Sfidat ekonomike dhe financiare të Kosovës…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Jakup Bellaqa

Reformat serioze të orientuara nga ndërtimi i ekonomisë së bazuar në treg të lirë dhe krijimi i një stabiliteti makro ekonomik dhe makro fiskal, si dhe faktori politik, janë faktorë celës të rritjes në ekonomitë në tranzicion. Sfidat e vendeve në zhvillim, ku dhe bën pjesë edhe ekonomia Kosovare, si pjesë e një ekonomie të përfshirë nga globalizimi dhe rritja, ku  fokusohen kryesisht në tejkalimin e problemeve në këto fusha të ndryeshme : – kursimi, përkatësisht investimet joadekuate – fuqia punëtore joadekuate – përkeqësimi i kushteve për tregti – institucionet e dobëta.

Në historinë më të re, rritja afatgjatë ekonomike ka qenë evidente sidomos në  ekonominë e rajonit dhe të Kosovë, ku rrjedhimisht, lidhet me forcën shtytëse të këtij progresi ku ekzistojnë dy pikëpamje kundërthënëse: (1) Akumulimi i kapitalit së bashku me rritjen e cilësisë janë sfidë edhe tash edhe në të ardhmen dhe si faktor tjeter është produktiviteti i fuqisë punëtore, (2) Zotërimi, përkatësisht përvetësimi (nganjëherë edhe kopjimi) i teknologjive bashkëkohore.

Për të arritur akumulim dhe produktivitet ekonomia e Kosvës, ekziston një sfidë që duhet të sfidohet në të tashmen dhe në të ardhmen, për një zhvillim ekonomik dhe finaciar, sigursht në ketë aspekt që të zhvillojë, një ekonomi tregu konkurrente që do të ishte bazament për ekonomi  të qëndrueshme të zhvillimit ekonomik dhe finaciar, ketë rol do ta kishte luajtur sigurisht edhe  tregu duke siguruar mirëqenie ekonomike apo socio ekonomike, duke i bërë ndërmarrjet të konkurrojnë njëra me tjetrën duke ofruar shumëllojshmëri, kualitet më të madh të mallit dhe shërbimeve me çmime më të ulëta.

Mbrojtja e ndërmarjeve, apo mbrojtja e prodhuesve që kërkojnë lirinë për të vepruar në një treg konkurrues, do të ishte krijimi i një mjedisi konkurrues dhe të shëndoshë, i cili do të ishte një nxitje për investimet e reja, përkundrazi nese ekziston një mjedisi i brishtë do të kishte qenë një frenues i këtyre trendeve dhe do na bënte një vend të pa interesuar për investitorët e huaj. Dhe të promovosh mirëqenie sociale duke siguruar se  kyçja e ndërmarrjeve dhe prodhimeve të reja në treg nuk dobësohet nga barrierat e krijuara nga ndërmarrjet ekzistuese por mos zhvillimi i një tregu jo konkurues, por duhet të zhvillohet një treg transparent, i ndershëm dhe jo dikriminues, që të gjithë aktorët e tregut të vepronin duke pasur liri ekonomike. Sipas kësaj analize vlen të nënvizohet se  qeveritë mund të influencojnë apo të ndikojnë në rritjen afatgjatë, me anë të institucioneve, instrumenteve dhe politikave strukturore dhe atyre stabilizuese.

Ku sfidat në fushat kryesore më me ndikim janë: (1) arsimi dhe kapitali njerëzor, si ndikues efektivë edhe kishin me  ndikuar në kategorit e tjera, siç janë: kapitali fizik, adoptimi i teknologjive etj., (2) Intensiteti financiar, përkatësisht zhvillimi i tregjeve financiare, (3) Hapja ndaj tregtisë ndërkombëtare, e cila ndikon në shkallën e konkurrencës, risive teknologjike (4) Kufizimet buxhetore, (5) Cilësia e shërbimeve dhe infrastrukturës publike, (6) Qeverisja (kapacitetet dhe cilësia e institucioneve, kufizimi i korrupsionit, zbatueshmëria e kontratave dhe rendi e ligji).

