E hëna vendimtare/ Pas këshillit Kombëtar Basha do “zgjedhë” kryesinë

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Këshilli Kombëtar do të zgjedhë kryesinë e re, duke filluar me nënkryetarët e partive dhe sekretariatet e saj. Kryesia do të zgjidhet me propozim të kryetarit Basha dhe nuk pritet ndonjë surprizë mbi emrat e përcaktuar.

Këshilli kombëtar i demokratëve do të mblidhet pasditen e së hënës së 30 gushtit. Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi ka njoftuar të gjithë anëtarët e këshillit ku ka përcaktuar edhe rendin e ditës të kësaj mbledhje. Këshilli Kombëtar do të duhet të zgjedhë kryetarin e kësaj strukture. Më pas në bazë të propozimeve që do të vinë nga kryetari Lulzim Basha ose nga një grup i anëtareve të këshillit, kjo strukturë do të zgjedhë edhe kryesinë e re, duke filluar me nënkryetarët e partive dhe sekretariatet e saj. Pasi të përfundojë votimi për kryesinë e re, do të njoftohet edhe përbërja e kryesisë së grupit parlamentar të demokratëve në parlamentin e ri. Që pas miratimit të statutit të ri të Partisë Demokratike, bazuar në propozimet e kryedemokratit Basha në Këshillin Kombëtar të demokratëve do të krijohen departamente të cilat do të kenë një rol të rëndësishëm për këshillimin e kryetarit dhe strukturave më të larta ligjvënëse te demokratëve. Pika e fundit e diskutimit do të jetë edhe përcaktimi i drejtuesve të këtyre departamenteve.

Zgjedhja e anëtarëve

Demokratët kanë zgjedhur 300 emrat e anëtarëve të Këshillit Kombëtar, institucionit më të rëndësishëm drejtues të Partisë Demokratike. Delegatët votuan dhe zgjodhën përfaqësuesit e tyre për 4 vitet e ardhshme. Në listë janë emra të njohur si futbollisti Andi Lila, aktori Julian Deda, Aldo Bumçi, Agim Baçi, Asllan Dogjani, Glauk Olldashi, Ahmet Prençi, Elda Hoti, Gent Strazimiri, Blendi Kasmi, Adritaik Lami, Dorjan Teliti, Ilirjana Kuçana, etj. Por mungojnë edhe shumë personazhe të rëndësishme të partisë që së fundmi kanë dalë kundër zgjedhjeve të kryedemokratit Basha, mes tyre përmendim Edith Harxhin, Arben Ristanin apo dhe mjekun e njohur Halim Kosova. Kryetari i Komisionit Zgjedhor brenda PD, Jemin Gjana tha pas përfundimit të votimit se në votime morën pjesë gati 70% e delegatëve. Po ashtu u miratuan 11 propozimet e Lulzim Bashës në bllok pa asnjë ndryshim nga Kuvendi Kombëtar. Ishte kreu i PD, Lulzim Basha, i cili ditën e djeshme mbajti një fjalim të gjatë për atë që ai e quan ‘masakër zgjedhore’. Në datën 18 korik kur u zgjodh edhe kjo strukturë, Basha theksoi se nuk do ta njohë kurrë rezultatin e zgjedhjeve, teksa nuk ngurroi të ‘shtrijë dorën’ edhe për kritikët e tij, ku tha se dera për ta do të jetë gjithmonë e hapur Pas fjalës së Bashës, fjalën e morën figura të tjera brenda PD, ku fjalimi më i ‘fortë’ ishte deputetit të zgjedhur, Mark Marku. Ai u shpreh se partia është në pikën e saj më kritike e se nëse vazhdohet me këto ritme do të mbetet në opozitë për 4 vite me radhë. Ai kritikoi me të madhe analizën e bërë nga partia, për objektivat që janë arritur apo jo në 12 qarqet e vendit. Edhe Fatbardh Kadilli, ish-rival i Bashës në garën për kryetar, mbajti një fjalim me tone kritike. Një nga kritikët më të ashpër të Bashës, Bujar Nishani zgjodhi ta bojkotonte këtë Kuvend Kombëtar, njëjtë edhe Agron Shehaj. Ky i fundit, ishte i pranishëm në sallën e Pallatit të Kongreseve, por refuzoi të merrte fjalën. Zëri më kritik ishte deputeti i zgjedhur në Lezhë, Mark Marku i cili theksoi se PD-ja duhet të ndryshojë, pasi në të kundërtën rrezikon që të mbetet në opozitë edhe për 4 vitet e ardhshme. Edhe drejtuesi politik i qarkut të Vlorës, Bujar Leskaj mori përgjegjësinë e mosarritjes së rezultatit maksimal në qarkun e tij.

