Covidi në Kosovë/ Spitalet plot, ndërpriten shërbimet jourgjente

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjatë javës që shkoi, pothuajse çdo ditë është shënuar rekord i rasteve të reja me koronavirus. Vetëm brenda një jave, Kosova ka regjistruar 42 vdekje nga koronavirusi dhe 13.062 raste të reja.

Situata e rënduar me COVID-19 ka shtyrë Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), të pushojë me dhënien e disa shërbime spitalore jourgjente në sallat kirurgjike. Operacionet të cilat mund të kryhen, sipas SHSKUK-së, janë ato të karakterit urgjent dhe emergjent, por edhe tumore. Drejtori i SHSKUK-së, Valbon Krasniqi ka bërë të ditur për Radion Evropa e Lirë se nga data 23 gusht, përveç pushimit të dhënies së disa shërbime mjekësore jourgjente, janë ndërprerë edhe pushimet vjetore të stafit shëndetësor. “Ju kërkoj falje punëtorëve shëndetësorë që jemi detyruar të ndërpresim pushimet dhe ju kërkoj mirëkuptim edhe qytetarëve edhe pacientëve për këto reduktime në shërbime tjera, por kjo është situatë është e imponuar dhe jemi të shtrënguar të marrim kësi vendime”, tha Krasniqi. Kosova nuk ka spital të veçantë ku trajtohen pacientët me COVID-19. Për këtë, shtoi Krasniqi, po detyrohen të marrin shtretër të pacientëve tjerë për të hospitalizuar pacientët nga COVID-19. Ai tha se situata epidemiologjike në Kosovë është mjaft e rënduar. Sipas raportit të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës të datës 23 gusht, në klinikat dhe spitalet në Kosovë janë të shtrirë 929 pacientë, prej tyre 723 të konfirmuar me koronavirus. Prej tyre, 35 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore, ndërkaq 688 po trajtohen me oksigjeno-terapi. Krasniqi tha se nga 929 pacientët e shtrirë, rreth 105 prej tyre kanë marrë një apo dy doza të vaksinës. “Numri i pacientëve të shtrirë të vaksinuar, me numrin e atyre që janë të pavaksinuar, është i vogël. Edhe nëse infektohen të vaksinuarit, gjasat janë shumë të vogla të shtrihen në spital, por edhe nëse kanë nevojë për hospitalizim, gjasat për të kaluar më lehtë janë më të mëdha”, tha Krasniqi.

Për një javë, 42 të vdekur dhe mbi 13 mijë të infektuar

Gjatë javës që shkoi, pothuajse çdo ditë është shënuar rekord i rasteve të reja me koronavirus. Vetëm brenda një jave, Kosova ka regjistruar 42 vdekje nga koronavirusi dhe 13.062 raste të reja. Ndërkaq të hënën, më 23 gusht, Kosova regjistroi 17 viktima dhe 1.067 raste të reja. Gati të gjitha rastet e reja, ashtu siç është raportuar nga autoritetet shëndetësore, janë të variantit Delta, që është variant më ngjitës sesa varianti fillestar i koronavirusit. Më 20 gusht në Kosovë kanë nisur së zbatuari masat e reja për luftim të pandemisë. Ahengjet dhe dasmat janë anuluar, është zvogëluar orari i bizneseve të gastronomisë, si dhe është shtuar kërkesa për dëshmi të vaksinimit për të fituar qasje në një mori aktivitetesh. Të gjithë punëtorët e bizneseve të cilët janë në kontakt të drejtpërdrejt me klientët duhet të jenë të vaksinuar apo të kenë test negativ. Po ashtu, është ndaluar hyja pa maskë në ambientet e mbyllura si dhe në transportin publik. Autoritetet shëndetësore ndërkohë u kanë bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë masat kundër COVID -19, siç është bartja e maskave, mbajtja e distancës dhe mbajtja e higjienës. Policia e Kosovës vazhdon të jetë aktive në realizim dhe zbatimin e këtyre masave. Gjatë 24 orëve të fundit, policia ka shqiptuar gjoba ndaj 552 qytetarëve të cilët nuk kanë respektuar masat për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Lexo edhe :  E rëndë në Prishtinë, treni përplas një grua

