Talebanët dakortësohen t’i lejojnë afganët të largohen edhe pas 31 gushtit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Talebanët kanë pranuar që afganët do të jenë në gjendje të largohen nga vendi i tyre pas tërheqjes përfundimtare të trupave amerikane më 31 gusht, thotë një diplomat gjerman që po negocion me militantët pas një takimi me përfaqësuesit e tyre në Katar.

Nënkryetari i zyrës politike të talebanëve në Katar, Sir Abbas Stanekzai më siguroi se afganët me dokumente të vlefshme do të vazhdojnë të jenë në gjendje të udhëtojnë me fluturime komerciale pas 31 gushtit” shkroi Marcus Pochel në Tëitter.

Një draft  marrëveshje me talebanët  për transportimin e sigurt të civilëve nga Afganistani po hartohet nga Perëndimi, siç u bë e ditur në deklaratat pas telekonferencës së Samitit të G7, që ra dakord  mbi një qëndrim të përbashkët të evakuimit të civilëve.

Ndërsa ka ende kaos në aeroportin e Kabulit, zëdhënësi i grupit,  Sëail Sahin, tha se nëse trupat amerikane nuk tërhiqen deri më 31 gusht, do të konsiderohej një shkelje dhe mund të ketë një reagim të armatosur.

Për çështjen kryesore të respektimit të të drejtave, Sëail Sahin tha në një intervistë në “Mega” se gratë “do të kenë të gjitha të drejtat për të pasur arsim dhe për të punuar. Ndryshimi i vetëm që do të ndodhë do të jetë përdorimi i hixhabit”.

Ai gjithashtu theksoi se pikat e kontrollit në aeroportin e Kabulit janë ngritur për parandalimin e çdo anëtari të ISIS, të maskuar si qytetar i një vendi të huaj, të shkaktojë ndonjë sabotim, brenda dhe në mesin e turmës në aeroport

 

Të fundit

Rryma e oqeanit përshpejtohet me nxehtësinë. Problem për akullin e Antarktidës

Shkenca Rryma Rrethore e Antarktikut intensifikohet me rritjen e temperaturave: është e destinuar të rritet në shpejtësi dhe të...

I lumtur deri në… budallallëk

Nga Leonard Veizi Të lumtur në jetë të jetëve... Epo kjo është sentencë krejt folklorike. Sepse realiteti nuk do shumë mund për t’u kuptuar se është...

Investimet e huaja/ Rama projekton rritje me 4 miliardë dollarë

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në mbledhjen e Këshillit Ekonomik Kombëtar, e sheh dialogun mes qeverisë dhe sipërmarrjes, si një nga rrugët...

Dosja “5 D”/ Korrupsion dhe shpërdorim detyre, SPAK  lëshon 9 masa sigurie

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dha detaje për arrestimin e 9 personave, zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës nën...

Lajme të tjera

Web TV