Ministrja Kushi publikon Udhëzimin për fillimin e vitit të ri shkollor në sistemin parauniversitar

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi dhe Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj firmosën “Udhëzimin për vitin e ri shkollor 2021-2022 në sistemin parauniversitar”.

Ky udhëzim orienton dhe ndihmon institucionet arsimore në zbatimin sa më efikas të politikave arsimore dhe krijimin e një mjedisi sa më miqësor dhe gjithëpërfshirës për të gjithë nxënësit.

Ky dokument prej 18 faqesh vë theksin tek nevoja e përsëritjes së temave mësimore të vitit të kaluar, zbatimin me përpikmëri të planeve mësimore për çdo nivel arsimor, zbatimin e politikave dhe strategjive ndërsektoriale, marrëveshjeve, nismave, programeve e projekteve në funksion të rritjes së cilësisë në sistemin arsimor parauniversitar.

Gjithashtu, në këtë udhëzim është përfshirë edhe futja për herë të parë e gjuhës angleze në klasat e para dhe trajnimin e mësuesve përkatës, regjistrimi me përparësi i fëmijëve me nevoja të veçanta, konsolidimi i shkollave si qendra komunitare, reduktimi i braktisjes shkollore, zbatimi i planeve për parandalimin e bulizmit dhe ekstremizmit, si dhe zbatimin e programit të ri të arteve, zejeve dhe sporteve.
Dokumenti është bashkëfirmosur edhe nga Ministrja Anila Denaj sepse përmban edhe udhëzime të posaçme për institucionet e arsimit profesional.

Udhëzimin e gjeni në linkun e mëposhtëm:
http://arsimi.gov.al/udhezim-i-perbashket-nr-17-date-16-08-2021-per-vitin-shkollor-2021-2022-ne-sistemin-arsimor-parauniversitar/


Të fundit

Ministrja Kushi publikon Udhëzimin për fillimin e vitit të ri shkollor në sistemin parauniversitar

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi dhe Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj firmosën “Udhëzimin për...

Manastirliu publikon shifrat: Mbi 1 milion numri i të vaksinuarve kundër COVID në vendin tonë

Më shumë se 1 milion e 330 mijë vaksinime antiCOVID janë kryer deri tani në vendin tonë. Shifrën e ka bërë me dije ministrja e...

Strehimi i afganëve në Shqipëri, Olta Xhaçka takohet me Yuri Kim

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka po zhvillon një takim me ambasadoren e SHBA Yuri Kim. Lajmi bëhet i ditur nga Ministria...

Raport i ri mbi UFO-t/ Eksperti Giuseppe Stilo: I pjesshëm, por hap një epokë të re për ufologjinë

Raporti i shumëpritur mbi UFO -t - ose më mirë mbi UAP, fenomene ajrore të paidentifikuara - botuar në Shtetet e Bashkuara, ka shtyrë...

Robert De Niro, aktori më i mirë i të gjitha kohëve

Robert De Niro Jr. lindi më 17 gusht 1943 në New York City, New York, ShBA. Është aktor, regjisor dhe producent filmi. Sipas analizave të...

Lajme të tjera

Web TV