Lidhur me politikat industriale të cilat promovojnë sektorë specifikë, rezultatet mund të jenë shumë të pafavorshme, për shkak të çrregullimeve në treg. Nuk duhet harruar se nuk është lehtë të bëhet identifikimi i sektorëve të cilët do të jenë shtyllat kryesore të gjenerimit të rritjes. Politikat industriale mund të sigurojnë një rritje fillestare, efektet e së cilës në rritjen ekonomike do jenë afatshkurtra, në qoftë se nuk përkrahen nga të ashtuquajturat reforma të vazhdueshme.

Veprime praktike dhe institucionale, që duhet organet kompetetnte dhe profesionale duhet ti  marrin  në konsideratë.

Për të arritur objektivat e zhvillimit ekonomik dhe finaciar është një sfide që është evidentuar gjatë viteve të kaluara si dhe është sfidë edhe në të ardhmen, sepse rritja ekonomike ndër vite ka qenë rreth 4% përkatësisht 4.2%, që ka qenë jo e kënaqshme dhe nuk ka siguruar një mirëqenie socio ekonomike, në këtë rast duhet të arrihen objektivat operative, strategjike dhe do të duhej te kemi si qëllim dhe rrugdaljes ekonomike, që ti avancojmë politikat sociale të  mirëqenies ekonomike dhe sociale, dhe ne nga këndvështrimi jonë, sugjerojmë dhe rekomandojmë  këto veprime praktike dhe institucionale, që duhet organet kompetetnte dhe profesionale duhet ti  marrin  në konsideratë si në vijim :

1) Investimet në sistemin shëndetësor për të adresuar shëndetin e qytetarëve dhe për ta mbajtur virusin nën kontroll duke eleminuar me vaksinimin e të gjithë qytetarve;

2) fokusi duhet të jetë në dixhitalizim të administratës dhe të reduktimit të burokracisë. Gjithashtu kompanitë në sektorin privat do të duhej  të financohen për dixhitalizim të proceseve të tyre biznesore dhe rritje të aktiviteteve biznesore përmes tregtisë elektronike që është një sfidë që duhet të merret parasysh;

3) duhet te kemi një program të përkrahjes të integrimit të kompanive kosovare në zinxhirët rajonal, evropian dhe global të furnizimit

4) Një sfidë tjetër duhet të jetë dhe të kemi një program të veçantë financiar për përkrahjen dhe promovimin e sektorit të turizmit dhe të gastronomisë, dy ndër sektorët me të goditur nga pandemia sepse në këta sektorë në Kosovë vetëm vitin e kaluar kanë humbur rreth 55 mijë puntorë vendet e punës;

5) Një sfidë që është e rendësishme, krijim i lehtësirave tatimore dhe ligjore për sektorin e ndërtimit, sektor që mund të përfshihet nga kriza, në muajt në vijim, si pasojë e problemeve në cash-floë-n e kompanive aktive në këtë sektor, përfshirë uljen e taksave për ndërtim dhe krijimin e bazës ligjore për regjistrim të përkohshëm kadastral të objekteve në ndërtim

6) Një sfidë tjetër është edhe stimulimi i kërkesës agregate përmes stimulimit të blerjeve në periudha të caktuara (për shembull 0% TVSH për blerjet gjatë fundjavës);

7) Një axhendë ekonomike duhet të kemi edhe në krijimin e instrumenteve financiare, për financim të tranzicionit në energji, drejt zgjidhjeve me të qëndrueshme dhe me efiçiente të furnizimit me energji, për bizneset dhe ekonomitë familjare, bizneset e vogla dhe të mesme si dhe  rimëkëmbja ekonomike e tyre, ku e gjithë kjo do të duhet të ndikonte në transformimin ekonomik, dhe  do të varen nga politikat ekonomike dhe nga një numër i madh i faktorëve të tjerë ekonomikë, ku nuk duhet të lëmë në harres në të ardhmen edhe si sfidë ku mund të ketë në një përfshirje apo mundësinë e ndonjë shpërthimi të ri të pandemisë delta, kohëzgjatja e pandemisë nuk do të dihet dhe ndikimi i saj në besimin e konsumatorëve dhe të bizneseve, por edhe nga aftësia e bizneseve për tu përshtatur me “normalitetin e ri”.

