Epoka e teknologjisë/ Ja si t’i mbrojmë fëmijët nga rreziqet në internet

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Njerëzimi po përparon me shpejtësi të jashtëzakonshme. Nga viti në vit, qytetarët po njihen me zhvillime të vrullshme shkencore, të cilat në thelb e lehtësojnë jetën tonë.

Jetojmë në shekullin e teknologjisë dhe internetit. Ajo që dukej e paimagjinueshme vetëm disa vjet më parë, tashmë është bërë e mundur. Mjafton vetëm të cekim një aspekt të këtij përparimi të jashtëzakonshëm, mundësinë që kemi të komunikojmë me të dashurit tanë në çdo cep të globit, me zë dhe figurë. Mjafton vetëm një telefon “i zgjuar” dhe lidhje me internetin. Dhe e gjithë kjo bëhet me pak kosto, edhe pse shkencëtarëve iu janë dashur mijëra orë punë dhe mbështetje e madhe financiare për të bërë të mundur këto zhvillime.

Por me vrullin e zhvillimeve teknologjike, kryesisht internetit, privatësia jonë është bërë më e cënueshme. Dhe ata që janë më të rrezikuarit janë padyshim fëmijët.

Interneti dhe fëmijët

Interneti është një “hapësirë” e dobishme për fëmijët, veçanërisht në kushtet kur bota u mbërthye nga pandemia covid19 dhe lindi nevoja e zhvillimit të mësimit online. Nga shtëpitë e tyre, të vendosur para një telefoni, kompjuteri apo laptopi, miliona vogëlushë në mbarë botën qëndruan të lidhur me mësuesit dhe shokët e tyre. Kjo po shërben jo vetëm për vazhdimiin e edukimit të tyre dhe marrjen e njohurive të reja, por edhe për ‘shkrirjen’ e distancës fizike dhe ndërtimin e një lloj komunikimi mes tyre, kaq i nevojshëm për shëndetin e tyre emocional dhe psikologjik.

Por përveçse një hapësirë ku mund të fitojnë aftësi, njohuri të reja dhe pervoja ndryshe, interneti paraqet edhe rreziqe. Ndaj është një domosdoshmëri emergjente, që prindërit të tregohen vigjilent për t’i mbojtuar ata, por duke ruajtur edhe disa konture të privatësisë së tyre.

Sa të rrezikuar janë fëmijët

Interneti ofron burime të ndryshme informacioni dhe argëtimi. Burimet janë nga ato më të besueshmet , të licensuarat, deri te faqe pirate të paliçensuara. Jo të gjitha përmbajtjet që janë në internet janë të përshtatshme për të gjitha moshat. Disa nuk rekomandohen të shikohen nga fëmijët e moshave nën 18 vjeç  Fëmijët dhe adoleshentët e përdorin internetin për gjithçka. Për të marrë informacion mbi projektet shkollore dhe detyrat e shtëpisë, për të komunikuar me shokët e tyre, kryesisht përmes ËhatsApp apo edhe rrjeteve sociale, si dhe për t’u argëtuar me lojëra të ndryshme dhe muzikë. Dhe kjo është padyshim një mundësi e shkëlqyer për ta.

Por edhe pse dobitë e tij i tejkalojnë rreziqet që mbart, megjithatë interneti është një vend i pasigurtë për ta, nëse nuk edukohen, mbrohen dhe kontrollohen nga prindërit.

Gjatë lundrimit në internet, fëmijët mund të hasin në informacione, fotografi shqetësuese, apo linqe të ndryshme, dhe hapja e tyre mund të vërë rrezik të gjithë familjen prej vjedhësve (hakarat), apo ta infektojë kompjuterin me viruse.

Ata gjithashtu mund të hasin ne “rrëmbyes e pedofilë”, të cilët duke u shtirur si moshatarë, mund të fusin në kurth fëmijët tuaj, duke iu kërkuar atyre edhe takime në terren.

Së fundmi është vërejtur edhe një fenomën tepër shqetësues, ku fëmijët bëhet pjesë e lojërave të ndryshme, të cilat i çojnë të rinjtë deri në vetëvrasje. E gjithë kjo bëhet në kuadër të kalimit të disa sfidave, përmes të cilave këto lojëra kalojnë, duke rrezikuar seriozisht jetën e vogëlueshve.

