Bisedë brezash dhe bisedë me veteveten

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Fatmir Minguli

( Shënime analitike për librin “Bisedë brezash” të Dimitrov Popovic, botim i qendrës për ruajtjen dhe zhvillimin e kulturës sé pakicave të Malit të Zi, Podgoricë, 2019)

Sekreti i ekzistencës njerëzore nuk
qëndron vetëm né të jetuarit.
por edhe nё të kuptuarit se përse rron!
Fjodor Dostojevski

Është një kënaqësi personale e shoqëruar me ndjenjën e mirëkuptimit për të shkruar për poezitë e njeriut të mirë dhe shkrimtarit e përkthyesit Dimitrov Popoviç. Autor i disa librave me poezi dhe ese, përkthyes i disa veprave të autorëve malazezë, redaktori i botimeve të teksteve mësimore për shkollat me mësim nё gjuhën shqipe, etj ai vjen para lexuesve shqiptarë dhe malazezë me librin e tij me titullin gjithëpërfshirës “Bisedë brezash”.
Jo më kot e solla parafrazimin e Dostojevskit që nё hyrje të këtyre shënimeve. Duhet të njohësh jetën e vështirë të Dimitrovit për të hyrë nё brendësi të poezisë sё tij të veçantë.
Por, ndoshta, parathënia e Bajram Sefaj, një parathënie dinjitoze për të futur né brendësi të “Bisedës sé brezave” është një ogur i mbarë për këtë libër të Dimitrov Popoviç.
Duke qenë sёpari një poet, Dimitrov ka sjellë me këtë libër shpirtin e tij, aspak të dyzuar, aspak të veçuar. Ai ka shpirtin e njeriut të sinqertë, hapsirat e shpirtit të tij përfshijnë skajet më të largëta të vendlindjes dhe të banimit, mes maleve të Shqipërisë dhe të fqinjit verior, Malit të Zi.
Midis etheve, eklipsit dhe ëndrrës, Dimitrov lëviz nё orbita qiellore të një poezie që herë vjen nga qielli e herë shtrohet nё sofrat e njerëzve të tokës sonë. Dhe gjithmonë aty është shqetësimi. Por për të dhënë poezi me kreativitet nuk mjafton vetëm fantazia e sё përditshmes, qoftë dhe ajo e tregëtisë, por duhet ajo fantazi e bazuar nё atë që flet shpirti.Prandaj autori ka ethe, ka eklipse të mendimeve që ndërhynë njeri tek tjetri ashtu si dielli me hënën, ka ëndrra që e shoqërojnë edhe né këtë moshë. Ky është portreti i poetit.
Gjatë vizitës vitin e kaluar nё Cetinje ku Dimitrov na shoqëronte, teksa bisedonim për poezinë nё përgjithësi unë i thashë Dimitrovit:
“Poetët janë profetë!”
Por e pashë që Dimitrov hezitoi e unë, ashtu i ndrojtur që i dhashë atë përcaktim, u tërhoqa disi. Por mbas vizitave të asaj dite, Dimitrov më tha se do ta shihte me qetësi atë përcaktim se poetët janë profetë. Nuk e kisha lexuar akoma librin e tij “ Bisedë brezash”! Dha ja tani që këtë libër e kam ndër duar shoh se jo më kot ky vëllim fillon me poezinë e shkurtër profetike “Heshtje”:

Ne rrimë. Dëgjojmë.
Dhe nuk dimë se ç’thuhet.
E nё heshtje bluajmë me mijëra ëndrra,
mbi shpinën tonë një dramë po shkruhet.
Dhe s’kuptojmë,
Ç’ka drama brenda…

Një parathënie e vërtetë për librin e tij, një poezi që shoqërohet nё të gjitha faqet e librit me poezi ku heshtja flet dhe fjala godet ashtu si te poezia “Kosovarët”, poezi medituese ku mendimi vetëm se thellohet, thellohet duke na dhënë me penelatat e fjalës portretin e kosovarit e ku:

-Ne keq s’i bëmë askujt nё jetë.
Ndaj …dhe askujt s’i kemi borxh!

