Skënder Brataj: Covid-19 nuk do të jetë i fundit që do të shohim dhe kundër të cilit do të kemi nevojë për mbrojtje

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje
Ditën e sotme drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka thënë se SARS/CoV2 nuk do të jetë koronavirusi i fundit që do të shohim dhe kundër të cilit do të kemi nevojë për mbrojtje.
Ndërkohë, Brataj ka analizuar edhe kërkime shkencore të realizuara më herët për medikamentet që trajtojnë Covid-19. Më konkretisht, ai ka shkuar në llogarinë e tij të “Facebook” se kërkuesit shkencorë të Penn Medicine kanë zbuluar medikamentin që bllokon variante të shumta të SARS-CoV-2 te minjtë. Ai thotë se kjo është një molekul e vogël agoniste, STING që mbron kundër virusit që shkakton COVID-19 dhe ndoshta kundër koronaviruseve të tjerë.

Ndër të tjera, mjeku thotë se deri tani janë identifikuar pak medikamente të efektshme në bllokimin e infeksionit SARS/CoV2. Me tej Brataj sqaron se rezultatet e studimit ofruan premtime se diABZI mund të jetë një trajtim efektiv për SARS/CoV-2, që mund të parandalojë forma të rënda të COVID-19 dhe përhapjen e infeksionit.

Postimi i plotë i Skënder Brataj:

Shkenca nuk resht së kërkuari medikamente të reja për trajtimin e Covid-19! Science Immunology. Kërkuesit shkencorë të Penn Medicine zbulojnë medikamentin që bllokon variante të shumta të SARS-CoV-2 te minjtë. Një molekul e vogël agoniste, STING mbron kundër virusit që shkakton COVID-19 dhe ndoshta kundër koronaviruseve të tjerë. Medikamenti diABZI që aktivizon përgjigjen imunitare ishte shumë efektivë në parandalimin e COVID -19 të formave të rënda tek minjtë e infektuar me SARS/CoV 2. Kjo sipas shkencëtarëve në Shkollën e Mjekësisë Perelman të Universitetit të Pensilvanisë. Rezultatet e publikuara në Science Immunology, sugjerojnë që diABZI mund të trajtojë edhe koronaviruset e tjerë respiratorë.

Pak medikamente janë identifikuar deri tani të efektshëm në bllokimin e infeksionit SARS/CoV 2. Ky punim është i pari që demonstron se aktivizimi terapeutik i një përgjigje të hershme të imunitetit me një dozë të vetme është një strategji premtuese për kontrollin e virusit, përfshirë variantin e Afrikës së Jugut B.1.351. Zhvillimi i antiviralëve efektivë është urgjentisht i nevojshëm për të kontrolluar infeksionin dhe sëmundjen SARS/CoV 2, veçanërisht pasi variantet e rrezikshme të virusit vazhdojnë të shfaqen.

Virusi SARS-CoV-2 fillimisht sulmon qelizat epiteliale të aparatit respirator. Si linja e parë e mbrojtjes kundër infeksionit, sistemi imunitar i aparatit respirator njeh patogjenët viralë duke zbuluar strukturën e tyre molekulare. Ekipi kërkimor filloi të kuptonte më mirë këtë efekt duke parë linjat qelizore të mushkërive të infektuara me Sars/Cov 2 në mikroskop. Ata zbuluan se virusi është në gjendje të fshihet, duke shkaktuar kështu një vonesë në njohjen dhe përgjigjen e menjëhershme të sistemit imunitar. Studiuesit parashikuan se ata mund të jenë në gjendje të identifikojnë medikamente ose molekula të vogla me veti të ngjashme me to, që mund të shkaktojnë këtë përgjigje imunitare në qelizat e aparatit respirator më shpejt dhe të parandalojnë infeksionin e rëndë SARS/CoV 2.

