Terrori taleban/ Vendi bëhet gati për pritjen e mbi 1500 afganëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Situta në Kabul nuk e bën të lehtë nisjen e avionit ushtarak me 300 afganët e parë që presin të ulen në Rinas për tju shpëtuar sulmeve të talebanëve. Ministria e Jashtme ka marrë të gjitha masat e nevojshme me zbritjen e tyre në aerportin “Nënë Tereza”. Në Rinas janë ngritur disa çadra ushtarake ku ka staf mjekësor, forca ushtarake dhe psikologë për të kontrolluar afganët, për gjendjen e tyre shëndetësore dhe psikologjike. Më pas do të bëhet edhe identifikimi i tyre për t’u regjistruar edhe në sistemin TIMS. Tirana dhe Durrësi do të jenë dy qytetet ku do të strehohet grupi i parë me 300 afganë, të cilët vijnë në vendin tonë pasi kryeministri Edi Rama pranoi kërkesën e SHBA. Pasi tju nënshtrohen të gjitha procedurave, ata që mund të jenë të prekur nga Covid 19 do kalojnë në karantinë. Afganët do të transportohen me autobusë nën shoqërinë e Forcave të Rendit dhe të Ushtrisë. Në Durrës do të strehohen në disa hotele, ndërsa në Tiranë do të vendosen tek konviktet e Qytetit Studentit. Pasi të akomodohen, do t’u bëhet tamponi. Në momentin që do të ketë persona që do të rezultojnë pozitiv me COVID, ata do të karantinohen. Në Rinas ishte e pranishme edhe Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka. Xhaçka pas vizitës atje, kreu inspektim në Qytetin Studenti ku pritet që të akomodohen refugjatët afganë. Xhaçka në cilësinë edhe të koordinatores për operacionin humanitar në ndihmë të shtetasve afganë, tha se çadrat e ngritura si ndalesa e parë e afganëve në Shqipëri për të marrë ndihmën e parë mjekësore ka një kapacitet prej 400 personash.

Strehimi
Pak ditë më parë studentëve në Tiranë u është kërkuar të lënë konviktet e Qytetit Studenti, për t’u zhvendosur nga godina nr.2 dhe nr.4, të cilat janë përcaktuar fillimisht për vendosjen e afganëve, në godina të tjera, për të paktën tre javë. Kryebashkiaku Erion Veliaj bëri me dije se në tetor, të gjitha godinat në Qytet Studenti do të jenë në dispozicion të studentëve. Sipas tij, afganët do të transportohen më pas në hotelet në bregdet, që në atë periudhë janë liruar edhe nga fluksi i turistëve. Në listën e vendeve pritëse është përfshirë edhe Lezha. Fakti që do të akomodohen në muajt shtator=tetor tregon se nuk dihet sa kohë do të qëndrojnë në vendin tonë, ndonëse deri tani zyrtarisht është deklaruar se do të jenë transit, deri në plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm dhe dërgimit në SHBA. Të paktën 2 mijë afganë do të strehohen përkohësisht mes Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut (RMV). Shqipëria po përgatitet për të pasur në gadishmëri kapacitete për 1500 emigrantë. Jo çdo person do të lejohet të strehohet në Shqipëri, por sipas marrëveshjes është specifikuar që do të pranohen vetëm ata që kanë qenë bashkëpunëtorë të aleancës NATO-SHBA, ose gra aktiviste dhe intelektualë siç ka specifikuar dje kryeministri Edi Rama. Qytetarët afganë që do të strehohen në vendin tonë kanë punuar gjatë këtyre viteve me SHBA-në dhe NATO, si dhe aktivistë dhe mendohet se do të jenë shënjestra e hakmarrjes talebane, pasi këta të fundit morën pushtetin, prandaj largimi i tyre është parë si emergjente. Menjëherë pas konfirmimit zyrtar që Shqipëria do të hap dyert për t’i pritur, pas nisjes së “luftës”, një numër i madh i qytetarëve afganë janë paraqitur në ambasadën shqiptare në Turqi në kërkim të evakuimit drejt vendit tonë, ndonëse ashtu si kurse është bërë e ditur edhe më herët, janë një kategori personash që do të lejohen.

Lexo edhe :  Rikthehen fjalimet/Çfarë pritet të ndodhë sot në protestën e opozitës para Kryeministrisë

 

Të fundit

‘Palestinezët nuk do të kenë të drejtë të kthehen’/ Trump zbulon planin e tij për Gazën

Presidenti Donald Trump deklaroi se palestinezët në Gazë nuk do të kenë të drejtën e kthimit sipas planit të...

Një milion dollarë për të deshifruar shkrimin enigmatik të Luginës së Indus

Një milion dollarë do të shpërblehen për këdo që mund të zgjidhë enigmën e shkrimit të Luginës së Indus, një nga misteret më të mëdha...

Richard Gere e quan Trump një njeri bullizues: Jemi në një vend shumë të errët në Amerikë

Ndërsa pranoi një çmim për arritje të jetës në Çmimet Goya në Spanjë, Richard Gere shfrytëzoi rastin për të shprehur shqetësimet e tij për...

‘Një martesë, një divorc, një funeral’/Komedia satirike premiere në Korçë

‘Një martesë, një divorc, një funeral’ është komedia satirike që u shfaq për 5 netë radhazi në sallën e tejmbushur të Teatrit të Korçës. Me...

Përparësitë e kopshteve vertikale nuk janë vetëm estetike, ato ulin temperaturën në qytet

Kopshtet vertikale janë një risi (relative) vitet e fundit, ato po shfaqen gjithnjë e më shpesh në lagjet e qytetit tonë dhe ata që...

Lajme të tjera

Web TV