Lexo edhe :  Njerku lë shtatzënë vajzën e mitur të gruas, rrëfehet 16-vjeçarja

Postet që Rama i “ofron dorën” Bashës, nga Presidenti te Guvernatori i BSH

Me nisjen e sesionit parlamentar që shënon edhe kthimin e demokratëve në sallë, një seri institucionesh të rëndësishme kanë nevojë për votën e deputetëve për zgjedhjen e titullarëve, duke krijuar kështu një terren që dy krerët e politikës të gjejnë gjuhën e përbashkët, duke nisur nga karrigia e kreut të shtetit. Mandati i Ilir Metës tashmë është në dorë të Gjykatës Kushtetuese por edhe me përfundimin e tij natyral, Presidenti i ri duhet zgjedhur pranverën e ardhshme. Një post tjetër i rëndësishëm është edhe ai i Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë. Gent Sejko përfundon mandatin shtatë vjeçar në shkurt të vitit 2022 dhe karrigia e kreut të Bankës është një pozicion tepër i lakmuar për të cilin mund të tentohet darkotësia bi-partizane. Marrëveshja e 17 majit 2017 përfundon zyrtarisht efektet pas pak muajsh. Avokatja e Popullit është titullarja e insitucionit që u zgjodh pas dorështrëngimit Rama-Basha. Qëndrimi i saj për një mandat të dytë apo zëvendësimi mund të kalojë përsëri përmes dakortësisë politike mazhorancë-opozitë. Organet e dala nga reforma në drejtësi do të kenë gjithashtu vakancat e para që duhen plotësuar para dimrit. Dy pozicioneve në Këshillin e Lartë të Prokurorisë që zgjidhen nga Kuvendi, përfshirë edhe atë të kryetarit, Gent Ibrahimi, u mbarojnë mandatet në dhjetor. Edhe në Këshillin e Lartë Gjyqësor krijohen dy vakanca, për të cilat do të duhet një konsesus PS-PD për të miratuar anëtarët, ose në të kundërt do të përdoret mekanizmi zhbllokues.

Xhaferaj: Interperlancë në Kuvend me Ramën për të bërë transparencë për portin e Durrësit

“Do të kërkoj interpelancë në Kuvend me Ramën për të bërë transparencë për portin e Durrësit”. Kështu iu përgjigj kreu i PD Durrës dhe njëherësh deputet në Kuvendin e ardhshëm, Ferdinant Xhaferraj pyetjes se çfarë veprimesh konkrete apo nismash ligjore do të ndërmarrë partia më e madhe opozitare për projektin e portit turistik, të prezantuar nga kryeministri Rama pak muaj më parë. Gjatë një deklarate për shtyp, shumë pranë zyrës së shitjes të hapur pak javë më parë në portin më të madh në vend, Xhaferaj deklaroi se kjo zyrë është dëshmi e grabitjes që mafia e oligarkëve pranë kryeministrit po i bën 160 ha pronë publike. “Këto zyra që i janë grabitur portit sot, do të shërbejnë si kupola nga ku do të grabiten 160 hektarë tokë publike në shërbim të interesave të ngushta klienteliste. Në mungesë totale transparence, porti po zhvillohet duke u degdisur, pa plan dhe pa projekt, në Porto Romano. Porti 100-vjeçar i Durrësit, nga një aset i mirëfilltë i gjithë qytetit, po kthehet në një zyrë shitjesh apartamentesh luksoze për oligarkët e Ramës”, deklaroi Xhaferaj. Në emër të degës lokale të PD, Xhaferaj i bëri apel SPAK që të nisë hetimet për këtë aferë korruptive siç e quajti ai këtë projekt. “PD Durrës nxit institucionet e reja të drejtësisë si edhe prokurorinë për të hetuar dhe vepruar”, tha Xhaferaj. Kreu i PD Durrës përjashtoi çdo mundësi që përfaqësues të Partisë Demokratike të jenë përfshirë në këtë projekt.


Të fundit

E hëna vendimtare/ Pas këshillit Kombëtar Basha do “zgjedhë” kryesinë

Këshilli Kombëtar do të zgjedhë kryesinë e re, duke filluar me nënkryetarët e partive dhe sekretariatet e saj. Kryesia...

Bino: Vaksinohuni, variantet e reja ju dërgojnë në spital

Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë, Silva Bino, shprehet se variantet e reja të koronavirusit prekin të gjithë popullatën, edhe nëse e kanë kaluar më...

“Shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut”, Rama për ardhjen e afganëve: T’i urojmë mirëseardhjen

Kryeministri Edi Rama i ka uruar mirëseardhjen 121 afganëve të parë që mbërritën në Shqipëri. Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, ku ka publikuar një...

Mbërrin në Shqipëri avioni i parë me 121 afganë, mes tyre gra dhe fëmijë (Video)

Ka mbërritur në aeroportin e Rinasit, avioni i parë me 121 qytetarë afganë, mes të cilëve 11 foshnje, të cilët aktualisht i janë nënshtruar...

Viti i ri akademik/ Rama: Vaksinim i detyruar për pedagogët dhe studentët

Nisur nga shifrat në rritje të të prekurve nga varianti Delta i koronavirusit, qeveria ka vendosur që në universitete askush nuk mund të futet...

Lajme të tjera

Web TV