Ditën e hënë do të mblidhet Këshillit Kombëtar i Partisë Demokratike, zbulohet rendi i ditës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ditën e hënë do të mblidhet Këshillit Kombëtar i Partisë Demokratike, mbledhja e parë pas zgjedhjeve brenda partisë. Këshilli Kombëtar do të zgjedhë mes të paktën dy kandidaturave, kreun e ri të këtij organi. Ende nuk janë publike dy alternativat për drejtuesin e ri që do të zëvendësojë Bujar Nishanin, i cili pas kritikave ndaj Lulzim Bashës, rrezikoi edhe anëtarësinë në Këshillin Kombëtar, por e shpëtoi pozicioni në krye të shtetit gjatë periudhës 2012-2017. Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi bën me dije se Këshilli do të nisë punimet në orën 18:00, ndërsa është përcaktuar edhe rendi i ditës. Pasi morën besimin e delegatëve të Kuvendit, anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar të PD, do të vulosin ndryshimin e kupolës drejtuese me të besuarit e Bashës.

“Të nderuar anëtarë të Këshillit Kombëtar, Ditën e hënë, datë 30 Gusht 2021, ora 18:00, do të zhvillohet mbledhja e Këshillit Kombëtar të PDSH, me këtë rend dite: Konstituimi i Këshillit të ri Kombëtar dhe zgjedhja e Kryetarit të Këshillit Kombëtar. Zgjedhja e Kryesisë dhe Sekretariatit të Partisë; e Kryetarit të Komisionit të Apelimit, Integritetit dhe Etikës; e Komisionit Zgjedhor; dhe të Bordit Financiar të Partisë. Njoftimi i përbërjes së Kryesisë së Grupit Parlamentar të PD. Caktimi i drejtuesve te Departamenteve të Këshillit Kombëtar. Mbledhja do të zhvillohet në Sallën e Mbledhjeve, Kati i II, Selia e PD. Duke ju uruar punë të mbarë, Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi.

Po ashtu, brenda këtyre javëve pritet të zgjidhet Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët dhe sekretarët, tashmë pa një numër limit, të cilët ndonëse do të votohen nga Këshilli Kombëtar, propozohen gjithashtu nga kryedemokrati Basha. Edhe kryetari i Komisionit të Apelimit, do të zgjidhet gjatë këtyre ditëve. Ky komision, i cili aktualisht drejtohet nga Arben Ristani, i mbetur jashtë Këshillit Kombëtar, sipas propozimeve të Lulzim Bashës reformohet dhe bashkohet me atë të Etikës dhe Integritetit.

Lexo edhe :  Një zakon i thjeshtë i përditshëm që mund të përmirësojë kujtesën

Megjithatë kupola drejtuese e PD nuk do të jetë e vetmja që do t’i nënshtrohet ndryshimeve. Edhe strukturat vendore pritet t’i nënshtrohen zgjedhjeve të reja. Sipas vendimit të miratuar nga vetë Lulzim Basha më 18 Qershor, brenda 30 shtatorit duhet të zgjidhen dhe krerët e degëve.

Ky riorganizim i demokratëve, nisi fill pas humbjes së zgjedhjeve të përgjithshme të 25 prillit, kur selia blu, pas thirrjeve drejtuar kryedemokratit për të dhënë dorëheqjen, u fut në një proces zgjedhjesh të brendshme, që konfirmoi për herë të tretë Lulzim Bashën në krye të PD.

Të fundit

Ndryshon paga për disa kategori/ Sa do jetë rritja për mjekët, infermierët dhe mësuesit

Reforma e ndërmarrë nga qeveria gjatë vitit 2023 për rritjen e pagave do të finalizohet deri në fund të...

‘Zien’ toka, dy lëkundje të forta tërmeti në vendin fqinjë, ja sa ishte magnituda

Një tërmet është ndjerë në Athinë, në brigjet e Peloponezit, pranë ishujve Strofades. Sipas informacioneve të para, intensiteti i lëkundjeve ka qenë 5.6 e shkallës...

Nëse keni probleme me gjumin, ju mund të vuani nga këto 5 çrregullime

A e keni vënë re sesa keq ndiheni të nesërmen, pasi keni fjetur keq një natë më parë? Djersë të ftohta, minuta të tëra...

“3 fakte qesharake”/ Luarasi-Bardhit: Do të të kisha ngelur në klasë

Akuzat e kreut të PD Gazment Bardhi ndaj vëllait të kryeministrit Olsi Rama kanë ngjallur debat  në studion e “Opinion” në Tv Klan. 3 elementë...

“Në Tiranë, 40% e trafikut shkaktohet nga…”/Shefi i qarkullimit zbulon shkaqet e kaosit

Rreth 40% e trafikut në Tiranë krijohet nga parkimet e gabuara në rrugë. Kështu u shpreh, shefi i qarkullimit rrugor, Besmir Qibni në një...

Lajme të tjera

Web TV