Cila ishte gruaja misterioze që Enver Hoxha i dërgonte lule edhe pasi kishte ndërruar jetë…

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Enver Hoxha është cilësuar si një prej diktatorëve më të egër të të gjitha kohërave. Gjatë sundimit të tij të egër në vendin tonë u vranë me mijëra njerëz të pafajshëm vetëm sepse shikoheshin si armiq. Së fundmi në rrjet po qarkullojnë spekulime se cili ka qenë sekreti më i madh i ish-diktatorit Enver Hoxha.

Sekreti i Hoxhës lidhet pikërisht me një nga motrat e mbretit Ahmet Zogu. Thuhet se ish-diktatori ka pasur një lidhje me princesha Mexhide. Hoxha arriti ta joshte atë dhe ajo u bë e dashura e tij.

Po ashtu mësohet se në kohën që Hoxha ishte mësues në Liceun e Korçës, mes tyre pati një letërkëmbim të dendur. Edhe mbreti Zog ishte dakord që motra e tij të martohej me Enver Hoxhën. Kishte gjasa të mëdha që martesa midis tyre të shpallej pranverën e vitit 1939, por kjo gjë nuk ndodhi për shkak të problemeve që Zog pati në atë periudhë.

Në kohën që mbreti Zog me familjen e tij u larguan nga vendi drejt Greqisë duke kaluar nga Korça, princesha Mexhide i kërkoi Hoxhës që të vinte me të në mërgim. Ajo i premtoi atij se ata do të ktheheshin shumë shpejt në Shqipëri dhe Hoxha pranoi.

Të dhënat tregojnë se ish-diktatori shkoi me familjen mbretërore deri në kufirin greko-turk, por kur ai pa se ata nuk po shkonin në Selanik ku do t’ i merrte një anije britanike që do t’ i çonte në Londër, siç ishte thënë u kthye.

Hoxha e kishte kuptuar se fuqitë e mëdha e kishin braktisur mbretin Zog, kështu ai u kthye në Shqipëri duke marrë me vete disa para që ia mori motrës së mbretit.

Lexo edhe :  I vihet flaka Sarajeve të Toptanëve në qendër të kryeqytetit (Video)

Thuhet se Enver Hoxha dhe Princesha Maxhide nuk u takuam më kurrë, por frika se mos letrat që ai i kishte dërguar asaj do të zbuloheshin, e torturoi deri ditën që ajo humbi jeten. Ndërsa vitet e fundit të jetës, Hoxha madje urdhëronte që të dërgoheshin lule tek varri i Mexhidesë. Të gjithë mendonin se bëhej fjalë për ndonjë kushërirë të tijën nga Gjirokastra.

 


Të fundit

Përkthyesi i komandove shqiptare në Afganistan: Më ndihmoni, s’meritoj të vritem nga Talebanët

Kaosin ku është përfshirë Afganistani pas largimit të ushtrisë amerikane dhe frikën që po mbjellin çdo ditë Talebanët tek...

Alimehmeti: Variantet e vazhdueshme të Covid bëhen më të transmetueshëm, por më pak vdekjeprurës

Epidemiologu Ilir Alimehmeti ka rikthyer vëmendjen tek situata epidemiologjike, variantet e Covid dhe studimet e reja rreth këtyre mutacioneve. Alimehmeti shkruan se variantet e vazhdueshme...

E rëndë/ Talebanët i shkojnë në shtëpi gazetarit gjerman dhe i vrasin anëtarin e familjes

Pasi morën nën kontroll Afganistanin, talebanët kanë nisur hakmarrjen ndaj “kundërshtarëve” të tyre, duke mos kursyer as gazetarët. Sipas Deutsche Welle, talebanët ditën e sotme...

Shpëtohet Parku Kombëtar/ Zjarret problem në veri, ja bashkitë ku “luftohet” ende

Emergjencat Civile njoftojnë se situata më problematike sa u takon zjarreve në vend është në Bashkitë Kukës, Mirditë dhe Pukë, ndërkohë që në Qarkun...

Cila ishte gruaja misterioze që Enver Hoxha i dërgonte lule edhe pasi kishte ndërruar jetë…

Enver Hoxha është cilësuar si një prej diktatorëve më të egër të të gjitha kohërave. Gjatë sundimit të tij të egër në vendin tonë...

Lajme të tjera

Web TV