Strehimi afganëve, diplomati amerikan falënderon në shqip vendin tonë: Shqipëria meriton mirënjohje të thellë nga SHBA

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Diplomati amerikan Derek James Mitchell, ka falenderuar në shqip vendin tonë, pas pranimit të refugjatëve afganë në Shqipëri. Mitchell thotë se populli i Shqipërisë meriton mirënjohjen tonë më të thellë për bujarinë e tyre ndaj atyre në nevojë.

‘Në përputhje me traditën e saj të “besës”! Kryeministri Edi Rama njoftoi dje gatishmërinë e saj për të siguruar strehim të përkohshëm për afganët që përballen me dhunën talebane. Populli i Shqipërisë meriton mirënjohjen tonë më të thellë për bujarinë e tyre ndaj atyre në nevojë. Faleminderit nga zemra!’- shkruan Mitchell.

Postimi i diplomatit amerikan Derek Mitchell


Vendimi i Shqipërisë për të strehuar qindra afganë, të cilëve u rrezikohet jeta nga talebanët, ka gjetur mirënjohjen e SHBA-së. Diplomatja Yuri Kim, Komiteti i Senatit Amerikan për Marrëdhëniet me Jashtë dhe Ish Sekretarja e Shtetit Madeleine Albright shprehën një zëri se janë krenar që Shqipëria është mike dhe aleate e SHBA-së, pasi në raste të rëndësishme populli shqiptar gjendet gjithmonë pranë amerikanëve për shpëtimin e jetëve.

Ambasadorja Yuri Kim duke përdorur fjalën më të shtrenjtë për popullin shqiptar BESA, tha se është krenare që SHBA ka një mike dhe aleate si Shqipëria që di të tregojë nder dhe guxim kur ka më shumë rëndësi. Edhe Komiteti i Senatit Amerikan për Marrëdhëniet me Jashtë tha se populli shqiptar i tregoi edhe një herë botës se çfarë do të thotë fjala “Besa’.

Ndërsa ish Sekretarja e Shtetit dhe politikania amerikane, Madeleine Albright, pasi ka përshëndeti vendimin e Shqipërisë dhe Kosovës për të pranuar strehimin e qindra afganëve, tha se shpreson që edhe shtete të tjera të bëjnë të njëjtën gjë dhe të pranojnë strehimin e grave dhe udhëheqësve të shoqërisë civile afgane.

Të fundit

Liverpool mposht Atalantën por eliminohet nga Europa, Leverkusen mbetet e pathyeshme

Atalanta nxjerr jashtë Europës Liverpoolin. Skuadra bergamaske u mposht 0-1 në shtëpi nga “The Reds”, por kualifikohen në gjysmëfinale...

Roma triumfon sërish ndaj Milanit dhe kualifikohet në gjysmëfinalen e Europa League

Roma kalon në gjysmëfinalet e Europa League, ndërsa eliminon Milan-in, pas fitores me rezultatin e përgjithshëm 3-1 të dy ndeshjeve çerekfinale. Pas takimit në “San...

Më 20 Prill, Dielli kalon në Dem, ja çfarë u ndodh këtyre 5 shenjave të Zodiakut

Më 20 Prill, Dielli kalon në Dem dhe fillon zyrtarisht sezoni i shenjës së dytë të kalendarit astrologjik. Kjo ditë do të sjellë ndryshime...

Çfarë është “mashtrimi i së ardhmes? Flamuri i kuq në një raport në çift

Është normale të imagjinoni një të ardhme me dikë që ju intereson, sidomos pasi takimi i parë ka shkuar shumë mirë dhe jeni në...

“Ajo që po bën Meta nuk është sjellje politike”/ Çani reagon ashpër: Ish-presidentit …

Gazetari Arian Çani në një intervistë për një emision televiziv ka komentuar deklaratat e kreut të Partisë së Lirisë ndaj SPAK. Ai theksoi se kjo...

Lajme të tjera

Web TV