 Një paketë e re për rrimëkëmbjen ekonomike

Qeveria, duhet të jetë proaktive në sigurimin e parakushteve dhe të kushteve në mbështetjes të plotë dhe adekuate për qytetarët dhe bizneset, dhe në ketë aspekt duhet të aplikojë “Paketën për Rimekembje Ekonomike” prej 420 milion euro ashtu sic e ka miratuar në organet përkaëtse apo kompetetnte, por do të duhej të jetë edhe edhe fleksibile në të njejtën kohë për tu përshtatur me çdo rrethanë të re që mund të krijohet. Kjo është një sfidë që duhet të vlerësohet dhe nuk duhet te nëncmohet edhe në të ardhmen.

Ne si shoqëri, dhe si shtet në aspektin ekonomik dhe sipas logjikës ekonomike duhet t’ja, shtrojmë pyetjen vetes dhe të kërkojmë përgjigje në këtë kohë mjaft të veshtirë shëndetësore dhe socio – ekonomike, e kjo pyetje duhet të shtrohet në të gjitha nivelet e shoqërisë dhe në nivelin akademik, ku do ti spefifikonim si në vijim: a) Se me çfarë lloj krize komplekse dhe provokative  po ballafaqohemi, b) Çfarë politika i duhen ekonomisë Kosovare, për zhvillimin ekonomik dhe financiar, dhe të kemi një vizion shtetëror dhe kombëtar dhe jo partiak  si në aspektin afatmesëm dhe afatgjatë, c) sa është e thellë kriza në Kosovë, dhe cilat kategori sociale, që i prek më shumë, kjo është një sfidë e dhimbshme që duhet dhe kërkon zgjedhje adekuate: d) Gjithashtu duhet tja shtrojm pyetje vetes, si do të jetë e ardhmja, shtrohet pyetja dhe cila është pikëpyetja për zgjedhjen e vështirësive socio  ekonomike, dhe finaciare : e) Cilat kanë qenë politikat e deritashme të insttucioneve të Republikës së Kosovës, në aspektin e menaxhimit të pasojave ekonomike dhe sociale të shkaktuar nga pandemia Covid -19, dhe si duhet ta shërojmë ekonominë kombëtare, dhe gjithashtu si konkluzon perfundimtar do ta kishim evidentuar :  f) Se cilat politika cilësore dhe ekonomike, do të kishin mundur të rimëkëmbnin dhe transformonin  ekonominë dhe sektorin finaciar të Kosovës.

 Një tjeter sfidëe është sistemi financiar në sektorin publik

Këtu përfshihen burimet e rregullta e të ardhurave publike në Republiken e Kosovës, ku konkretisht kontribojnë dhe janë të hyra të rregullta në buxhetin e Kosovës, ku ky sistem shumë i rëndësishëm dhe jetik për grumbullimin e mjeteve buxhetore, janë një tregues makroekonomik qe sigurojnë një zhvillim të qendrueshëm ekonomik dhe një mirëqenie për të gjithë qytetarët e Kosovës, përmes dhe përbërësve të sistemit financiar publik në Kosovë, janë tatimet, taksat, doganat, akcizat dhe format tjera të ngarkesave qeveritare.

