Komiteti i Ekspertëve/ Nuk ndryshojnë masat anti-covid, thirrje për vaksinim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, ka deklaruar se nuk do të mbyllen shkollat nga koronavirusi, ndërsa theksoi se nuk do të ketë asnjë ndryshim nga masat e marra më parë.

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, duke vlerësuar situatën epidemiologjike në Shqipëri tha se pavarësisht rritjes së rasteve, është parë e arsyeshme që situata mund të mbahet nën kontroll me masat ekzistuese. Sipas Rakacollit, problem mbetet zbatimi i masave anti- covid. “Në krahasim me vitin e kaluar numri i të shtruarve është ndjeshëm më i ulët. Situata është më e kontrolluar dhe këtyre indikatorëve i përgjigjet mirë niveli i masave që ne kemi në fuqi, problem është zbatimit i tyre. Mendimi është që situata mund të kontrollohet duke mbajtur të njëjtat masa por duke i zbatuar ato dhe intensifikimi i vaksinimit”, u shpreh Rakacolli. Ky fakt u përsërit edhe nga Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik. “Masat nuk kanë ndryshuar, pavarësisht kohës së ngrohtë apo lëvizjes brenda ose jashtë vendit. Por duhet fuqizuar zbatimi i tyre nga organet ligjzbatuese. Përdorimi i maskës, distancimi social dhe higjena duhet të zbatohen”, tha Fico. Sipas Rakacollit, shkak i rritjes se rasteve është qarkullimi i variantit Delta. “Komiteti i ekspertëve vlerësoi indikatorët me qëllim përcaktimin e masave. Siç është vënë re edhe në raportimet tona ka një rritje të rasteve, e reflektuar edhe në rritjen e thirrjeve në urgjenca dhe shtrimet në spitale. Arsye kryesore është Delta që ka një shkallë më të lartë infektueshmëria. Në vend ka vazhduar vaksinimi, dhe kjo ka bërë që situatë të jetë nën kontrolle”, tha Rakacolli.

Shkollat

Gjatë konferencës së Komitetit Teknik të Ekspertëve, Rakacolli theksoi prerë dhe qartë se me këto shifra, që janë sot, nuk diskutohet fare mbyllja e shkollave. “Shkollat do të hapen atëherë kur është përcaktuar, në bazë të protokolleve të përcaktuara. Tashmë kemi stafe të vaksinuara, por edhe një pjesë e mirë e familjarëve të nxënësve janë vaksinuar. Në shifrat që jemi sot, nuk diskutohet fare hapja e shkollave”, tha zv.ministrja Rakacolli.

Vaksinimi

Drejtuesja e Departamentit të Kontrollit të Sëmundjeve Infektive, Silva Bino, tha në konferencën e Komitetit të Ekspertëve se fushata e vaksinimit po vijon me ritme të larta. Duke folur për vaksinimin, Bino deklaroi se Gjirokastra është qyteti me mbulesën më të lartë vaksinale, duke shtuar se rastet e vaksinuara janë 32 herë më pak të infektuar se rastet e pavaksinuar. “Fushata e vaksinimit ka vazhduar me ritme të mira. Aktualisht kemi një mbulesë vaksinale me të dyja dozat, që po i afrohet 27%. Në drejtim të mbulesës me një dozë, ajo po i afrohet 37%. Gjirokastra është qyteti me mbulesën vaksinale më të lartë, por ka një mbulesë vaksinale edhe në Tiranë. Vazhdojmë të kemi vaksinime masive, sa i përket të gjitha grupmoshave. Sa i përket vaksinimit, duhet të themi që rastet e vaksinuara me një dozë që janë shfaqur në popullatë janë 12 herë më pak se rastet e pavaksinuara. Kurse rastet e vaksinuara me të dyja dozat janë 32 herë më pak se rastet e pavaksinuara”, tha Bino.

Lexo edhe :  Burg vetëm në fundjavë për të rinjtë dhe dënime me gjobë, ndryshimet në Kodin e Ri Penal

Vendimi, qeveria jep 33 milionë lekë për Emergjencat Civile

Këshilli i ministrave ka miratuar një shtesë fondi prej 33 milionë lekësh për Emergjencat Civile. Vendimi është publikuar në fletoren zyrtaren dhe shuma e cila do të rishpërndahet do t’i hiqet programit “Forcat e luftimit” për të kaluar te Emergjencat Civile. Drejtoria e Emergjencave Civile u gjend e papërgatitur përballë zjarreve që përfshinë vendin këtë verë nga veriu në jug, ku u dogjën qindra hektarë pyje dhe vijojnë që të digjen. Forcat zjarrfikëse në terren u panë të papërgatitur me mjete përkatëse, ku përpiqeshin të shuanin flakët me kazma dhe lopata, dhe jo me mjetet e duhura që kërkon situata. “Në buxhetin e vitit 2021, miratuar për Ministrinë e Mbrojtjes, të bëhet rishpërndarje e fondeve ndërmjet programeve buxhetore, si më poshtë vijon: a) Në programin buxhetor “Emergjencat civile” 10910 të shtohet fondi prej 33 000 000 (tridhjetë e tre milionë) lekësh në shpenzimet korente; b) Në programin “Forcat e luftimit” 02120 të pakësohet fondi prej 33 000 000 (tridhjetë e tre milionë) lekësh në shpenzimet korente”, thuhet në vendim.

Të fundit

600 mijë euro për të prezantuar BBV? Arbana përgjigjet pas largimit nga Topi

Ish-moderatorja e Big Brother VIP Albania, Arbana Osmani, ka vendosur të ndajë mendimet e saj të qëndrueshme rreth çështjeve...

3 shenjat e horoskopit që e lëshojnë dorën thuajse gjithnjë me miqtë për para borxh

Nëse i jepni një shoku apo shoqeje vetëm ca lekë borxh sepse ka harruar portofolin në shtëpi, kjo është tjetër gjë krahasuar me disa...

‘Ethet e Dengës’?/ OBSH ngre alarmin: Sëmundje virale, ka shënuar shifra rekord këtë vit

Epidemia e Etheve të Dengës po përhapet me shpejtësi në Karaibe dhe Amerikën latine, duke shënuar shifra record nga fillimi i vitit deri tani....

“Në Maj nisin faturimet e reja”/ Ja sa kilovati do të paguajnë furrat që tregtojnë bukë

2600 furra buke që operojnë në mbarë vendin nuk do të preken nga rritja e çmimit të energjisë elektrike. Nga Lushnja, Zv/Kryeministria Belinda Balluku...

Meta denoncon në Prokurori: Më kanë vjedhur hard diskun në zyrën e PL!

Kreu i PL, Ilir Meta ka denoncuar në Prokurorinë e Tiranës se në zyrën e Partisë së Lirisë, persona të paidentifikuar kanë vjedhur një...

Lajme të tjera

Web TV