AUVK-u me vetëm 11 inspektorë

Mbikëqyrjen e zbatimit të masave kundër COVID-19 është duke e bërë edhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e Kosovës (AUVK). Kjo agjenci në fokus ka mbikëqyrjen e masave, siç është orari i punës nga lokalet e gastronomisë, mbajtjen e ahengjeve, grumbullimin e njerëzve, distancën e tavolinave e të tjerave. Lamir Thaçi, zëdhënës në këtë institucion, tha për Radion Evropa e Lirë se që nga hyrja në fuqi e masave kanë ndaluar 10 ahengje dhe kanë mbyllur katër lokale në fushën e gastronomisë. Por, Thaçi shtoi se inspektimin e masave në nivel të duhur po e pamundëson numri i vogël i inspektorëve. “Ndër vite kemi paraqitur kërkesa të vazhdueshme për rritje të numrit të inspektorëve. Aktualisht kemi vetëm 11 inspektorë sanitarë, që është e pamundur të kemi mbikëqyrje efektive, kur kihet parasysh që kemi obligim ditor të mbikëqyrim sigurinë ushqimore, të cilën nuk mund të lëmë asnjë moment pa kontroll”, tha Thaçi. Ai bëri të ditur se Ministria e Shëndetësisë ka aprovuar kërkesën për angazhimin e 85 inspektorëve shtesë të cilët brenda pak ditëve të fillojnë punën në terren. Imunizimi i qytetarëve kundër COVID-19 po vazhdon të bëhet në 30 komuna me mbi 300 ekipe të vaksinimit. Deri më 23 gusht, Kosova ka administruar mbi 714 mijë vaksina. Kurse të vaksinuar plotësisht janë mbi 239 mijë persona.

 

 

17 persona humbin betejën me COVID-19, mes tyre një 20-vjeçare

Teksa rajoni është “pushtuar” nga varianti delta, Kosova është një ndër vendet më të prekura. Betejën me COVID-19 e kanë humbur 17 persona gjatë 24 orët e fundit, shifra më e lartë e regjistruar ndonjëherë prej shfaqjes së variantit delta në vend. Nga 7.946 testime të kryera, 1.067 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin, ndërkohë që të shëruarit janë 278 gjatë 24 orët e fundit. Megjithëse procesi i vaksinimit masiv po vijon normalisht dhe masat anti-COVID janë ashpërsuar, situata epidemiologjike në vend po përkeqësohet. Ditën e djeshme, mes 11 viktimave të shënuara nga COVID-19, ishte edhe një vajzë 20-vjeçare me prejardhje nga Kosova. Shfaqja e variantit delta përben një kërcenim për të gjitha vendet, për shkak të shpejtësisë marramendëse me të cilën përhapet.

 

Të fundit

I lumtur deri në… budallallëk

Nga Leonard Veizi Të lumtur në jetë të jetëve... Epo kjo është sentencë krejt folklorike. Sepse realiteti nuk do shumë mund...

Investimet e huaja/ Rama projekton rritje me 4 miliardë dollarë

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në mbledhjen e Këshillit Ekonomik Kombëtar, e sheh dialogun mes qeverisë dhe sipërmarrjes, si një nga rrugët...

Dosja “5 D”/ Korrupsion dhe shpërdorim detyre, SPAK  lëshon 9 masa sigurie

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dha detaje për arrestimin e 9 personave, zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës nën...

Horoskopi për ditën e sotme, 29 Mars 2024

Dashi Mund të keni bërë shumë shpenzime në të kaluarën dhe tashmë mund t’ju duhet të përballeni me pasojat. Si rezultat, mund ta gjeni veten...

Lajme të tjera

Web TV