Lexo edhe :  Tërmeti shkatërrimtar në Haiti, shkon në 724 numri i viktimave

Për të identifikuar agonistët antiviralë që do të bllokonin infeksionin SARS/CoV 2, studiuesit kryen një kontroll të 75 medikamenteve që synojnë zbulimin e qelizave pulmonare. Ata shqyrtuan efektet e tyre në infeksionet virale me mikroskop dhe identifikuan nëntë kandidatë, përfshirë dy dinukleotide ciklike (CDN), të cilët bllokuan ndjeshëm infeksionin duke aktivizuar STING (simulimi interferonit). Ata vendosën të testojnë një agonist të molekulave të vogla të sapoformuara të quajtur diABZI, i cili nuk është miratuar nga FDA, por aktualisht është në provat klinike për trajtimin e llojeve të caktuara të kancerit. Studiuesit zbuluan se diABZI pengon fuqishëm infeksionin SARS-CoV-2 të disa llojeve, duke përfshirë variantin shqetësues B.1.351, duke stimuluar interferonin.

Së fundi, studiuesit testuan efikasitetin e diABZI në minjtë transgjenikë që ishin infektuar me SARS-CoV-2. Meqenëse medikamenti duhej të arrinte në mushkëri, diABZI u administrua përmes hundës. Minjtë e trajtuar me diABZI treguan shumë më pak humbje peshe sesa minjtë e grupit të kontrollit. Ata kishin ulur ndjeshëm ngarkesën virale në mushkëri dhe në hundë. Po ashtu kishin rritur prodhimin e citokinave, të gjitha në mbështetje të konstatimit se diABZI stimulon interferonin ndaj imunitetit mbrojtës.

Rezultatet e studimit ofrojnë premtime se diABZI mund të jetë një trajtim efektiv për SARS/CoV-2, që mund të parandalojë forma të rënda të COVID-19 dhe përhapjen e infeksionit. Për më tepër, meqenëse diABZI ka treguar se pengon replikimin e virusit të gripit dhe rinovirusit në qelizat e kultivuara, agonisti STING mund të jetë më efektiv kundër shumë viruseve të tjerë respirator. Është me të vërtetë e rëndësishme të mbani mend se SARS/CoV 2 nuk do të jetë koronavirusi i fundit që do të shohim dhe kundër të cilit do të kemi nevojë për mbrojtje. Dr.Skender Brataj.


Të fundit

Skënder Brataj: Covid-19 nuk do të jetë i fundit që do të shohim dhe kundër të cilit do të kemi nevojë për mbrojtje

Ditën e sotme drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka thënë se SARS/CoV2 nuk do të jetë koronavirusi i...

Mjetet dhe taktikat që përdorën talebanët për të pushtuar Kabulin

Forcat talebane hynë në kryeqytetin e Kabulit të dielën pasi Presidenti Ashraf Ghani u largua nga vendi, duke i dhënë fund një përpjekjeje 20-vjeçare të Shteteve...

Pamje të rënda! Talebanët nisin dhunën e ashpër ndaj grave e fëmijëve afganë (Foto)

Marcus Yam, një fotograf dhe një korrespondent i huaj për gazetën "LA Times", ka rrëfyer një incident që ai ishte dëshmitar pranë aeroportit të Kabulit...

Jo vetëm në Shqipëri, infektimet nga Covid-19 shënojnë rritje edhe në Angli, Spanjë e Itali

Rastet e Covid-19, sidomos pas përhapjes gjerësisht të variantit “Delta”, kanë shënuar rritje të ndjeshme në të gjithë Europën. Edhe në vendin tonë kjo rritje...

Ambasadorja Kim takohet me Steve Butler, ja kush është ish-Agjenti Special Mbikëqyrës në FBI që do jetë këshilltari i ri i BKH

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ditën e sotme ka mirëpritur në Shqipëri ish Agjentin Special Mbikëqyrës të FBI-së dhe këshilltarin e ri të Byrosë Kombëtare...

Lajme të tjera

Web TV