Gazetari jep lajmin e mirë: Gjendja shëndetësore e Kosta Grillos drejt përmirësimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjendja shëndetësore e gazetarit Kosta Grillo është drejt përmirësimit.  Lajmin e ka dhënë gazetari sportive Ervin Baku me anë të një postimi në rrjetet sociale.

 Një lajm i mirë na vjen këtë mëngjes nga Stambolli. Kolegu, miku, vëllai, Kosta Grillo duket se ka marrë kthesën e madhe për mirë…

 Lavdi Zotit! Mjekimi me qelizat e reja duket se po jep frutet e tij. Komunikimi i tij është shumë normal, me një çehre shumë të mirë të fytyrës. Për herë të pare pas 10 ditësh ka kërkuar për të ngrënë…

 Mjekët e spitalit i kanë raportuar analizat e gjakut dhe ato kanë dalë shumë mirë. Trupi po rikthehet drej normalitetit… Beteja tani do të fokusohet te rikuperimi i mushkërive. Pra të punohet më pak me aparatet e oksigjenit dhe të rikuperohen mushkëritë.

 Jam shumë mirë, i ka thënë Kosta sot doktoreshës. Dua të kthehem… Ku do shkosh ti? i është përgjigjur ajo… Është rrugë e gjatë… Durim! Të dashur miq, Falemnderit për lutjet tuaja! Zoti ju bekoftë! Vazhdoni ju lutem të lutem”, ka njoftuar Baku.

Më tej ky i fundit ka falënderuar të gjithë ata që kontribuan financiarisht për shërbimet spitalore.

Faleminderit ju që kontribuat financiarisht! Të gjithë ata/ato që mund të kontribuojnë, ta bëjnë ju lutem. Kohën e qëndrimit të Kostës në spital askush nuk e di…

 Kam dhe një fjalë për ata/ato, shumë të paktë, që e mallkuan dhe i uruan më të keqen… Zoti ju bekfotë edhe ju! Zoti ju ruajtë trutë e kokës… Sepse ju nuk e njihni fare fare Kosta Grillon… Mësojeni se Kosta Grillo është jetëgjatë… Sepse Zoti i mbron njerëzit e mirë dhe të pastër!”, ka shkruar më tej ai.

Lexo edhe :  UEFA dhe Barcelona në “duel”, katalanasit rrezikojnë përjashtimin nga Champions League

Të fundit

Pritjes i erdhi fundi/ Apple lançon syzet më të reja “Vision Pro”

Apple prezantoi ditën e sotme setin e ri të përfolur prej kohësh që do t'i vendosë përdoruesit e saj...

Lirimi i Tahirit nga qelia/ Gazetarja zbulon prapaskenat: Bashkëshortja pësonte kriza…

Gjatë një emisioni televiziv, gazetarja Klodiana Lala zbuloi të tjera detaje në lidhje e çështjen e lirimit të qelisë së ish-ministrit të Brendshëm Saimir...

Gazment Bardhi: Si lindi platforma për bashkimin e Partisë Demokratike

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, në një intervistë për “Now" me Erla Mëhillin, foli për propozimin e tij për një...

Escobar e Lajçak “zbarkojnë” në Prishtinë, nis takimi me kryeministrin Kurti

Në ndërtesën e Qeverisë ka nisur takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, të dërguarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe të dërguari...

“Kosova nuk është Serbi”/ Deputetja britanike: Qytetarët në veri po kërcënohen

Deputetja britanike, Alicia Kearns, ka komentuar zhvillimet e fundit në Kosovë, pas tensioneve në veri me serbët. Kearns, e cila është edhe kryetare e Komisionit...

Lajme të tjera

Web TV