Lexo edhe :  Vera e nxehtë, ja ushqimet që mbajnë trupin në formë

Këshilla për prindërit, si t’i mbrojmë fëmijët

Gjëja e parë dhe më e rëndësishëm është që të komunikoni për gjithçka me fëmijët tuaj. Mos i trajtoni ata si të vegjël. Mbase iu duket e pabesueshme, por për shkak të zhvillimit të shoqërisë dhe teknologjisë, ata dinë thuajse gjithçka. Ndaj duhet të flisni hapur me ta për çdo temë. Kuptohet, me ndjeshmërinë dhe kujdesin më maksimal.

Ndaj duhet të vendosni raporte miqësor dhe korrekte me fëmijët tuaj. Tregojuni të gjitha gjërat për të cilat duhet të kenë kujdes teksa janë online, dhe të ndërmerrni masa të caktuara deri në atë shkallë e cila nuk do ta dëmtojë privatësinë e tyre, lirinë dhe të drejtën e përzgjedhjes.

Balancën e vërtetë në mes të masave që do të ndërmerrni dhe privatësisë, të drejtave dhe lirive të fëmijëve tuaj, mund ta caktoni vetëm ju, edhe atë në përputhje me moshën e tyre, kushtet dhe vetë fëmijët.

Disa hapa praktikë

-Edukojini fëmijët tuaj, tregojuni gjithçka mbi internetin. Tregojuni sesi funksionon. Tregojuni se përveç atyre që e përdorin për qëllime të mira, në internet ka edhe keqbërës.

-Mos dërgoni kurrë foto tek të panjohurit si dhe mos u jepni të dhënat tuaja personale. Prindër është shumë e rëndësishme që fëmijët tuaj të mos ndajnë asnjë informacion me persona të panjohur në internet. Duhet të flisni shtruar dhe qartë mbi rreziqet që mund të ketë ky veprim.

-Caktoni disa rregulla themelore. Fëmijët duhet të dinë në cilat kushte, në cilën periudhë dhe në cilën mënyrë mund ta përdorin internetin. Këto kushte përcaktojani ju. Filloni për shembull me atë se internetin mund ta përdorin vetëm pasi t’i kenë përfunduar detyrimet shkollore.

-Vendosni orare. Fëmijët tuaj nuk duhet të qëndrojnë pafundësisht në kompjuter apo me telefon në dorë. Në rast se telefoni I tyre bie pa pushim dhe në rast se nuk e lënë telefonin në ambiente publike, ku mund ta shihni edhe ju, mund të ketë diçka për tu shqetësuar. Fëmijëve nuk duhet t’u lejoni të kalojnë më shumë se 1-2 orë në ditë para monitorit të kompjuterit. Për fëmijët deri në moshë 7-vjeçare, më mirë është të shfletoni së bashku me ta.

-“Lundrimi” në internet të bëhet në ambient të hapur. Është e rëndësishëm, që kompjuteri të vendoset në një vend qendror, ku mund të shihet me sy nga të gjithë. Kjo mund t’iu ndihmojë për të parë rastet kur fëmijët mund të hasin në përmbajtje të rrezikshme, apo që nuk korrespondojnë me interesat e tyre.

– Mësojini fëmijët tuaj se interneti nuk duhet të zëvendësojë aktivitetet sociale dhe fizike në natyrë.

 

 

 

 

 


Të fundit

Epoka e teknologjisë/ Ja si t’i mbrojmë fëmijët nga rreziqet në internet

Njerëzimi po përparon me shpejtësi të jashtëzakonshme. Nga viti në vit, qytetarët po njihen me zhvillime të vrullshme shkencore,...

“Hap i rëndësishëm”/ Rama: Shqipëria radhitet në krah të SHBA për një qëllim madhor

Një hap të rëndësishëm e ka quajtur kryeministri Edi Rama memorandumin e mirëkuptimit mes Shqipërisë dhe SHBA në luftën e përbashkët kundër trafikimit të...

Vrasja e 18-vjeçares në Ferizaj, reagon Tayna: Ju lutem mësojuni vajzave që ndarja është ok!

18-vjeçaria u përcoll sot në banesën e saj të fundit. E reja u braktis një ditë më parë në dyert e spitalit në Ferizaj,...

Vrasja e 18-vjeçares në Kosovë, vëllai i autorit kërkon dënim maksimal: Jemi të traumatizuar

Padyshim që vrasja e 18-vjeçares në Kosovë preku zemrat e të gjithë shqiptarëve. Teksa sot Marigona Osmani u përcoll për në banesën e fundit, ka...

Greqia “ndëshkon” të pavaksinuarit, ja masat e reja për parandalimin e Covid-19

Rritja e rasteve në Greqi kryesisht për shkak të variantit Delta ka detyruar qeverinë të marrë masa të reja për të mbajtur në kontroll...

Lajme të tjera

Web TV