Svastika, historia 12.000 vjeçare e simbolit të keqpërdorur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Svastika është një simbol që është përdorur nga nazistët e Adolf Hitlerit. Por Hitleri nuk ishte i pari që e përdori këtë simbol. Në fakt, Svastika është përdor si një simbol për qëllime pozitive.

Svastika më e hershme është zbuluar në Mezine të Ukrainë, e gdhendur mbi një figurinë prej fildishi që daton 12.000 vjet më parë. Një nga kulturat më të hershme që dihet se ka përdorur Svastikën ishte një kulturë neolitike në Evropën Jugore, në zonën ku shtrihet ish-Jugosllavia, e njohur si Kultura Vinca, që daton rreth 8.000 vjet më parë.

Për hindutë dhe budistët në Indi, por edhe vende të tjera aziatike, Svastika ishte një simbol i rëndësishëm.

Ai është përdorur gjithashtu në Greqinë e Lashtë dhe Romë, dhe mund të shihet edhe në mbetjet e qytetit antik të Trojës, që ka ekzistuar rreth 4.000 vjet më parë. Këtë simbol e kanë përdorur edhe Druidët e lashtë dhe Keltët, dhe kjo është vënë re në shumë objekte që janë zbuluar.

Gjithashtu, Svastika u përdor gjerësisht nga fiset nordike, madje edhe nga të krishterët e hershëm, apo Kalorësit Teutonikë, një urdhër ushtarak mesjetar gjerman.

“Svastika” është një fjalë nga gjuha sanskrite që do të thotë “Është”, “Mirëqenie”, “Ekzistencë e Mirë” dhe “Fat i Mirë”. Por ajo njihet gjithashtu me emra të ndryshëm në vende të ndryshme, si “Wan” në Kinë, “Manji” në Japoni, “Fylfot” në Angli, “Hakenkreuz” në Gjermani dhe “Tetraskelion” ose “Tetragammadion” në Greqi.

Në vitin 1979, studiuesi i sanskrishtes P.R.Sarkar tha se kuptimi më i thellë i kësaj fjale është “Fitore e Përhershme”. Sarkar shtoi se çdo simbol mund të ketë kuptim pozitiv dhe negativ në varësi të mënyrës se si vizatohet.

Në Hinduizëm, Svastika e shkruar më dorën e djathtë, është një simbol i Zotit Vishnu dhe Diellit, ndërsa Svastika e shkruar me të majtën është një simbol i Kalit dhe Magjisë. Kuptimi i dyfishtë i simboleve është i zakonshëm në traditat e lashta. Si për shembull simboli i pentagramit (yllit me pesë cepa), që shihet si negativ kur tregon drejtimin nga poshtë, dhe pozitiv kur tregon atë lart.

Lexo edhe :  Kur trupi "qan për ndihmë", këto janë simptomat që tregojnë se keni shumë toksina

Në besimin Budist, Svastika cilësohet si një simbol i fatit të mirë, prosperitetit, bollëkut dhe përjetësisë. Ai është i lidhur drejtpërdrejt me Budën, dhe mund të gjendet i gdhendur në statuja në thembrat e këmbëve dhe në zemrën e tij.

Thuhet se ai përmban mendjen e Budës. Në muret e katakombeve të krishtera në Romë, simboli i Svastikës shfaqet pranë fjalëve “Zotiko Zotiko” që do të thotë “Jeta e Jetës”. Ai mund të gjendet gjithashtu në dritaret e kishave misterioze të Shkëmbit Lalibela në Etiopi, dhe në kisha të ndryshme të botës.

Në Mitet Nordike, Odini përfaqësohet duke kaluar nëpër hapësirë ​​si një disk rrotullues ose Svastikë që sheh të gjitha botët. Në Amerikën e Veriut, Svastika u përdor nga popullit Navajo. Në Greqinë e Lashtë, Pitagora e përdori Svastikës me emrin “Tetraktis”, si një simbol që lidhte qiellin dhe tokën, me krahun e djathtë drejtuar parajsës dhe krahun e majtë drejt Tokës.

Svastika është përdorur ndërkohë nga fenikasit si simbol i Diellit, dhe ishte një simbol i shenjtë që përdorej nga priftëreshat .Si ka mundësi që kaq shumë vende dhe kultura të ndryshme, nëpër shumë epoka të ndryshme,përdorën të njëjtin simbol dhe me të njëjtin kuptim? Është ironike dhe për të ardhur keq, që një simbol i jetës dhe përjetësisë që është konsideruar i shenjtë për mijëra vjet, është bërë sot një simbol i urrejtjes.

Të fundit

69 vjet pa Ajnshtajnin, ikonën botërore të fizikës

69 vjet më parë, fizikani Albert Ajnshtajn vdiq në Princeton, New Jersey, në moshën 76-vjeçare. Albert Ajnshtajn, i cili do...

Plani që po ndiqet për ndryshimin e moshës për daljen në pension

Astrit Hado, drejtori i përgjithshëm i Institutit të Sigurimeve Shoqërore ka folur për skemën e pensioneve në Shqipëri dhe problematikat që hasin të moshuarit....

Ancelotti: “Mbrojtja është mënyra e vetme ndaj Cityt, Guardiola më komplimentoi”

Real Madrid nuk ngopet dhe nuk dorëzohet kurrë. “Los Blancos” vuajtën në “Etihad”, por dolën të pamposhtur nga dueli që zgjati 120 minuta. Dhe...

Krisja Meta-Kryemadhi/ Minxhozi ‘thumbon’ çiftin: Pas rënies së votave iu duhej një alibi

Analisti Skënder Minxhozi thotë se krisja Ilir-Metas Kryemadhi ka ardhur pasi partia e tyre ka pasur rënie të votave në zgjedhjet e fundit. Në një...

Euro nuk do kthehet më në shifrat e viteve të kaluara

Bizneset eksportuese nuk po ngrenë kokë. Shifrat e fundit të INSTAT, tregojnë se vetëm në muajin mars bizneset vendase kanë shitur mbi 87.4 milionë...

Lajme të tjera

Web TV