte ndërtim kombi”.

Joe Biden vazhdoi të mbrojë vendimin e tij për të tërhequr të gjitha trupat amerikane nga Afganistani, edhe pasi forcat talebane morën Kabulin dhe bota pa imazhe të afganëve të dëshpëruar që përpiqeshin të largoheshin nga vendi.

“Unë qëndroj plotësisht prapa vendimit tim,” thotë Biden. “Pas 20 vjetësh, kam mësuar në rrugën e vështirë se nuk ka qenë kurrë një kohë e mirë për të tërhequr forcat amerikane.”

 

 

Biden tha se ai dhe ekipi i tij i sigurisë kombëtare ishin të qartë për rreziqet e largimit nga Afganistani dhe ai argumentoi se ngjarjet e javës së kaluar demonstrojnë sesi përfshirja e vazhdueshme ushtarake e Amerikës nuk mund të ketë mbështetur përfundimisht qeverinë afgane.

Presidenti amerikan kritikoi udhëheqësit e qeverisë afgane për ikjen nga vendi dhe trupat afgane për refuzimin për të mbrojtur siç duhet vendin e tyre.

“E vërteta është, erdhi më shpejt nga sa kishim parashikuar,” tha Biden.

Biden është shprehur se qeveria afgane nuk e ka dëgjuar këshillën e tij, duke mos negociuar për një zgjidhje politike me talebanët.

Në fjalën e tij, Biden theksoi se “z.Ghan këmbënguli se forcat afgane do të luftonin, por rezultoi që ai kishte gabuar”.

Joe Biden argumentoi se dështimi i trupave afgane për të mbrojtur vendin e tyre tregon pse ishte rruga e duhur e veprimit për të ecur përpara me tërheqjen e trupave amerikane.

Lexo edhe :  Pronarja e furrës humb diamantin e unazës në brumë/Thirrje klientëve:Kontrolloni biskotat

“Eshtë e gabuar të urdhërosh trupat amerikane të mos largohen kur forcat e armatosura të Afganistanit nuk do ta bëjnë këtë,” tha Biden.

Duke i bërë jehonë mesazhit të tij nga fillimi i këtij viti kur ai njoftoi tërheqjen e planifikuar, Biden shtoi:

“Sa gjenerata të tjera të vajzave dhe djemve të Amerikës do të kishit dërguar për të luftuar luftën civile në Afganistan, kur trupat afgane nuk do ta bëjnë këtë?”

Biden paralajmëroi se SHBA do të ndërmerrte një përgjigje të shpejtë dhe të fuqishme nëse talebanët sulmonin qytetarët amerikanë ose përpiqeshin të prishnin përpjekjet e evakuimit në Kabul.

“Ne do t’i mbrojmë njerëzit tanë me forcë shkatërruese, nëse është e nevojshme,” tha Biden.

Presidenti tha se, pasi të gjitha përpjekjet për evakuim të kenë përfunduar me sukses, SHBA do të ecë përpara me përfundimin e misionit të saj të tërheqjes dhe “përfundimit të luftës më të gjatë të Amerikës”.

“Ngjarjet që ne shohim tani janë fatkeqësisht dëshmi se asnjë forcë ushtarake nuk do të siguronte kurrë një Afganistan të qëndrueshëm, të bashkuar, të sigurt,” tha Biden.

“Tani jam presidenti i katërt amerikan që kryesoj luftën në Afganistan dhe duhet t’i jap fund. Dy demokratë dhe dy republikanë. Unë nuk do t’ia kaloj këtë përgjegjësi një presidenti të pestë. ”

“Jam shumë i trishtuar nga faktet me të cilat përballemi tani, por nuk më vjen keq për vendimin tim për t’i dhënë fund luftimeve të Amerikës në Afganistan,” shtoi presidenti. “Unë nuk mund dhe nuk do të kërkoj nga trupat tona të luftojnë pafund në luftën civile të një vendi tjetër.”

Pasi përfundoi vërejtjet e tij të përgatitura, Biden u largua pa marrë asnjë pyetje nga gazetarët.

Të fundit

Mbledhja e Komitetit Drejtues të PL/ Kryemadhi “mesazh” të koduar në veshjen e saj (FOTO)

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi është paraqitur në "Hotel Tirana", ku pritet të mbahet mbledhja e Komitetit...

“Le Figaro”: Ja cilat janë plazhet më të bukura shqiptare

Media më e madhe franceze thotë se vija bregdetare shqiptare konkurron vendet elitare në turizëm. Riviera shqiptare për të përditshmen franceze “Le Figaro” ka disa...

Ne nuk tërhiqemi, Këlliçi njofton datën e protestës së radhës para bashkisë së Tiranës

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, anëtari i Kryesisë së PD të Rithemelimit, Belind Këlliçi, njofton  se protesta e radhës do të zhvillohet të...

Çfarë po përgatitet me skemën e re të pensioneve

Nga vlerësimet e deritanishme të skemës së pensioneve, ndërhyrja për përmirësimin e saj, pritet të bëhet në disa drejtime, duke nisur nga indeksimi, kompensimet,...

Kryemadhi ‘thumbon’ Metën nga rrjetet sociale: E drejta për tu përmisuar është për këdo

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka dalë me një mesazh, duke thënë se meritokracia, mendimi ndryshe, vlerat e individëve në vite që...

Lajme të tjera

Web TV