“Mund t’vini ta provoni, ja vlen”! Zbardhet dosja e prostitucionit në Tiranë, cilat janë qendrat e masazhit që ofrojnë seks

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Gjykata e Tiranës ka përfunduar shqyrtimin gjyqësor të dosjes së prostitucionit, që ushtrohej në qendrat e masazhit në kryeqytet. Në dosjen e siguruar nga MCN, shtetasi M. R., i akuzuar për veprën penale “Mbajtja e lokaleve për prostitucion” dhe shtetaset D. N., Xh. Sh., A. L., Xh. Sh. dhe S. K., të akuzuar për veprën penale “Prostitucioni”, janë dënuar nga 2 deri në 1 vit burg. Shqyrtimi gjyqësor ndaj të pandehurve të mësipër, është kryer me gjykim të shkurtuar, me kërkesë të vetë të të akuzuarve.

Nga aktet e ndodhura në fashikullin e gjykimit rezulton se në datë 12.09.2020 në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, mbi bazën e akteve të ardhura nga Drejtoria Vendore Policisë Tiranë, është regjistruar procedimi penal për veprat penale ‘Prostitucioni’, ‘Shfytezimi i Prostitucionit’ dhe ‘Mbajtja e lokaleve per prostitucion’ parashikuar nga nenet 113, 114 dhe 115 i K.Penal”, thuhet në vendimin e Gjykatës.

Por si u zbuluan vajzat të cilat përfunduan në dyert e gjykatës, bashkë me pronarin e tyre? Nga hetimet e zhvilluara në kuadër të procedimit të mësipërm thuhet në vendin, ka rezultuar se Drejtoria Vendore e Policisë në Tiranë ka siguruar informacione në rrugë operative në lidhje me aktivitet të paligjshëm në drejtim të “Prostitucionit”, “Shfrytëzimit të prostitucionit” dhe “Mbajtjes së lokaleve për prostitucion”. Nga të dhënat që policia kishte mbledhur, u krijuan dyshimet se personat që posedojnë qendra masazhi, i kanë përshtatur këto ambiente për prostitucion, duke punësuar femra të ndryshme, të cilat krahas punës si masazhatore, nxiten ose iu ofrohet nga pronarët dhe administratorët e këtyre aktiviteteve që të kryejnë marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës me klientët që frekuentojnë këto ambiente.

Më datë 11.09.2020, rreth orës 19:30, nga ana e policisë gjyqësore së bashku me inspektorët e ISHPSHSH, është kryer një kontroll në dy qendra masazhi dhe konkretisht në qendrën e masazhit “Spa La Bella” dhe në qendrën e masazhit “Spa Icona”, në kryeqytet.

Kur oficerët e policisë gjyqësore kanë hyrë në ambientet e brendshme të qendrës së masazhit “La Bella”, në pjesën e hollit u gjetën shtetaset S. S., Xh. Sh., D. N., dhe E. C. Në dhomën përballë hyrjes kryesore, ndodhej brenda shtetasja A. T., së bashku me shtetasin E. B., i cili ishte i shtrirë përmbys në poltronin e masazhit, i zhveshur, i mbuluar në pjesën e vitheve. Në dhomën ngjitur u gjet i vetëm i zhveshur, i mbuluar në pjesët intime shtetasi S. R. Nga ana e policisë janë kryer kontrolle në dhomat përkatëse të qendrës së masazhit ku janë gjetur prova të ndryshme materiale, ndër tyre prezervativë. Ky biznes është i regjistruar në emër të shtetasit M. R., i cili ka shkuar në ambientet e biznesit gjatë kohës që po ushtrohej kontroll nga ana e oficerëve të policisë gjyqësore. Këta të fundit kanë bërë kqyrjen e venditt të ngjarjjes me ekspertë kriminalistë, ku sendet e gjetura u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Më pas është bërë shoqërimi i personave për në Policinë e Tiranës.

