Marina Vjollca shtatzënë për herë të parë? Shoku i ngushtë hedh dyshime

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Marina Vjollca po poston gjithnjë e më rrallë foto në rrjetet sociale dhe kjo është bërë shkak që ndjekësit të aludojnë lloj-lloj gjërash. Në një foto të publikuar para pak kohësh, ajo kishte shkruar:

“Më mori malli për të gjithë ju” dhe menjëherë ndjekësit kanë “bombarduar” postimin me komente dhe menjëherë kanë nxitur dyshimet se moderatorja mund të jetë shtatzënë.

Marina ka fotografuar vetëm portretin dhe mban veshur një bluzë të gjerë që me siguri ky detaj ka bërë ndjekësit të mendojnë se bukuroshja e ekranit është në pritje të ëmbël.

Por, ajo që shtoi dyshimet ka qenë postimi në llogarinë e saj të “Instagram”, ku Marina ka falënderuar Zotin duke mos zbuluar arsyen.

“Faleminderit Zot për gjithçka”, ka shkruar moderatorja shqiptare.

Këto aludime i ka shtuar dhe më shumë miku i saj i ngushtë, Eraldo Rexha. Në një intervistë për “Pushime On Top” ai ka zbuluar se në kopertinën e shtatorit do të jetë një personazh që pret të bëhet mami.

“Do të kemi në kopertinë një personazh që pret të bëhet mami. Nuk mund të them dot më shumë derisa të vijë momenti i kopertinës. Është bjonde”,-është shprehur Eraldo.

I pyetur nga moderatori i programit, Flori Gjini, ai nuk ka preferuar që të zbulojë emrin e bashkëshortit të mamasë së ardhshme, por ka treguar se janë të dy të famshëm. Kaq ka mjaftuar që fansat t’i mbledhin të gjithë pjesët e “puzzle-it” dhe të mendojnë se prindërit e ardhshëm do të jenë Marina Vjollca dhe Getoar Selimi. Nëse është e vërtetë ose jo, kjo mbetet për t’u parë me kalimin e kohës.


Të fundit

Marina Vjollca shtatzënë për herë të parë? Shoku i ngushtë hedh dyshime

Marina Vjollca po poston gjithnjë e më rrallë foto në rrjetet sociale dhe kjo është bërë shkak që ndjekësit...

Tek Real Madrid apo PSG? Ronaldo ‘thyen’ heshtjen: Nuk i lejoj njerëzit të luajnë me emrin tim!

Cristiano Ronaldo është shfaqur i revoltuar teksa së fundmi emri i tij është lidhur me për rikthim të bujshëm tek Real Madrid. Ronaldo thotë se...

Po lahej në det, zhduket në mënyrë misterioze 23-vjeçari në Gjirin e Lalëzit

Një 23-vjeçar me inicialet A.S., është mbytur në plazhin e Gjirit të Lalëzit në Durrës. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e...

LAJM I FUNDIT/ Aksident me vdekje në Kombinat të Tiranës

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Misto Mame, Tiranë, ku për pasojë ka ndërruar jetë një grua. Bëhet me dije se...

SHISH: Situata e COVID-19 u shfrytëzua nga aktorë jo-perëndimorë për synimet e tyre gjeostrategjike! Përhapën teori konspirative për…

Shërbimi Informativ i Shtetit (SHISH), në një raport të publikuar për 2020, thekson se situata e pandemisë ka shërbyer që vendi të ishte i...

Lajme të tjera

Web TV