Rrahu për vdekje bashkëjetuesen 18-vjeçare, ky është autori i shpallur në kërkim

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Vrasja e 18-vjeçares në Kosovë dhe lënia e saj në dyert e spitalit të Ferizajt ka sjellë një reagim të fortë nga policia dhe nga politikanë të Kosovës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Policia e Kosovës ka kërkuar nga qytetarët që të bashkëpunojnë për gjetjen e Dardan Krivaqa,i dyshuari kryesor për vrasjen e të resë.

“Kërkesë për bashkëpunimDrejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, kërkon bashkëpunim nga qytetarët, për identifikimin dhe vendodhjen e personit në kërkim policor, i cili dyshohet për ‘’Vrasje të rëndë’’.Vrasja e rëndë, ka ndodhur dje me datën 22.08.2021 në Ferizaj, ku humbi jetën 18 vjeçarja M.O (F/K) .I njejti, i dyshuari deri më tani nuk është paraqitur në polici dhe është në arrati.

Personi i kërkuar është Dardan( Emrush) KRIVAQA, i lindur me 25.08.1992 , adresa : rr,,Ramdan Rexhepi ’’ kati V-të , nr # 3-Ferizaj . Policia kërkon nga qytetarët që, kushdo që ka ndonjë informacion rreth këtij personi dhe vendodhjen e tij , të lajmërojnë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdetarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406Të dhënat e juaja do të ruhen në konidencialitet të plotë.”, thuhet në njoftim.

Më herët u bë me dije se Krivaqa ishte bashkëjetuesi i 18-vjeçares, ndërkohë që shoku i tij me ininciale A.S u arrestua më herët nga Policia e Kosovës.

Të dy këta shtetas ushtruan dhunë deri në vdekje ndaj të resë dhe më pas shkuan e lanë të pajetë në dyert e spitalit.

 


Të fundit

Rrahu për vdekje bashkëjetuesen 18-vjeçare, ky është autori i shpallur në kërkim

Vrasja e 18-vjeçares në Kosovë dhe lënia e saj në dyert e spitalit të Ferizajt ka sjellë një reagim...

“Mos e prek me dorë”/ Dalin pamjet e dhunës në Korçë, momenti kur fqinji përleshet me 30-vjeçaren

Një ngjarje e rëndë është regjistruar dy ditë më Parë në fshatin Tudas në njësinë administrative Lekas. Për motive banale shtetasi F.K rreth 60 vjeç...

Plas sherri në Korçë, një person plagos pronarin e një resorti (Emrat)

Sherr për pronën në Korçës! Një person plagos pronarin e resortit, arrestohet i riu. Mësohet se Anri Reli ka qëlluar me thikë Sotiraq Mishën....

“Të duam shumë”/ Dua Lipa festoi ditëlindjen, ja urimet e veçanta që i bënë vjehrra dhe kunatat për ditëlindje

Një ditë më parë, Dua Lipa ka festuar 26-vjetorin e lindjes. Ajo mori urime të shumta nga fansat, kolegët, miqtë dhe familjarët. Por ato...

Rritja e rasteve me Covid dhe Delta/ Norvegjia rikthen masat kufizuese për Shqipërinë

Bosnja dhe Hercegovina, Shqipëria, Moldavia dhe Kanadaja janë hequr nga lista e purpurt e Norvegjisë pasi autoritetet e kësaj të fundit vlerësuan se këto...

Lajme të tjera

Web TV