Në të njëjtën kohë është ushtruar kontroll edhe në qendrën e masazhit “Icona Spa”, biznes i regjistruar në emër të shtetasit A. R., ku në ambientet e kësaj qendre janë gjetur shtetaset R. L., A. S. (17 vjeç), S. B., A. L., dhe Xh. Sh. Krahas veprimeve hetimore të mësipërme, që në momentet e para janë marrë edhe deklarime nga shtetasit e mëposhtëm:

Dëshmitë e masazhatoreve në Polici:

Është pyetur si person që ka dijeni për ngjarjen shtetasja D. N., e cila pohon se ka filluar punë në qendrën e masazhit “La Bella” në mesin e muajit gusht të vitit 2020. Në këtë qendër ka takuar menaxhere Stelën, e cila i ka treguar kushtet e punës, pagën etj. Më pas. D., sqaron se është takuar me pronarin e qendrës, shtetasin M. R. Ajo sqaron se gjatë masazhit, klientët kërkonin dhe shërbime seksuale, si masturbim që njihej si “full body”, kërkonin seks të mirëfilltë dhe seks oral. Sipas saj, ishte zgjedhja e punonjëses nëse do të ofronte shërbim seksual ose jo. D., është shprehur se nga ky aktivitet, shtetasi M. R., ka përfituar vetëm pagesën e masazhit.

Është pyetur shtetasja Xh. Sh., e cila ka sqarur se në datë 16.08.2020 ka filluar punë në këtë qendër masazhi. Është takuar me pronarin, i cili i ka treguar se perveç masazhit, në varësi nga zgjedhja, mund t’ju ofronte klientëve shërbime ekstra të cilat ishin masturbim, seks oral, të cilat do të kishin pagesë ekstra. Shërbimet seksuale të ofruara prej saj ndaj klientëve kanë qenë si masturbimi, seksi oral dhe seksi i plotë. Në lidhje me prezervativët e gjetur në vendin e mbeturinave, Xh., sqaron se ajo ka parë dhe herë të tjera prezervativë në koshat e mbeturinave. Në rastet kur ajo ka kryer marrëdhënie seksuale me klientët e siguruar nga M., vajza është shprehur nuk i ka bërë asnjë pagesë M., por ky i fundit ka përfituar vetëm paratë nga masazhi.

Lexo edhe :  Ela Tase, volejbollistja më e mirë e të gjitha kohërave

Është pyetur si person që ka dijeni për ngjarjen shtetasja A. T., e cila ka sqaruar se në datë 23.07.2020 ka filluar punë në qendrën e masazhit “La Bella”. Perveç masazhit, A., sqaron se në këtë qendër klientet i kërkonin të kryente me ta marrëdhënie seksuale, por ajo sqaron se u ka ofruar klientëve vetëm masazh “full body”, që përfshin masturbimin e klientit deri në ejakulacion. E pandehura ka deklaruar gjithashtu se në lidhje me mënyrën se si ajo e ofronte masturbimin dhe pagesën që merrte nga ky shërbim i kryer. Sipas saj, me sigurimin e klientëve dhe kontaktet me ta e bënte M. R. Ajo sqaron se në dijeninë e saj, në qendrën “La Bella” kryhen dhe marrëdhënie seksuale perveç seksit oral dhe masturbimit.

Ështe pyetur shtetasja S. S., e cila ka sqaruar se para 8 muajsh ka filluar punë tek qendra e masazhit “La Bella”. Sipas saj, shumicën e takimeve mes punonjëseve dhe klientëve i linte M. R. Ajo sqaron se ka pasur raste kur klientët i kanë kërkuar gjatë masazhit shërbime seksuale, por nuk ka pranuar të bëjë diçka të tillë. Në lidhje me prezervativët e gjetur nga ana e policisë gjyqësore në ambientet e “Spa La Bella”, S., sqaron se u ka kërkuar punonjëseve që gjera të tilla të mos ndodhin më, pasi prania e prezervativëve tregon se është kryer akt seksual. S., (recepsioniste) është pyetur se përse nuk e ka kallëzuar në polici faktin se në ambientet e “Spa La Bella” kryhen shërbime seksuale ekstra, ajo sqaron se nuk ka dashur të ngatërrohet me diçka të tillë pasi shikon jetën e saj.

