Pasojat e tërmetit/ 300 familje në dhjetor bëhen me apartamente të reja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga kryetari i Bashkisë Tiranë, Erjon Veliaj, dhe ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj kanë inspektuar kanterin e një qëndre tjetër urbane ku do të jetojnë 11 mijë banorë, ku ndër ta janë edhe të dëmtuarit nga tërmeti.

Familjet që mbeten pa strehë pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, tashmë do të kenë një strehë të re brenda muajit dhjetor të këtij viti. Një qendër e re urbane e cila ndodhet shume afër qendrës së qytetit do të jenë vendstrehimi për 11 mijë banorë. Me fondet e rindërtimit është bërë e mundur ngritja e kësaj qendre ku nuk do të mungojnë as objektet e kultit. Këtë lajm e bëri me dije kryeministri Edi Rama gjatë një inspektimi në kantier.

Investimi i qeverisë

Lagja 5 Maji në Tiranë është shndërruar në një prej kantiereve më të mëdha ku do të marrë jetë një nga qendrat urbane, ekonomike e sociale më moderne në Shqipëri, me rreth 3500 apartamente për 11 mijë banorë, përfshirë parkimin, hapësira shërbimesh për çdo objekt banimi, 5 godina publike, 3 objekte arsimore, një shkollë profesionale, kisha, xhami, qendra franceze e edukimit të Teknologjisë Digjitale për rininë “ECOLE 42”. Kjo lagje do të mirëpresë në fund të këtij viti 300 familjet e para që humbën shtëpitë e tyre në tërmetin e 26 nëntorit 2019. Për të parë nga afër zbatimin e projektit në terren ishte dje në kantier, Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ministri për Rindërtimin Arben Ahmetaj. “Tani kemi filluar me infrastrukturën. Kalojnë shpronësimet, javën tjetër hapet aksi rrugor. Do jetë i gjithë një rrethrrotullim i madh që lidh këtë rrugë me pingulen tjetër që do jetë deri te Bregu i Lumit, pastaj bashkohet me unazën e pestë me urë eventualisht”, shpjegoi kryetari i Bashkisë Veliaj, i cili shtoi ndër të tjera se për familjet që do të strehohen në këtë lagje është i garantuar edhe parkimi. “Një ndërtesë ka 75 apartamente dhe 75 vende parkimi. Kush do vijë do të ketë dhe vendin e parkimit, gjë që nuk e ka patur tek ndërtesat e vjetra parafabrikat”, tha ai. Pjesë e lagjes së re janë edhe ndërtesat e disa institucioneve publike, si dhe një kishë dhe një xhami. “Tek blloku tjetër janë ndërtesat publike, që nga godina e integruar e institucioneve të të ardhurave, dy shkolla, një kontribut i qeverisë greke, kemi dhe ndërtesën e IT-së që është kontribut i qeverisë italiane”, u shpreh ministri për Rindërtimin Ahmetaj. Ndër të tjera, kryetari i Bashkisë Veliaj tha se “prioritet është strehimi i familjeve me shtëpi të dëmtuara nga tërmeti. Pjesa që pret zyrat dhe njësitë e tjera tregtare do të marrin kohën e tyre”. Kryeministri Rama inspektoi edhe disa prej apartamenteve në ndërtim e sipër, të cilat sipas drejtuesit teknik të punimeve aktualisht janë në fazën e përfundimit të infrastrukturës elektrike dhe asaj hidraulike, për të vijuar në shtator me fasadën dhe gjithë infrastrukturën e jashtme.

Lexo edhe :  Pse disa shtete po vendosin ligjin për të mos iu përgjigjur shefave pas orarit të punës

Rindërtimi në Laç

Në zonën 1 në qendër të Laçit ka nisur ngritja e kolonave të pallateve të reja, ndërsa infrastruktura për zonën 2 po ecën me ritme të shpejta. Me përfundimin e këtyre dy lagjeve të reja, jeta e banorëve që humbën shtëpitë e tyre në tërmetin e nëntorit të shkuar do të rinisë në banesa më të forta e më të bukura. Infrastruktura e re parashikon edhe zgjidhjen e problemit të përmbytjeve nga përroi i Laçit, një problem shumëvjeçar i banorëve të Kurbinit. Paralelisht po punohet për pallatet e reja, spitalin e ri, godinën e re të bashkisë dhe mjediset sportive e rekreative që do të ndryshojnë faqen e këtij qyteti, bashkë me cilësinë e jetës për 800 familje të prekura nga tërmeti i vitit të shkuar. “Janë gati 400 vende parkimi dhe 524 apartamente”,  u shpreh ministri Ahmetaj, ndërsa përveç apartamenteve dhe banesave individuale në Laç do të ndërtohen edhe 4 shkolla dhe 2 kopshte të reja. Kryebashkiakja Cara tha se kjo zonë “do jetë një pol zhvillimi për gjithë qytetin”. Puna në Laç vijon edhe me meremetimin e ambienteve të përbashkëta të pallateve të dëmtuara. Të gjitha banorët e dëmtuar në Bashkinë Kurbin e kanë marrë edhe pagesat e dëmshpërblimeve, sipas kategorisë së dëmeve të shkaktuara 26 nëntorin e vitit të kaluar.

Të fundit

Tërbimi i Metës-triumfi i SPAK-ut!

Nga Azgan Haklaj Ndonëse ndaj pikpamje thellësisht të kundërta politike e civile me Ilir Metën (Metajn) do ta suportoja nëse...

Bienalja ndriçon ‘natën’ e të burgosurve femra

Pavioni i Selisë së Shenjtë në shtëpinë e burgut femëror Guidecca Nga Roberto Nardi Dy këmbë të stërmëdha dhe të ndotura zbathura ishin pikturuar në murin...

Përkthimi psikologjik i magjisë së eventit Miss & Mister Durrësi 2024

Nga Fatmir Minguli     Të shkruash për ngjarjen e natës së 5 prillit 2024 që u zhvillua në Pallatin e sportit ‘Ramazan Njala” në Durrës  nuk...

Ramazan Hushi me një libër që të vë në mendime

(Rreth romanit “Përmendorja e Djallit”) Shpendi Topollaj Po të nisesh nga ngjarjet që rrokin jo vetëm një qytet tonin pas rënies së komunizmit, por krejt Shqipërinë...

Një “Engjëll” vdekje, ylli argjentinas që vriste gjithkënd me gjakftohtësi

Nga Leonard Veizi Atij i pëlqente aq shumë rreziku, sa mund të rrezikonte deri në fund pa iu dhimbsur asgjë. Nuk ish në peshore as...

Lajme të tjera

Web TV