“Të duam shumë”/ Dua Lipa festoi ditëlindjen, ja urimet e veçanta që i bënë vjehrra dhe kunatat për ditëlindje

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Një ditë më parë, Dua Lipa ka festuar 26-vjetorin e lindjes. Ajo mori urime të shumta nga fansat, kolegët, miqtë dhe familjarët. Por ato që morën më shumë vëmendjen e fansave ishin urimet e veçanta nga vjehrra dhe kunatat e saj.

Mamaja dhe dy motrat e partnerit të saj, Anwar Hadid, kishin zgjedhur fjalët më të ëmbla për këngëtaren e famshme shqiptare.
Mamaja e partnerit të Duas, Yolanda Hadid i ka dedikuar asaj një urim të veçantë për ditëlindjen.

“Gëzuar ditëlindjen engjëlli ynë i ëmbël… lutem çdo ditë që dashuria, shëndeti dhe lumturia të vijë në rrugën tënde. Faleminderit që je ashtu siç je dhe që e do djalin tim në mënyrën që e do. Je një shtim i pabesueshëm në familjen tonë dhe të vlerësoj sot dhe çdo ditë të vitit! Të dua!”, shkruan ish-modelja në profilin e saj në “Instagram”.

Ndërsa modelja e famshme, Bella Hadid, ka publikuar një video ku shfaqet së bashku me Duan dhe shkruan: “Gëzuar ditëlindjen princesha ime binjake. Të adhuroj ty dhe gjithçka je. Falemiderit që dashuroni në mënyrën që ti di dhe jep gjithçka mundesh. Të dua shumë”.
Nga ana tjetër, Gigi Hadid ka postuar një foto me këngëtaren e famshme dhe bashkëngjitur me të shkruan: “Gëzuar ditëlindjen e ëmbla Dua Lipa. Supernova. Të duam shumë. Të uroj ditën dhe vitin më të bukur”.

Ndërsa i fejuari i saj, Anwar Hadid, teksa ka postuar një foto të Duas, i shkruan se ajo është vajza e ëndrrave. Gjithashtu ai shprehet se e dashuron përgjithmonë.


Të fundit

Ishte i ftuar në një emision live, fituesi i Big Brother bie pa ndjenja

Një situatë e rëndë ka ndodhur një ditë më parë në emisionin “Wazzup” në TVklanKosova. Mësohet se Vesel Kurtishaj,...

Akuzat e Harryt dhe Meghan/ Mbretëresha Elizabeth humb durimin, gati t’i çojë në gjyq

Mbretëresha Elizabeth duket se ka humbur durimin me nipin Harry dhe bashkëshorten e tij Meghan. Përballë akuzave dhe sulmeve të nipit të saj Harry dhe...

Momente prekëse! Marinsat amerikanë mbajnë në krahë dhe u japin ujë fëmijëve afganë

Fotot e disa ushtarëve amerikanë duke mbajtur në krahë foshnje afgane janë bërë virale në të gjithë botën, duke prekur zemrat e të gjithëve....

Rrahu për vdekje bashkëjetuesen 18-vjeçare, ky është autori i shpallur në kërkim

Vrasja e 18-vjeçares në Kosovë dhe lënia e saj në dyert e spitalit të Ferizajt ka sjellë një reagim të fortë nga policia dhe...

“Mos e prek me dorë”/ Dalin pamjet e dhunës në Korçë, momenti kur fqinji përleshet me 30-vjeçaren

Një ngjarje e rëndë është regjistruar dy ditë më Parë në fshatin Tudas në njësinë administrative Lekas. Për motive banale shtetasi F.K rreth 60 vjeç...

Lajme të tjera

Web TV