Revista javore satirike franceze Charlie Hebdo ironizon edhe një here duke i kushtuar kopertinën e saj situatës delikate në Afganistan, një vend i mërzitur nga lufta civile dhe kthimi në pushtet i talebanëve.
Objekti i imazhit të vizatuar nga karikaturistët transalpinë janë disa gra afgane të veshura me një burka të veçantë mbi të cilën bie në sy emri i Leo Messit, sulmuesi që u transferua nga Barcelona te PSG.
“Talibanët janë më keq se sa ne mendojmë”, ky është titulli i kopertinës së Charlie Hebdo. Në kopertinë shihen tre gra të veshura me një burka blu (shqetësim i madh në të gjithë botën për gjendjen e grave në Afganistan duke marrë parasysh ndalimet dhe kufizimet vendosur nga regjimi taleban), me emrin e Messit dhe numrin 30.Cili është kuptimi i këtij imazhi aq të fortë sa provokues? A ka ndonjë lidhje mes talebanëve dhe botës së futbollit?
Në bazë të këtij ballafaqimi është dëshira për të nënvizuar lidhjen midis Katarit dhe talebanëve. Presidenti i Paris Saint-Germain i përket vendit në gadishullin arabik që do të presë Kupën e Botës vitin tjetër.Për më tepër, presidenti Nasser Al-Khelaïfi ka lidhje me familjen e Emirit të Katarit, i cili është burimi kryesor i financimit për klubin francez.