Takimi i jashtëzakonshëm i ministrave të NATO-s, Xhaçka: E papranueshme që vendet anëtare mos t’ju ofrojnë strehim afganëve

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, mori pjesë në takimin e jashtëzakonshëm të Këshillit të Atlantikut të Veriut (NAC), në format të Ministrave të Punëve të Jashtme, takim ky i cili u zhvillua për të trajtuar situatën në Afganistan.

Ministrja Xhaçka rikonfirmoi se Shqipëria është gati të presë fëmijët, gratë e burrat, jeta e të cilëve është në rrezik nga situata e rënduar e sigurisë.

“Edhe pse të gjithë sot kanë në mendje 1000 pyetje e diskutime të mundshme për atë që ka ndodhur dhe atë që do të jetë e ardhmja e NATO-s, çështja kryesore, në fakt e vetme, ku duhet të fokusohemi sot janë gratë, fëmijët dhe burrat afganë që sot rrezikojnë jetën sepse punuan për ne.

Është e papranueshme që vendet anëtare të NATO-s të mos arrijnë dot t’ju ofrojnë strehim dhe një jetë të re njerëzve që punuan dhe luftuan për të ardhmen që ne ju premtuam. Nëse Shqipëria e bëka këtë, cili vend në këtë tryezë nuk e bëka dot?!”, tha kryediplomatja Xhaçka gjatë fjalës së saj, ku ndër të tjera njohu pjesëmarrësit edhe me masat e marra nga qeveria shqiptare për pritjen e qytetarëve afganë.

Në përfundim të takimit, Ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve të NATO-s aprovuan edhe një deklaratë të përbashkët


Të fundit

Aksion i madh anti-drogë në Tiranë, kush është efektivi i RENEA-s që u vu në pranga

Policia ka zhvilluar një aksion antidrogë në sot Tiranë, për goditjen e nje grupi shpërndarësish të lëndëve narkotike. Pesë persona...

Biden paralajmëron talebanët: Do merrni përgjigje të shpejtë dhe të fuqishme…

Presidenti i SHBA, Joe Biden ka dalë sërish në një konferencë për mediat, ku po flet për situatën në Afganistan. Krah Kamala Harris dhe Antony...

Nuk kanë mëshirë! Talebanët presin muskujt e fshatarëve dhe pushkatojnë shefin e policisë! (Video)

Pasi talebanët kanë marrë kontrollin e Afganistanit, njerëzit janë përballur me terror dhe frikë. Ata kanë premtuar se do respektojnë lirinë dhe barazinë, por...

Identifikohet i riu që dhunon vajzat e Tiranës! Qytetari: Është i frustruar seksualisht

Sot Joq publikoi  një denoncim të një vajze e cila është dhunuar gjatë natës në mes të Tiranës. Pa kaluar shumë, të shumtë kanë...

Messi dhe talebanët, kopertina e fundit e Charlie Hebdo shkakton diskutim (dhe duhet pak kohë për ta kuptuar)

Revista javore satirike franceze Charlie Hebdo ironizon edhe një here duke i kushtuar kopertinën e saj situatës delikate në Afganistan, një vend i mërzitur...

Lajme të tjera

Web TV