E lanë të vdekur jashtë spitalit, rrëfehet daja i 18-vjeçares: Bashkëshorti njihej si njeri problematik

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Detaje të reja dalin në dritë për rastin e vrasjes së 18-vjeçares nga Ferizaj i Kosovës. Daja i të ndjerës ka dhënë informacione për mediat kosovare mbi jetën personale të vajzës.

Ai thotë se 18-vjeçarja është martuar dy muaj më parë me Dardan Krivaqën, një prej autorëve të dyshuar të vrasjes i cili është ende në kërkim.

Emri i tij është i njohur për qytetarët e Ferizajt dhe për autoritetet pasi edhe më parë ai kërkohej për vepra të tjera penale.

Daja e 18-vjeçares me iniciale M.O. thotë se deri përpara ngjarjes së rëndë, vajza nuk është ankuar asnjëherë për marrëdhënien me partnerin e saj.

“Unë jam daja i M. Dje e kemi marrë vesh dikur rreth orës 22:00, nuk kemi ditë diçka që ka ndodh. Por në bazë të informatave, e kemi marrë vesh që është mbesa jonë. Kemi ardhë këtu, kemi bisedu me familjen. Kjo është e vërtetë, ajo është martu që 2 ose 3 muaj…Vajza nuk ka tregu kurgjë që ka raporte të këqia, por në bazë të rrethanave, si dajë, kemi pyet kush është filani (burri i saj). Nuk kanë folë fjalë të mira, që është njeri i sjellshëm ose djalë i mirë, por e paska pas fatin…U njoftu me të, u martu, kur ka ardhë në shtëpi, se kam qëllu unë këtu një herë ose dy, më kanë thënë dajë mirë jemi duke kalu. Diçka që me thanë që s’po shkon mirë, s’na ka tregu”, tha ai.

Por, ai thotë se babai i viktimës e ka vërejtur nga sytë e Dardanit se çifti po fshehin diçka.

“Por, në bazë të babës së saj, se ky e ka pyet qysh po kalon, ajo ka thënë mirë, por po thotë se e ka vërejt në bazë të syve të atij djalit se ka pas diçka të fshehtë”, – deklaroi daja e së ndjerës.

Siç kishte deklaruar edhe më herët, martesa me Dardanin u bë shkak dhe për largimin nga puna të 18-vjeçares. Sipas dajës së viktimës, e reja kishte nisur një punë, por pasi pronarët morën vesh që ishte martuar me Dardanin, 18-vjeçaren e hoqën.

Lexo edhe :  Big Brother Italia “hakmerret” ndaj Heidi Baçit

“Janë martu, banesën e kanë pas qaty, ja kish pas nis vajza me punu diku një javë apo dhjetë ditë më një vend, por për çka u largu prej punës nuk muj me ditë. Fjalë të popullit, e kanë hetu që është femra e filanit dhe e ka largu, se s’ka desht me pas probleme me të”, tha ai tutje.

Të fundit

“U largova nga futbolli pasi nuk e njihja më”,Klose: Të rinjtë e kanë mendjen tek makinat

Miroslav Klose është një nga ata që ka shkruar historinë me fanellën e kombëtares së Gjermanisë, por edhe Bayern...

Shtatzënia përshpejton plakjen, por ja çfarë ndhodh pas lindjes

Ndryshimet e thella fizike, hormonale dhe kimike që lidhen me shtatzëninë mund të bëjnë që ora e plakjes të kthehet më shpejt, duke i dhënë moshës biologjike të...

“Eglën e njoh shumë mirë…”/Hygerta Sako zbulon detaje për banoren jashtë shtëpisë së BBV

ot e ftuar në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë gazetarja Hygerta Sako, për të bërë një analizë të lojës së banorëve dhe për...

Aktiviteti elektoral i presidentit Biden me ish-presidentët Obama e Clinton,shënon rekord

Shuma e dhurimeve është një demonstrim i mbështetjes së demokratëve për presidentin Biden në një periudhë kur anketimet vazhdojnë të tregojnë nivele të ulëta...

Ngacmimet nga interneti/ Tirana në vend të parë për numrin e denoncimeve

Bullizimi dhe dhuna përmes rrjeteve sociale po përhapet edhe në qytete të vogla. Kuçova, është qyteti i dytë pas Tiranës që ka raportimet më...

Lajme të tjera

Web TV