Putin për afganët: Nuk i duam as në vendet fqinje  

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Presidenti rus, Vladimir Putin, hodhi sot poshtë idenë e dërgimit të njerëzve të evakuuar nga Afganistani në vendet pranë Rusisë. Siç raporton RIA, Putin është shprehur se dëshiron që “militantët të shfaqen në këto vende të maskuar si refugjatë”.

“Imagjinoni, refugjatët kanë hyrë në çdo vend … cilët janë këta refugjatë? Nga ta dimë ne? Mund të ketë mijëra, apo edhe qindra mijëra. Ose ndoshta miliona”, tha Putin.

Presidenti rus shtoi se me disa vende fqinje, Rusia i ka hequr vizat dhe për këtë arsye situata me refugjatët është e rëndësishme për sigurinë e vendit.

“Ne nuk duam që luftëtarët e maskuar si refugjatë të shfaqen në vendin tonë,” tha ai.

Putin kujtoi se tmerret që vërehen në Afganistan ndodhën në Rusi në vitet ’90 dhe në mesin e viteve 2000 në Kaukazin e Veriut.

“Askush nuk dëshiron të kthehet ajo kohë, kështu që ne nuk kemi nevojë për elementë të tillë nga Afganistani dhe nga vendet e tjera,” tha presidenti rus./ MCN.tv


Të fundit

Putin për afganët: Nuk i duam as në vendet fqinje  

Presidenti rus, Vladimir Putin, hodhi sot poshtë idenë e dërgimit të njerëzve të evakuuar nga Afganistani në vendet pranë...

Johnson thërret urgjentisht G7: Bashkësia ndërkombëtare të punojë, për të parandaluar një krizë humanitare në Afganistan

Kryeministri britanik Boris Johnson ka thirrur të martën G7 për bisedime urgjente mbi situatën në Afganistan. Në një postim më rrjetet sociale, Johnson ka...

Merr fund lidhja e dashurisë mes Kanye West dhe Irina Shayk

Kanye West dhe Irina Shayk i kanë dhënë fund romancës së tyre. Mediat e huaja shkruajnë se dyshja e famshme ka vendosur që t’i...

Greqi/ 30 viktima nga Covid-19 dhe afro 2000 raste të reja në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë në Greqi ka raportuar të dhënat e fundit e COVID-19 atje. Në njoftimin zyrtar thuhet se gjatë 24 orëve të fundit, janë...

Nuk e besonte se virusi ekzistonte, Fero rezulton pozitiv me Covid-19

Listës së personazheve të njohur që janë infektuar me Covid-19 i është shtuar edhe reperi Fero, i cili më parë nuk besonte se virusi...

Lajme të tjera

Web TV