Kapen 286 kg kanabis të njomë në Malësi të Madhe, arrestohet transportuesi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një operacion antidrogë është zhvilluar në Malësi të Madhe. Në prang ka rënë 44-vjeçari Kastriot Guraj i cili po transportonte me mjet 286 kg kanabis i njomë.

Policia po punon për të kapur bashkëautorët e tjerë të Gurajt.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Shkodër

Finalizohet operacioni policor i koduar “RAPSHI”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Shkodër në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësia e Madhe.

Gjatë operacionit arrestohet personi që transportonte lëndën narkoitke.

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale 286 kilogramë kanabis i njomë .

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë krimimale në fushën e kultivimit dhe prodhimit të narkotikëve , bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative , nga Seksioni Kundër Narkotikeve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësia e Madhe u finalizua operacioni policor i koduar “RAPSHI”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi i shtetasit:

Kastriot Guraj, 44 vjeç, banues në Dobraç, Shkodër, i dënuar më parë për veprën penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshem të kufirit”.

Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, se disa persona kishin kultivuar bimë narkotike canabis sativa, në zonën Rapshë, Malësi e Madhe, dhe po e transportojnë në drejtim të Vermosh-Koplik– Shkodër, shërbimet e Policiisë në fshatin Rapshë gjatë orëve të vona të natës kanë ndërhyrë për të bërë të mundur bllokimin e mjetit që tranportonte lëndën narkotike në gjendje të njomë.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë si bashkëautorë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale ”Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” dhe “Kultivim i bimëve narkotike” e kryer në bashkëpunim.

Të fundit

Salianji: 15 vetë janë në qeli për përdorimin e SKY

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ishte i ftuar këtë mbrëmje në emisionin "Çim Peka LIVE" në Syri Tv...

Berat, motori përplas biçikletën, dërgohen në spital drejtuesit

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në hyrje të qytetit të Beratit, në lagjen Barrikadë, në vendin e njohur si...

Salianji akuzon: Vuajta dënimin prej dëshmisë së rreme të shokut të Ramës

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka deklaruar këtë mbrëmje në emisionin "Çim Peka LIVE" se ka vuajtur një dënim prej nëntë muajsh në...

Conference League, Partizani del me barazim nga Estonia

Partizani ka barazuar 1-1 ndaj Nomme Kalju, në Talin të Estonisë, në sfidën e parë të turit të parë të Conference League. Vendasit e nisën...

‘Guximi’ i tepruar i Vangjel Dules për të ‘shqetësuar’ Berishën

YLLI PATA - Dy ditë pasi Ervin Saljanji dha atë deklaratën e “fortë” që duhet të kthejmë sytë nga vetja, një tjetër emër i...

Lajme të tjera

Web TV