Doganat dhe tatimet janë instrumenti themelor financiar në Kosovë që krijon sigurimin e të ardhurave të buxhetit të shtetit apo arkës përkatsisht kuletës se shtetit të Kosovës, tatimet sot përdoren si mjete të cilat shteti i krijon si të hyra efikase duke realizuar shumë qëllime ekonomike, sociale, arsimore e shëndetësore. Tatimet mundë të përkufizohen si pagesë e detyrueshme që duhet të mblidhen nga personat fizik dhe juridik, tatimet e mbledhura nga Administrata Tatimore e Kosovë, si autoritet tatiomre, me këto mjete të mbledhura i shërbejnë shoqërisë dhe shtetit, për mbulimin e shpenzimeve publike.

Në bazë të legjislacioneve, tatimet përkufizohen si një pagesë në buxhetin e shtetit me principet e detyrueshme dhe të pakthyeshme. Financat publike përveç tatimeve kanë edhe taksat, të cilat janë edhe një mjet tjetër i të ardhurave monetare të buxhetit të shtetit. Dallimi në mes të këtyre është se derisa tatimet konsiderohen si kontribut i individëve e subjekteve për të mirat publike, taksat janë kundërshpërblim për shërbimet publike. Pra, taksa është një kontribut i kërkuar për tu paguar nga secili person i cili përfiton për shërbimin që ja jep shteti.

Zhvillimi ekonomik varet nga politikat cilësore mikroekonomike dha makroekonomike, si dhe strategjitë të cilat i ndjek (formulon) shoqëria shteti dhe komuniteti i biznesit, si dhe  mundësitë dhe vështirësitë ekonomike dhe sfidat finaciare dhe ekonomike me të cilat ballafaqohemi si shoqëri  Kosovare, dhe në këtë fazë gjithashtu ka ndikuar Covidi-19 në ekonomi, dhe mundësitë dhe sfidat për rimëkëmbje dhe transformim ekonomik, janë një sfidë që do të duhej gjetur rrugëdalje, e kjo rrugëdalje janë  politikat  dhe strategjite e zhvillimit ekonomik dhe finaciar  të ekonomisë së Kosovës.

Në ketë fazë janë dhe shtrohen pyetja bazë se me çfarë lloj krize po ballafaqohemi, sa është e thellë kriza në Kosovë, si do te jetë e ardhmja, në baz te hulumtimeve të besueshmeme nga institucionet financiare ndërkombëtare si ( FMN, BB, BERZH-i,) dhe institucioneve vendore si (BQK, ASK, OEK, etj.) tregojnë ndikimin shumë negative të pandemisë COVID-19, në ekonominë e Kosovës. Masat e marra gjatë vitit të kaluar kanë rezultuar në rrënie mesatare të aktivitetit ekonomik prej -5.6 përqind në vitin e kaluar 2020, ku komponentët e investimeve dhe eksporteve neto janë zvogluar me -6.5 përkatsisht -6.4 %, ndërsa aktiviteti ekonomik u mbështet nga kontributi pozitiv i konsumit me 7.4 përqind, sipas ASK-së, rënien më të lartë e shënuan sektori i hotelerisë dhe resturanteve (-30.7 përqind), transporti dhe magazinimi (-30.2 përqind), ndërtimtaria (-28.6 përqind), aktiviteteve administrative dhe mbështetëse (-12.4 përqind) tregëtia (-8.9 përqind), ndërsa sektori që ka pasur rritje kanë qenë sektori i shëndetësisë dhe punës sociale (12.7 përqind) pastaj furnizimet me energji elektrike dhe gaz (12.2 përqind), industria përpunuese (12.0 përqind), informimit dhe komunikimit (10.5 përqind) si dhe industria nxjerrse (4.4 përqind), etj.

Lexo edhe :  Udhëzimi i ri për tatimin e dyfishtë

Vlen te theksojmë se  konsumi shënoi rritje të ngadalësuar prej 0.2%, ndërsa shporta e konsumatorit kosovar është me pjesmarrje shumë të lartë të produkteve me lëvizje sezonale të Çmimeve të importit, të cilat në vitin paraprak shënuan rënie -2.3 përqind (2.2 rritje në vitin 2019). Me rënie ishte ishin edhe Çmimet e importit prej -0.8 përqind.