Shtetasja E. C., ka sqarur se kishte vetëm 3 ditë që kishte filluar punë tek qendra e masazhit “Spa La Bella”. Ajo sqaron se klientët i kanë kërkuar asaj perveç masazhit, të kryenin marrëdhënie seksuale me të dhe kur E., i ka refuzuar, ata merrnin masazhatore të tjera ose vendosnin të largoheshin nga qendra.

Në lidhje me qendrën e masazhit “Icona Spa”, u pyet si person që ka dijeni për ngjarjen shtetasia A. L., e cila ka sqaruar se në muajin Janar të vitit 2020, ka filluar punë. A., ka sqaruar se në 2 – 3 raste ajo u ka ofruar klientëve shërbime ekstra, ku klientet janë eksituar dhe kanë kaluar në orgazëm dhe për këtë shërbim ka përfituar pagesë ekstra përveç pagesës së masazhit.

Gjithashtu është pyetur edhe shtetasja Xh. Sh., e cila ka sqarur se në fund të muajit Qershor 2020, ka filluar punë tek “Icona Spa”. Ajo sqaron se më parë ka punuar tek qendra e masazhit “La Bella”. Xh., sqaron se klientët gjatë masazhit kërkojnë shërbime seksuale për t’u ejakuluar, ku në disa raste ajo ka ofruar masturbim dhe seks oral. Ajo ka thënë se për masturbimin dhe seksin oral klientët e kanë shpërblyer me 5000 lekë, perveç pagesës së masazhit. Xh., sqaron se dhe koleget e saj i ofrojnë këto shërbime pasi kanë pagesë të lartë.

Gjatë hetimeve shtetasit M. R., i janë sekuestruar 3 aparatë celularë, 39,000 lekë dhe 55 euro. Gjithashtu, është bërë kqyrja e aparatit celular të shtetasit A. R., ku janë gjetur disa biseda me interes ku në njërën prej tyre evidentohen komunikime me personin me emrin A. Sh., ku ky i fundit shkruan: “Ndonjë gojore bëjnë gocat që të mos marr mundimin kot”, dhe bashkebiseduesi i shkruan; “Mund t’vini ta provoni, ja vlen, gocat janë shumë t’mira”.

Vendimi i dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë e Tiranës, është apeluar në Gjykatën e Apelit të Tiranës, nga të pandehurit të cilët kundërshtojnë vendimin e dënimit.


Të fundit

Strehimi afganëve, diplomati amerikan falënderon në shqip vendin tonë: Shqipëria meriton mirënjohje të thellë nga SHBA

Diplomati amerikan Derek James Mitchell, ka falenderuar në shqip vendin tonë, pas pranimit të refugjatëve afganë në Shqipëri. Mitchell...

Biden pranon kolapsin në Afganistan: Situata u përkeqësua, përgjegjësi e imja t’i jap fund luftës!

Në një deklaratë për mediat nga Shtëpia e Bardhë presidenti i SHBA, Joe Biden tha se ai dhe ekipi i tij i sigurisë kombëtare...

Afganët në Shqipëri Braçe: Uroj që ato që kundërshtojnë strehimin të mos kenë mjekër e mustaqe

Zëvendëskryeminisrtri Erion Braçe ka publikuar një foto ku ka krahasuar Kabulin e vitit 1972 me atë të ditëve të sotme që është oushtuar nga...

Mbërrijnë 44 460 doza të vaksinës Pfizer, Rama: Shfrytëzoni muajin e hapur të vaksinimi masiv

44,460 doza të vaksinës Pfizer kanë mbërritur në Aeroportin “Nënë Tereza” duke e çuar në 1,845,660 numrin e vaksinave të mbërritura në Shqipëri. Lajmi...

Ndodh në Tiranë! Policia “kap mat” çiftin e të rinjve duke bërë seks në makinë, përfundojnë në gjyq

Një situatë e pazakontë është regjistruar pak muaj më parë në Tiranë, histori e cila ka përfunduar në gjykatë. Një 31-vjeçar dhe një 21-vjeçare,...

Lajme të tjera

Web TV