Rama tregon shifrat: Nga data 1-15 Gusht kanë hyrë mbi 800 mijë turistë të huaj

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Shqipëria është një nga destinacionet më të preferuara për turistët e huaj për të kaluar pushimet dhe këtë e tregojnë edhe shifrat. Nga data 1-15 gusht, në vendin tonë kanë hyrë mbi 800 mijë turistë të huaj në Shqipëri, një shifër e bërë publike nga kryeministri Edi Rama. Ajo që kreu i qeverisë është kujdesur të theksojë është se kjo shifër, është 4.5% më e lartë se në vitin 2019, pra para pandemisë.

Mbi 800 mijë turistë të huaj në vend për një periudhë 15 ditore, përkthehet në më shumë të ardhura për sektorin e turizmit në vendin tonë që ka qenë edhe një sektorët më të goditur si pasojë e COVID-19.

” Lajme të mira për Shqipërinë destinacion turistik. Nga data 1-15 Gusht kanë hyrë 859,316 shtetas të huaj, që janë 4.5% më shumë se e njëjta periudhë e 2019, dmth para pandemisë”, ka shkruar Rama.

Është tashmë një fakt që turistët nga Kosova janë më besnikët e bregdetit tonë të cilët asnjëherë, as një verën “e vështirë” të 2020 nuk braktisën Shqipërinë. Kjo ka sjellë edhe një trafik të rënduar në aksin Milot-Lezhë, pasi shqiptarët e Kosovës preferojnë më së shumti bregdetin e Shëngjinit, kjo edhe për shkak të afërsisë gjeografike apo edhe çmimeve më të favorshme, krahasuar me ato se çfarë ofron jugu i vendit. Më pas, renditen polakët dhe ukrainasit, për t’u ndjekur edhe nga zvicerianët, të cilët preferojnë jo pak vendin tonë.


Të fundit

Rama tregon shifrat: Nga data 1-15 Gusht kanë hyrë mbi 800 mijë turistë të huaj

Shqipëria është një nga destinacionet më të preferuara për turistët e huaj për të kaluar pushimet dhe këtë e...

Xhaka rinovon kontratën me Arsenalin, në Londër deri në 2025-n

Zyrtarizimi është thjesht një formalitet. Granit Xhaka do të jetë lojtar i Arsenalit deri në vitin 2025. Mediat britanike e quajnë të përfunduar marrëveshjen mes...

“Shqipëria ka 1000 halle të vetat”, Rama i përgjigjet qytetares: Nuk ka qenë asnjëherë më mirë dje se sa sot

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka dhënë detaje nga strehimi i afganëve që ka marrë përsipër. Rama thotë se afganët që do të vijnë në...

Princ Leka poston foto me vogëlushen Geraldinë, ja ku po i kalojnë pushimet

Princ Leka së bashku me familjen po i kalojnë pushimet në Gjirin e Lalëzit. Duket se ata po argëtohen vërtetë shumë, pasi këto janë edhe...

SHBA e liroi nga burgu, kush është lideri taleban që mund të drejtojë Afganistanin

Më shpejt sesa pritej nga Perëndimi, talebanët morën plotësisht në kontroll Afganistanin, ndërsa shumë shpejt pritet edhe krijimi i një qeverie të re. Pavarësisht raportimeve...

Lajme të tjera

Web TV