Duhet theksuar se një komponent shumë i rëndësishëm për një shoqëri dhe shtet është edhe sektori fiskal, ku në vitin paraprak të hyrat buxhetore arritën vleren neto prej 1.7 miliardë euro, që paraqet një rënie vjetore prej 8.8 përqind, ndërsa shpenzimet buxhetore shënuan një rritje vjetore prej 6.5 përqind dhe arriten vlerën prej 2.2 milardë euro.

Nuk duhet lënë pa përmendur sektori financiar, i cili në vitin e kaluar u rrit për 236.8 milonë euro, ku kryesisht ka ndikuar aktiviteti i sektorit bankar dhe sektorit të sigurimeve ku reflektohet kryesish në aktivitetin në depozita, si rrjedhojë ka qenë vecanërisht transferimi i mjeteve nga sektori pensional (10 përqinshit) në llogari të qytetarëve dhe rritjes së nivelit të depozitave prej korporatave jofinanciare.

Gjatë periudhës afatmesme dhe afatgjatë, zhvillimi ekonomik dhe rritja ekonomike, varet nga zhvillimet në rajon, ku  pritet të ketë zhvillime të ndryshme ekonomike, ndërkohë që aktiviteti ekonomik gradualisht kthehet në normalitet, por kjo do varet edhe nga kohëzgjatja dhe intensiteti i krizës aktuale, si dhe nga hapat që i ndërmarrin politikëbërësit për ta adresuar këtë krizë.”

Nevojiten investime të shumta, si në sektorin publik dhe privat, pastaj në ketë aspekt, ngritjen e nivelit arsimor dhe përgatitjen e kuadrove profesionalë përkatsishtë cilësorë dhe ekspertëve të cilët do të kishin një rol thelbësor në hartimin e politikave dhe strategjive zhvillimore, konkrete dhe adekuate që do të shërbente për zhvillimin ekonomik të vendit, pastaj krijimi i infrastrukturës së përshtatshme ligjore për tërheqjen e investimeve të brendshme dhe të  huaja direkte, m.q.n, në vitet e fundit ka pasur recension të investimeve.

 Diaspora është mbeshtetsë dhe një potencial i fuqishme në zhvillimit ekonomik të Kosovës, dhe një nga shtyllat e zhvillimi socio ekonomik të Kosovës.

Diaspora gjatë viteve paraluftes dhe gjatë luftës si dhe pas luftës ka ndikuar pozitivisht ka luajtur një rol të rëndësishën në ngritjen e mirqënies socio ekonomike dhe në investimet në Kosovë. Një pjesë e madhe e investimeve ka qenë dhe është duke vazhduar në pasuritë e patundshme. Siç tregon edhe anketa e kryer nga UNDP, mbi 35% e diasporës shkojnë në mirqënien socio ekonomike, pastaj investojnë kryesisht në blerjen e pasurive të patundshme për përdorim personal (60%) dhe një pjesë e diasporës investojnë në biznese familjare (23%). Gjithashtu, edhe një periudhën e Covd-19, remitancat nga diaspora kanë qenë dhe janë vitale për familjet në Kosovë, ku kanë ndikuar  për të përballuar krizën e shkaktuar nga virusi korona.

