Festa e Birrës në Korçë/ Goran Bregoviç ndez atmosferën, nis koncertin me këngën shqip

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Festa e birrës, eventi më i madh veror në Shqipëri, i kthyer tashmë në traditë, mbylli të dielën edicionin e tij të 15-të në Korçë. Përgjatë 5 netëve Korça u bë kryeqendra e vendit, me mijëra turistë që e vizituan atë, për të shijuar birrat më të mira shqiptare dhe muzikë të zgjedh

Në natën e fundit ishte ftuar për të përformuar artisti i njohur ndërkombëtarisht Goran Bregoviç. Për “Neës24” ai tha para se të ngjitej në skenë, se ishte i lumtur që ndodhej në Korçë dhe premtoi akoma më shumë festë me muzikën e tij.

Pavarësisht faktit që hyrja ishte me bileta, terminali u mbush plot edhe nga njerëz që kishin shkuar në Korçë posaçërisht për të ndjekur koncertin e Bregoviç.

Artisti dhe banda e tij filluan koncertin me këngën Kosovarja, në gjuhën shqipe, të cilën ai e krijoi dhe interpretoi në vitet ’80 me grupin e tij të njohur “Bijelo Dugme”.

Në 2 orë koncert, Goran Bregoviç dhe orkestra e tij interpretuan repertorin më të njohur të tyre, që bazohet në motivet dhe ritmet e muzikës së vendeve të Ballkanit, por edhe motive turke, polake italiane etj. Në fund Bregoviç interpretoi këngën “Kallashnikov” dhe për shkak të polemikave të ndezura kohët e fundit për të, shpjegoi se përse e kishte krijuar dhe cila ishte domethënia e saj. “Do ta përfundoj koncertin me një këngë që titullohet “Kallashnikov”. Është një këngë disi ironike, një këngë argëtuese, për disa njerëz që pëlqejnë të mbajnë armë. Është një shaka! Në vendin tim ushtarët thonë “Jurish!” Ushtarët tuaj para se të ndërmarrin aksion thonë “Në sulm”! Unë shpresoj që këto fjalë nuk do t’i dëgjojmë kurrë më. Unë shpresoj që ju kurrë nuk do t’i dëgjoni këto dy fjalë, përveçse këtu sot në këtë këngë”, tha Bregoviç para interpretimit. Të pranishmit në natën e fundit të festës së Birrës shijuan dhe kërcyen për 2 orë muzikën e Bregoviç, duke mbyllur në këtë mënyrë, për këtë vit, një event kaq të rëndësishëm e të pëlqyer.

Lexo edhe :  Balla uron besimtarët bektashianë për festën e Ashures: Simbol i bereqetit dhe përkrahjes për më të varfërit

 


Të fundit

Festa e Birrës në Korçë/ Goran Bregoviç ndez atmosferën, nis koncertin me këngën shqip

Festa e birrës, eventi më i madh veror në Shqipëri, i kthyer tashmë në traditë, mbylli të dielën edicionin...

Humb kontrollin e mjetit, vdes shoferi, plagoset pasagjerja në Përrenjas

Një aksident me pasojë vdekjen e një 43-vjeçari është regjistruar sot në Përrenjas. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 14:10, në fshatin Rrajcë Skënderbe. Burime...

Rishfaqet i “tmerrshmi” Mihal Kokëdhima, debaton me turistët: Ke bërë shumë faj o shpirt

Mihal Kokëdhima ka dalë sërish "në skenë" edhe në këtë sezon turistik veror në një tjetër debat me turistë. Referuar një videoje të shpërndarë...

U kap me kokainë në makinë, policia arreston modelen greke

Policia greke ka arrestuar modelen Afroditi Barba, pasi iu gjetën 35 gramë kokainë në makinën e saj luksoze “Range Rover”. 31-vjeçarja ka raportuar në...

Zbulohet shifra, ja sa miliardë doza vaksine kundër Covid-19 janë injektuar deri tani në botë

Në të gjithë globin, janë injektuar deri tani gati 5 miliardë doza të vaksinës kundër Covid 19. Fushata gjigande e imunizimit nisi përpara gati 9...

Lajme të tjera

Web TV