Heroi i ditës/ Vrojtuesi i plazhit shpëton nënë e bir nga mbytja, por vetë përfundon rëndë në spital (FOTO)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nënë e bir janë shpëtuar sot në Spille, falë një djali të zoti dhe profesionit.

Ndërsa deti ishte i trazuar, vrojtuesi i plazhit Idajet Roçi ka bërë një gjest heroik duke rrezikuar jetën e tij, për të shpëtuar dy persona.

Ai ka pikasur nënë e bir të cilët rrezikonin të mbytëshin dhe ka ndërhyrë menjëherë duke iu shpëtuar jetën.

Duke qenë se ndërhyrja ka qenë e vështirë, edhe vetë Idajeti ka shfaqur probleme shëndetësore dhe po trajtohet në spital

“Misioni ynë është të shpëtojmë jetë! Vrojtuesi i Plazhit IDAJET ROÇI, ka bërë një shpetim heroik duke rrezikuar jetën e tij. Nënë e bir kanë qenë duke u mbytur në det kur janë pikasur nga Idajeti. Ai ka ndërhyrë menjëherë për t’i shpëtuar, duke nxjerrë në breg më parë nënën dhe më pas të birin. Deti ka qenë i trazuar sot në plazhin e Spillesë dhe në luftë me dallget Idajeti ka pirë ujë dhe ka shfaqur probleme shëndetësore. Ai është transportuar menjëherë në spital dhe është nën kujdesin e mjekëve”, shkruan Federata Shqiptare e vrojtuesve të plazhit.

Faleminderit Idajet! /Gazeta SHQIP

Të fundit

Kur do të zhvillohet/ Shtyhet mbledhja për zgjedhjen e drejtuesit të ri të Himarës

Është shtyrë mbledhja për zgjedhjen e drejtuesit të ri të Himarës pas tensioneve të krijuara në mbledhjen e Këshillit...

Sondazhi: 80% e të pyeturve mendojnë se java e punës me katër ditë përmirëson balancën

Një javë me vetëm katër ditë pune mund të sjellë një balancë më të mirë mes punës dhe jetës personale. Një sondazh i zhvilluar nga...

Rekord/ Biden mblodhi rreth 25 milionë dollarë në fushatën e tij në Nju Jork

Presidenti amerikan Joe Biden mori pjesë në një mbledhje fondesh për fushatën e tij presidenciale në Nju Jork së bashku me ish-presidentët demokratë Barack...

Rikthehet kaosi në kufirin me Shqipërinë, doganat greke paralajmërojnë grevë 48-orëshe

Nga data 2 prill në orën 08.00 të mëngjesit, për 48 orë, do të paralizohet lëvizja në pikat kufitare me Shqipërinë. Kjo pasi doganat...

Dasmë në Big Brother, Heidi dhe Romeo do të martohen

Heidi dhe Romeo pas një shkëputje të lidhjes së tyre u ribashkuan fill pas spektaklit të së martës, ku shkëmbyen puthje dhe përqafime. Dyshja simpatike...

Lajme të tjera

Web TV