Marrë parasysh se shumë nga këto familje mund të kenë mbetur pa asnjë anëtar të punësuar në këtë periudhë, sidomos në sektorin e gastronomisë veprimtaritë hoteliere caffe bar etj, ku falë dërgesave nga diaspora apo remitancat kanë qenë dhe mbesin të hyrat kryesore të tyre. Duhet te marrim  parasysh situatën e krijuar aktualisht nga pandemia, ku nuk dihej kohëzgjatja e saj dhe si rrjedhojë as dëmi që do të mund ta shkaktojë në ekonomi, është koha vendimtare që Qeveria e Kosovës t’i trajtojë remitancat si burim që mund të pësojnë luhatje dhe kësisoj të mendojë për politika që nxisin përdorimin e tyre në burime që sjellin kthim në investim. Vlen te theksohet se shtetet e tjera, duke u ballafaquar me situatë të ngjashme, kanë ndërrmarrë politika që synojnë riorientimin e remitencave drejt investimeve dhe kursimit, shtete fqinje, sikurse Maqedonia e Veriut, kanë ndihmuar në funksionimin e platformave investuese të destinuara për diasporën që kanë funksionuar në vendet tjera, ku emigrantët bashkë-investojnë në biznese me potencial ekonomik dhe fitimpruese dhe produktive. Disa shtete të tjera kanë krijuar programe që synojnë edukimin financiar të familjeve pranuese apo duke u mundësuar atyre blejre të pronave që financohen nga kursimi i remitencave.

Po ashtu, si formë për investim është përdorur edhe emitimi i obligacioneve qeveritare vetëm për diasporën, me ç’rast janë rritur dhe burimet e financimit për vetë qeverinë. Nuk duhet të harrojm pa përmendur, se kostoja e një transferimi të remitancave nga Gjermania në Kosovë mesatarisht është rreth 5% e transfertës, për të lehtësuar procesin e transferimit të remitancave dhe nxitur dërgimin e tyre, shtetet kanë përdorur edhe mekanizma për uljen e kostos së transferimit të remitancave si përdorimi i teknologjisë së telefonisë mobile apo nënshkrimi i marrëveshjeve bilaterale për korridore të transfereve. Vlen të ceket si formë më e përshtashme ndoshta do të ishte më e suksesshme, në ketë aspekt edhe formimi i një  strategjie, për angazhim të diasporës pikrisht ajo pjesë, apo ato që  operojnë brenda një modeli hibrid publik-privat, i cili kishte me sjellë një rol lehtësues për administratën e qeverinë e Kosovës.

Në ketë rast, edhe në të kaluarën ka pasur dokumente strategjike nga qeveritë e kaluara por në praktikë shumë pak janë realizuar këto strategji. Vlen të thuhet se si dokument i strategjisë është një  dokumentit i Strategjisë Kombëtare të Diasporës 2021 – 2025 me një sërë projektesh dhe programesh, të cilat, sipas terminologjisë së Organizatës Ndërkombëtare të Migracionit (IOM-it), ku theksonte se angazhojnë, lejojnë dhe fuqizojnë komunitetet jashtë vendit për t’u bërë agjentë të zhvillimit në vendet e tyre të origjinës.

Një sfide serioze që duhet të merret parasysh dhe me shumë seriozitet është edhe kapitali njerëzor nga diaspora e Kosovës, që është një potencial i jashtëzakonshëm dhe që ka arritur rezultatet shumë të mëdha, ndërkohë që duhet të kemi parasysh se rbëhet fjalë për rreth 800 mijë njerëz, një potencial i përfshirjes i diasporës në zhvillim ekonomik të vendit përtej remitencave është kryesisht ende i pashfrytëzuar.

Përveç ndihmave financiare nga diaspora, të cilat stimulojnë konsumin në Kosovë, aftësitë dhe përvojat e fituara nga bashkëatdhetarët gjatë qëndrimit të tyre jashtë vendit përfaqësojnë një sërë mundësish për zhvillim ekonomik dhe finaciar, ku ndikon edhe transferimi i atyre aftësive ku shoqëria e Kosovës e ka një sfidë që duhet  të zbuste efektet negative të emigrimit të të rinjve kosovarë. Duke u bazuar sipas një shembulli konkret që duhet të merret si burim i të dhënave, përkatësisht sipas  studimit që vlenë të përmendet, mbi diasporën shqiptare, ku  gjejmë se 76% e bashkëatdhetarëve profesionistë të anketuar janë të gatshëm të ofrojnë kontributin e tyre në vendin e origjinës, qoftë në mënyrë fizike duke vizituar vendin herë pas herë apo në mënyrë virtuale, ku në këtë rast konstatojmë se duhet të vlerësohet kontributi i komunitetit të diasporës dhe profesionistëve nga fushat e ndryshme nga diaspora. Megjithatë, në ketë rastë të anketuarit pohuan që kontributin që do ta jepnin në vendin e origjinës duhet të bazohet në punë me kushte dhe qëllime të qarta, si dhe me fleksibilitet ngase jetën e tyre e zhvillojnë jashtë vendit.

