Ushqimet që shuajnë etjen më shumë se uji

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Shumica prej nesh neglizhojmë sasinë e marrjes së ujit. Kur temperaturat janë të larta, ne pimë sa më shumë ujë që mundemi si dhe lëngje. Por ka disa sekrete se si mund të plotësoni lëngjet gjatë kohës kur ka temperature të larta duke zgjidhur ushqimet e duhura.

Sekreti është të zgjidhni frutat dhe perimet me përmbajtje të lartë të ujit. Konsumoni kastraveca pasi kanë deri në 95 përqind përmbajtje uji. Në të njëjtën kohë, kanë veti anti-inflamatore që largojnë përbërësit e padobishëm nga trupi si dhe zvogëlojnë acarimin e lëkurës.

Selino është një tjetër perime që ka pothuajse 95 përqind ujë. Është i pasur gjithashtu me vitamina dhe minerale që e bëjnë atë një zgjedhje shumë ushqyese. Kungulli i njomë gjithashtu është i pasur me ujë. Përveç hidratimit adekuat, kungulleshkat për shkak të antioksidantëve siç është β-karotina konsiderohen të dobishme për lëkurën, ndërsa falë luteinës dhe zeaksantinës që përmbajnë, ato mbrojnë edhe shikimin.

Shalqiri nuk duhet të mungojë në tryezën tuaj pasi përmban 91 përqind ujë por dhe likopen, që mbron qelizat nga dielli dhe mbron lëkurën. Luleshtrydhet konsiderohen gjithashtu një ushqim i dobishëm për hidratim pasi përveçse përmbajnë 91 përqind ujë, kanë dhe flavonoide, të cilat janë të dobishme për funksionin mendor./MCN.tv

 


Të fundit

Ushqimet që shuajnë etjen më shumë se uji

Shumica prej nesh neglizhojmë sasinë e marrjes së ujit. Kur temperaturat janë të larta, ne pimë sa më shumë...

Kaosi në Kabul, raportohet për një shpërthim të tretë

Kabuli po ‘bombardohet’ nga shpërthimet e njëpasnjëshme mes kaosit që ka përfshirë kryeqytetin e Afganistanit. Një shpërthim i tretë është dëgjuar teksa nuk dihen lokacioni...

Ja kur pritet të mbërrijë në Shqipëri avioni me grupin e parë të qytetarëve afganë!

Një grup i parë qytetarësh afganë që do të strehohen përkohësisht në Shqipëri pritet të mbërrijë në aeroportin ushtarak në Rinas pas orës 02.00...

Identifikohen 5 viktimat e aksidentit tragjik në Qafë Muzinë

Policia ka arritur të identifikojë të 5-të viktimat e aksidentit tragjik që ndodhi mesditën e sotme në vendin e quajtur Qafë Muzinë, në aksin...

UEFA ndan çmimet/ Ja futbollisti dhe trajneri më i mirë

Përveç përcaktimit të grupeve të Champions-it, UEFA, në ceremoninë e mbajtur në Stamboll, zgjodhi edhe më të mirët e vitit për sezonin 2020/21. Çmimi...

Lajme të tjera

Web TV