Ambasadorja Kim pret kongresmenin amerikan në Tiranë, vizitojnë bazën ajroje të Kuçovës

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim ka pritur në takim kongresmenin amerikan, me të cilin vizituan dhe bazën ajrore të Kuçovës, në të cilën NATO do të investojë 58 milionë dollarë për modernizimin e saj.

Kim mirëpriti Kongresmenin e Shteteve të Bashkuara Mike Quigley, i cili ishte për një vizitë dy ditore në vendin tonë më 18 dhe 19 gusht.

Baza e Kuçovës do të marrë një financim prej 58 milionë dollarësh nga NATO, për t’a modernizuar atë tërësisht, në mbështetje të transportit ajror, logjistikës, politikave ajrore dhe trajnimeve të NATO-s.

“Ambasadorja Kim mirëpriti Kongresmenin e Shteteve të Bashkuara Mike Quigley në Shqipëri këtë javë. Kongresmeni përfaqëson distriktin e 5-të të Illinois dhe në datat 18 dhe 19 gusht ishte në Tiranë, ku u takua me Ambasaroren Kim, Ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi, Shefin e Shtabit Begaj dhe vizitoi bazën ajrore të Kuçovës. Baza e Kuçovës do të marrë një financim prej 58 milionë dollarësh nga NATO, për t’a modernizuar atë tërësisht, në mbështetje të transportit ajror, logjistikës, politikave ajrore dhe trajnimeve të NATO-s’, thuhet në njoftim.

Në muajin gusht të vitit 2018, u dha lajmi se NATO do të ndërtojë bazë ajrore në Kucovë, në bazën e vjetër ajrore, ku tashmë qëndrojnë avionë luftarakë. Baza ajrore e Kuçovës do të shndërrohet në bazën e parë të NATO-s në Ballkanin Perëndimor.

 


Të fundit

Ambasadorja Kim pret kongresmenin amerikan në Tiranë, vizitojnë bazën ajroje të Kuçovës

Ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim ka pritur në takim kongresmenin amerikan, me të cilin vizituan dhe bazën ajrore të...

Pekini po kultivon kontakte me talibanët

Pasi talibanët erdhën në pushtet në Afganistan, Japonia dhe Koreja e Jugut gjithashtu mbyllën ambasadat e tyre në Kabul dhe diplomatët dhe punonjësit e...

Pelegrinazhi në Majën e Shenjtë të Tomorrit, Rama poston publikon pamjet nga rruga e re

Besimtarë nga e gjithë Shqipëria, diaspora e bota, marrin pjesë në Pelegrinazhin në Malin e Shenjtë të Tomorrit, ndërsa këtë vit për ta ka...

“Më mirë në ferr, se të jetoj me ju”! Fjalët e fundit të Kadri Hazbiut në gjyq: E dua jetën, kam grua, fëmijë, por…

Pas përfundimit të të gjithë dëshmitarëve të pyetur për problemin e “tradhtisë” së madhe të Kadri Hazbiut, procesi gjyqësor ndaj tij dhe shokëve që...

Seneka, 5 leksione mbi jetën që janë ende të dobishme sot

Seneka konsiderohet si një nga filozofët më të rëndësishëm latinë të të gjitha kohërave. Duke qenë se i përket rrymës së Stoicizmit, ai është...

Lajme të tjera

Web TV