Aksidenti në Lushnje/ Reagon Braçe: Rrugën s’ua bëmë që të copëtoheni, nga sot tolerancë zero në qarkullim

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Zv.kryeministri Braçe ka paralajmëruar qytetarët se nga sot do nisë zbatimi i rreptë i respektimit të rregullave në fuqi të qarkullimit rrugor në vend.

Teksa ka postuar dy fotot e një aksidenti të ndodhur në Çermë të Lushnjës, numri dy i qeverisë, kësaj here duke folur si “drejtor” i Policisë Rrugore, ka thënë se qeveria nuk e bëri rrugën që qytetarët të copëtohen dhe se shkelët do përballen me ligjin me tolerancë zero.

Statusi i plotë:
NUK E BEME RRUGEN
QE TE COPETOHENI!
Dje si ne kete ore,
ne rrugen e Cermave, diku afer Proshkut, ka ndodhur ky aksident i tmerrshem.
Dy djem te rinj, te mire e punetore, me motorr, po luftojne per jeten,
vecanerisht njeri nder ta me demtime te renda ne koke e shtylle kurrizore;
Nje burre i mire e punetor qe e njoh prej nje jete eshte ne arrest.
Pasojat jane keto qe shihni ketu dhe ata te rinj ne spital.
Tani, pertej ketij aksidenti,
rregullat ne fuqi duke nisur nga mosha, kaska e shpejtesia etj,
do zbatohen nga sot me perpikmeri dhe me tolerance zero;
Per makinat, per motorret, per njerezit qe i ngasin!
Rruget dhe rregullat e qarkullimit ne to behen per te lehtesuar levizjen dhe garantuar sigurine!
KESHTU BASHKEJETOJME!
Kush do te bej ndryshe do perballet me ligjin.
Jeta mbrohet nga rregullat e perbashketa.


Të fundit

Flet babai i 9-vjeçarit që humbi jetën në Greqi: Iku pa bërë zë! Daja: Është rritur me sakrifica

Mes kaosit të dhimbjes së ikjes së djalit, babai i 9-vjeçarit që humbi jetën teksa po luante me shokët...

Pelegrinazhi në Malin e Shenjtë të Tomorrit, mijëra qytetarë kryejnë ritet

Pelegrinazhi në Malin e Shenjtë të Tomorrit vijon edhe ditën e sotme, ku rreth 300-400 mijë pelegrinë nga e gjithë Shqipëria, diaspora e bota...

Rama: Evropianët e njohin luftën vetëm përmes Netflix-it, ndërsa për shqiptarët gjithçka ishte shumë reale

Kryeministri i vendit, Edi Rama në një intervistë për “The Sunday Times” është shprehur se shqiptarët ishin afganët 30 vite më parë, ndërsa u...

Zbulohet kush janë dy turistët që u mbytën në Spille (Emrat)

Dy turistët nga Maqedonia e Veriut, të cilët prej 6 vitesh kishin zgjedhur plazhin e Spillesë për të pushuar, janë mbytur sot në det. Ato...

Makina bie në kanalin vaditës në Fier, humbin jetën dy persona

Policia e Fierit ka dhënë një informacion zyrtar në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi sot në Marinzë, ku një automjet përfundoi në...

Lajme të tjera

Web TV