Ndodh në Tiranë! Policia “kap mat” çiftin e të rinjve duke bërë seks në makinë, përfundojnë në gjyq

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një situatë e pazakontë është regjistruar pak muaj më parë në Tiranë, histori e cila ka përfunduar në gjykatë. Një 31-vjeçar dhe një 21-vjeçare, identitetin e të cilëve MCN zgjedh të mos i publikojë as inicialet, janë kapur “mat” nga dy efektivë të Policisë së Tiranës, teksa kryenin shërbimin në rrugën “Papa Gjon Pali II”. Ndaj dy të rinjve është marrë masa e shoqërimit në komisariat, ndërsa u akuzuan për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale në vende publike”, parashikuar nga neni 107 i Kodit Penal. Në dosjen që e disponon të plotë MCN, thuhet se më datë 12.02.2021, në rrugën “Papa Gjon Pali II”, dy punonjësit e Policisë kanë parë një automjet të ndaluar. Punonjësit e policisë kanë raportuar se atyre iu tërhoqi vëmendjen fakti se, dy persona brenda automjetit po kryenin marrëdhënie seksuale. Ata i kanë intervistuar dhe më pas i kanë shoqëruar në Komisariat.

“Punonjësit e policisë kanë hartuar raport shërbimin e datës 12.02.2021. Në vijim të hetimit janë pyetur procedurialisht si deklarues të dy punonjësit e policisë dhe ata konfirmuan përmbajtjen e raport të shërbimit. Ata detajuan faktin se, dy shtetasit po bënin seks oral dhe pamja qe e mundur të shihej nga publiku nga jashtë nëpërmjet xhamit të parmë të mjetit”, thuhet në vendimin e gjykatës.

Nga shqyrtimi i këësaj çështje, Gjykata e Tiranës shprehet në vendim se kjo vepër penale është konsumuar nga dy të pandehurit, me veprime aktive të kundërligjshme që konsistojnë në kryerjen e akteve me natyrë seksuale në vende publike. Nga ana subjektive, vepra penale është kryer nga të pandehurit me dashje direkte, pasi ata kanë parashikuar kundërligjshmërinë e veprimeve të tyre dhe pasojat e veprës dhe kanë dëshiruar ardhjen e tyre.

Të fundit

A është normale të ndiheni të uritura gjatë ditëve të ciklit menstrual

A keni pasur ndonjëherë një nga ato ditët kur zgjoheni të uritura, teksa keni në kokë fantazi për kavanoza...

Rritet sërish euro, si këmbehen sot monedhat e huaja

Monedha e eurozonës shitet sot me 104.8 lekë. Dollari amerikan këmbehet me 97 lekë. Paundi britanik kap sot vlerën e 121.5 lekëve. Dollari kanadez këmbehet në tregun valutor me 71.7 lekë. Franga zvicerane kap vlerën...

Disa mënyra se si të lehtësosh sikletin e alergjive në pranverë

Për shumë njerëz ardhja e pranverës është sinjali i parë i hyrjes në lojë të alergjive. Ata që i përjetojnë tashmë e dinë mirë...

Pluhuri afrikan, Guri: Duhet të ishte parashikuar, qytetarët të painformuar

Të gjithëve iu ka rënë në sy këtë të mërkurë moti i pazakontë. Shqipëria u zgjua e mbuluar nga një re pluhuri që shumë...

A do rikthehet pluhuri saharian në Shqipëri? Sinoptikani zbulon çfarë pritet të ndodhë

Të gjithëve iu ka rënë në sy këtë të mërkurë moti i pazakontë. Shqipëria u zgjua e mbuluar nga një re pluhuri që shumë...

Lajme të tjera

Web TV