Momente prekëse! Marinsat amerikanë mbajnë në krahë dhe u japin ujë fëmijëve afganë

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Fotot e disa ushtarëve amerikanë duke mbajtur në krahë foshnje afgane janë bërë virale në të gjithë botën, duke prekur zemrat e të gjithëve. Këto pamje tregojnë copëza të vogla humanizmi në mesin e ferrit që po e përjetojnë për së gjalli.

Ndërkohë në disa pamje të tjera, shfaqet një marins duke u dhënë “një gllënjkë ujë” fëmijëve afganë dhe në të njëjtën kohë pak buzëqeshje.

Ai bën me shenjë se si fëmijët të hapin gojën dhe pastaj e vendos shishen në gojën e fëmijëve që duken për pak minuta të lumtur.

“Kush është ky ushtar amerikan në aeroportin e Kabulit? Ai ka marrë të gjithë vëmendjen në internet”, shkroi aktori Daniel Newman në Twitter.

Të gjitha këto imazhe, tregojnë se humanizmi nuk ka vdekur dhe ka ende shpresë.

Të paktën shtatë afganë humbën jetën ditën e djeshme në aeroportin ndërkombëtar të Kabulit, pasi mijëra ende po përpiqeshin të largoheshin nga vendi në një eksod kaotik një javë pas marrjes së kontrollit nga talebanët.

 


Të fundit

Momente prekëse! Marinsat amerikanë mbajnë në krahë dhe u japin ujë fëmijëve afganë

Fotot e disa ushtarëve amerikanë duke mbajtur në krahë foshnje afgane janë bërë virale në të gjithë botën, duke...

Rrahu për vdekje bashkëjetuesen 18-vjeçare, ky është autori i shpallur në kërkim

Vrasja e 18-vjeçares në Kosovë dhe lënia e saj në dyert e spitalit të Ferizajt ka sjellë një reagim të fortë nga policia dhe...

“Mos e prek me dorë”/ Dalin pamjet e dhunës në Korçë, momenti kur fqinji përleshet me 30-vjeçaren

Një ngjarje e rëndë është regjistruar dy ditë më Parë në fshatin Tudas në njësinë administrative Lekas. Për motive banale shtetasi F.K rreth 60 vjeç...

Plas sherri në Korçë, një person plagos pronarin e një resorti (Emrat)

Sherr për pronën në Korçës! Një person plagos pronarin e resortit, arrestohet i riu. Mësohet se Anri Reli ka qëlluar me thikë Sotiraq Mishën....

“Të duam shumë”/ Dua Lipa festoi ditëlindjen, ja urimet e veçanta që i bënë vjehrra dhe kunatat për ditëlindje

Një ditë më parë, Dua Lipa ka festuar 26-vjetorin e lindjes. Ajo mori urime të shumta nga fansat, kolegët, miqtë dhe familjarët. Por ato...

Lajme të tjera

Web TV