 Përveç remitancave apo ndihmave tjera financiare, Kosova mund të përfitojë nga potenciali i diasporës edhe përmes transferimit të aftësive.

Shtetet me diasporë të madhe si Kosova, kanë arritur që të shfrytëzojnë këtë potencial duke krijuar baza të mëdha të kontakteve me individë të interesuar në kontributdhënie. Duhet të merret si shembull shtetin e Irlandës, i cili  ka zhvilluar një aplikacion të quajtur “Global Skills Locator”, që ka për qëllim gjetjen e diasporës irlandeze me aftësi të caktuara që kërkohen në shtetin e Irlandës, ku këtë praktikë duhet ta merrte edhe shteti i Kosovës. Në ketë aspekt, duhet  të kemi një bashkëpunim me aktorë ndërkombëtarë mbi gjetjen dhe transferimin e diasporës, ku ky proces kërkon kohë dhe resurse të mjaftueshme, pastaj përdorimi i teknologjisë zakonisht lehtëson procesin e përputhjes së nevojave të shtetit dhe diasporës me aftësi.

Kosova, sipas të dhënave të dispunueshme në ketë aspekt duhet të avancojë në proces të regjistrimit të diasporës, ndërkohë që ky proces planfikohet të përfundohet në vitet në vijim. Megjithëse duhet të ketë  progres dhe të merren hapa konkret në regjistrim, procesi nuk duhet të ketë ngecje dhe duhet të ketë shenja pozitive apo rezultatet e pritura. Pastaj, duhet të krijohet një apo të  formohet, një bazë softëerike të dhënash profesionistësh me interesim në kontributdhënie, duhet të merren përvojat dhe praktikat e vendeve të tjera që tregojnë se edhe rrjetëzimi është faktor me rëndësi. Duhet konstatuar se shtetet fqinje kanë organizuar takime të ndryshme jo-formale me bashkëatdhetarë në qytetet e tyre të origjinës me qëllim të njohjes më të mirë të gjendjes në vendlindje dhe se si ata profesionistë mund të ndihmojnë vendin e tyre të origjinës, ku ketë shembull të mire duhet ta ndjekë edhe Kosova. Rrjetëzimi mes diasporës dhe vendasëve mund të rezultojë edhe në themelimin e partnerëve të rinj tregëtarë që do të mund të përforconte pozitën e Kosovës në tregjet ndërkombëtare.

 Përvojat e vendeve tjera tregojnë se edhe përmirësimi i ambientit të të bërit biznes lehtëson investimet nga diaspora në projekte të ndryshme.

Niveli i korrpusionit, transparenca, informalitetit në ekonominë e cila sipas të dhënave është diku rrethë 39% si ekonomi informale, e cila duhet të bëhet ekonomi formale që është ndoshta një nga sfidat më të mëdha ekonomike, duhet të ceket edhe përforcimi i të drejtave të pronësisë intelektuale, që janë faktorë me rëndësi në përcaktimin e investimeve nga diaspora e sidomos në sektorin e inovacionit që do të përfitonte nga përvoja dhe idetë unike nga diaspora. Në ketë aspekt si konkluzion, si përfundime dhe rekomandime, vizitat të cilat i bën zakonisht diaspora tek familjarët e tyre në Kosovë, janë burim i rëndësishëm i të hyrave për ekonominë e Kosovës. Por, për shkak të pandemisë COVID-19, ardhja e diasporës në Kosovë gjatë vitit 2020 ishte  në nivel të ulët. Përveç frikës nga virusi korona, pengesë për ardhjen e diasporës gjatë verës ishin edhe masat e ndërmarra nga Kosova dhe shtetet e tjera për qytetarët që e vizitojnë Kosovën.

