“Po kryhen ndërhyrje nga ajri me helikopter holandez”, Mbrojtja jep informacione për situatën e zjarreve në vend

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministria e Mbrojtjes jep informacione lidhur me situatën aktuale të zjarreve në vendin tonë.

Situata problematike është në Malin e Tërbunit në Pukë, në fshatin Dardhë dhe në “Majën e Rrunës”. Në disa zona situata është e vështirë për shkak të terrenit të thyer.

Vatër zjarri është aktivizuar në Gurin e Nikës në Pogradec.

Përditësimi i situatës së zjarreve ne vend

Zjarri në Malin e Tërbunit në Pukë, vazhdon të jetë problematik. 50 efektivë të FA, 12 zjarrfikës, 8 punonjës të shërbimit pyjor, 20 vullnetarë po punojnë për mbajtjen në kontroll te situatës që të mos rrezikohet kurora e qytetit te Pukës.

Në fshatin Flet, në Fushë Arrëz situata është vënë në kontroll ndërsa në fshatin Dardhë situata paraqitet më problematike për shkak të bimësisë së dendur. Është riaktivizuar vatra e zjarrit ndërmjet fshatrave Drisht, Mazrek, Lundertune dhe Rragam në njësinë administrative Guri Zi dhe Pobtribe duke e kthyer këtë zonë me 3 vatra zjarri.

25 trupa nga FA dhe 30 forca të tjera të pushtetit vendor kanë ndihmuar që situata në fshatin Patale në Lezhë të paraqitet e përmirësuar. Ndërsa në Mirditë, zjarri zhvillohet me intensitet të ulët. Në vatrën e zjarrit në fshatin Thirrë, ka vijuar puna në terren nga 40 trupa të FA dhe 14 nga strukturat vendore. Nga ajri po kryen ndërhyrje me helikopterin holandez.

Vatra e zjarrit në “Majën e Rrunës”, vazhdon të jetë problematike. Në terren po punojnë 15 trupa nga FA dhe 20 forca nga strukturat vendore. Situata është e vështirë për shkak të terrenit të thyer. Zjarri ne fshatin Kaçni, njësia administrative Selishtë në Dibër, vazhdon të jetë aktiv në një sipërfaqe pyjore në terren të vështirë.

Lexo edhe :  Rendi i lindjes tregon se me kë duhet të martohesh?

Sot në terren po punojnë janë 15 trupa nga FA dhe 18 forca nga strukturat vendore. Sipas vlerësimit të punës së bërë në terren mendohet qe deri në fund të ditës së sotme të arrihet të bëhet izolimi i vatrës. Vatër zjarri është aktivizuar në Gurin e Nikës në Pogradec; në vendin e quajtur kodrat e Divjakës pranë parkut Kombëtar Divjakë; në fshatin Fushë Arrëz në Luftinjë si dhe në fshatin Kamican në Elbasan ku për të gjitha vatrat po punohet për mbajtjen nën kontroll të situatës.

Të fundit

Përpjekjet për të justifikuar ‘marrëveshjen’ që shuajti revolucionin

Nga Mero Baze Për të identifikuar personat të cilët donin të fitonin besimin tek Berisha kur ai po përpiqej të...

Ledjona tregon për të atin pas daljes nga “BBV3”: Ka pasur probleme shëndetësore

Në një intervistë të dhënë në “Ftesë në 5”, Ledjona ka folur për herë të parë për familjen e saj dhe mënyrën sesi ata...

EMRAT/ Kush janë të arrestuarit nga SPAK në Bashkinë e Tiranës

Emrat e dejtorëve të Erion Veliajt në Bashkinë e Tiranës të arrestuar ditën e sotme nga SPAK janë bërë publike. Mësohet se në pranga kanë...

Rryma e oqeanit përshpejtohet me nxehtësinë. Problem për akullin e Antarktidës

Shkenca Rryma Rrethore e Antarktikut intensifikohet me rritjen e temperaturave: është e destinuar të rritet në shpejtësi dhe të hajë akullin.   Elisabetta Intini   Çfarë mbart më...

I lumtur deri në… budallallëk

Nga Leonard Veizi Të lumtur në jetë të jetëve... Epo kjo është sentencë krejt folklorike. Sepse realiteti nuk do shumë mund për t’u kuptuar se është...

Lajme të tjera

Web TV