Një faktor ishte edhe rritja drastike e numrit të të infektuarve para sezonit të verës, ku kjo  bëri që shumë shtete në Evropë ta kualifikojnë Kosovën si një ndër vendet me rrezikshmëri të lartë të përhapjes së infeksionit. Rënie vërehet në investimet e diasporës në pronat e patundshme në Kosovë, blerje të sendeve për famijarët, dhe çfarë është më me ndikim për ekonominë tonë, është ulur ndjeshëm burimi i të hyrave nga shpenzimet që bën diaspora gjatë vizitave në Kosovë.

Për ekonominë e Kosovës është shumë i rëndësishëm fakti që të hyrat nga remitencat gjatë vitit 2021 kanë shënuar rritje, ku kjo ka ndodhur për shkak të sjelljes se diasporës, që  tregon përkushtimin për vendin e origjinës. Por, duke e ditur se të hyrat nga remitencat mund të mos jenë stabël në vitet e ardhshme për shkak të tronditjeve të ekonomive në nivel global dhe elementeve tjera, për Kosoven është sfidë se duhet:  të hartojë politika që nxisin ridestinimin e remitancave drejt investimeve dhe kursimit, qoftë duke krijuar platforma investuese apo emetimit të obligacione qeveritare për diasporën; duke ulur koston e transferimit të remitancave; duke rritur programet mbi edukimin financiar të familjeve pranuese të remitancave;  të finalizohet rregjistri i diasporës, me qëllim të shfrytëzimit të kapitalit njerëzor të diasporës, i cili duhet të përmbajë fushat e tyre të punës, përvojën profesionale, gatishmërinë për zhvendosje të përkohshme etj;  të punohet në krijimin e rrjeteve profesionale dhe planeve me qëllime konkrete për inkuadrimin e diasporës në ekonomi; të punohet në përmirësimin e ambientit të biznesit me theks në forcimin e sundimit të ligjit, të drejtave të pronësisë intelektuale dhe transparencës.

Të fundit

Albano Bogdo ‘thumbon’ Robert Berishën për Nora Istrefin, moderatori habit me përgjigjen

Konkurrentët e “Ferma VIP” janë vënë përballë disa pyetjeve pikante në sfidën “E vërtetë ose Dënim”. “Ne të dyve na...

Ndahet nga jeta në moshën 82 vjeçare ish-senatori amerikan

Ka ndërruar jetë Ish-senatori amerikan Joe Lieberman, i cili ishte shumë pranë postit të Nënpresidentin kur kandidoi me demokratin Al Gore në zgjedhjet e...

Qytetari akuzon Metën se ka vjedhur floririn në Krrabë, ja si i përgjigjet ish-presidenti

E ndërsa emri i ish-presidentit Ilir Meta mbetet ndër emrat më të lakuar se fundmi në dyert e SPAK për shkak të akuzave te...

Furnizuesi më i madh i ujit në Britani zhytet në krizë më të thellë financiare

Thames Water i rrënuar nga borxhi nuk ka arritur të mbledhë një injeksion të madh parash nga aksionerët, zbuloi ajo të enjten, duke fajësuar...

Lezhë/ 29 % e bizneseve debitore në bashki,Ndreu: Task-forcë, Do pezullojmë lejet për…

Një pjesë e mirë e hoteleve në zonën bregdetare të Lezhës nuk paguajnë taksën e fjetjes. Kryetari i bashkisë, Pjerin Ndreu gjatë një takimi...

Lajme të tjera

Web TV