E ndërsa mendimi thellohet gjeografia e poezive të librit “Bisedë brezash” zgjerohet e lëviz mbi Kosovë, Bosnjë, burimin e Drinit, Ballkanin, Dragobinë, shpellën e Frashërit, Valbonën, sheshin “Skënderbej”… E për më tepër poeti na sjell imazhe të vërteta për njerëzit si Bogdanin, poezinë për të cilin e ka mbështetur te studjuesi i madh prishtinas Anton Nikë Berisha, për Tano Banushin, poetin Gj. Gj., Kadarenë, Migjenin, etj.
Por poezitë e tjera janë ato ku e brendshmja shpirtërore, si tek poezia “ Brenda meje” apo tek poezia “ Zhgënjimi”, është e lidhur pazgjidhshmërisht me bëmat e jetës sё përditshme. “Lirshmëri poetike” do e quaja krejt librin e Dimitrov Popoviç, ku vetë autori e ka edhe një titull tjetër, shënuar nё krye të librit, nёntitullin” Përtej shpresës”. I brishtë ndaj fenomeneve, bëmave të këqia, Dimitrov derdh mellanin e sarkazmës e ndaj sё keqes universale fut doza të humorit siç i ka fokusuar nё poezitë “ Hijet”, “ Njeriu B”, “Eklipsi”, etj. Kësisoj, poezia e Dimitrovit është nё lëvizje, jo vetëm nëpër subjekte por dhe nё strukturën e poezive, nё format e saj. Një kombinim i përsosur i vargut pa rimë me atë me rimë e ku muzikaliteti merr gradientë të lartë.
Dhe ja! Dimitrov përballë Migjenit dhe Kadaresë! Dy poezi kushtuar dy gjigantëve të letërsisë sonë, poezi që janë më shumë se një performim poetik, por një rrëfim psiko- analitik ku ndërtohen ura mes të dy gjigandëve e Dimitrov ecën i sigurtë mbi këtë urë pa kërkuar “mjete sigurie”.
Por le të vazhdojmë udhëtimin nё botën e brendshme të poezive të poetit. Në poezinë e tij, e madhja dhe e vogla bëhen bashkë por secila merr hakun e vet. Në poezinë “Më jep” që e dalloj nё mënyrë të veçantë kemi demonstrimin e kësaj vetie…

Lexo edhe :  Sara dhe Ledri rikthehen bashkë , veprimi i fundit i influenceres konfirmon gjithçka

“Më jep një sep të shamisë tënde” i thotë ai vajzës sё ëndrrave. Apo te poezia “Peshkatari” ku “ Aty harron dhimbjen, lodhjen dhe tejen/ Aty gjith’ durimi lidhet për një grep.”
Çdo “ e vogël” për Dimitrovin është e madhja e jetës ku te ato të vogla duke menduar për to ka bërë dhe autoskanerin e mendimeve të veta.
Prandaj poezia e tij është né kreshendo, si tek “ Mit i mjegulluar” ku me një varg magjik ai sjell esencën e jetës mbi tokë, vazhdueshmërinë e saj:

“Ndërsa ne ngadalë, me një mjegull të bukur,
Horizontit shkojmë si hije duke u zhdukur.”

Kështu sinqeriteti i poetit përplaset gjer né skajet e sé vërtetës njerëzore.

Dimitov Popovic është një poet pa pretendime, për të qenë “Më i miri”; ai ka “hallet” si çdo njeri tjetër e diçka prej tyre do t’i ndajë me miq e shokë, prandaj jo më kot e titullon këtë libër “Bisedë brezash” ku dhe ai vetë bisedon me brezat dhe intuitivisht me veten e tij. Ky është poet i vërtetë!
Po le të kthehem né diversitetin e strukturave të poezive të Dimitrovit. Herë e gjatë dhe metrike e përsosur me rimën elegante e herë trevargësh që synon përsosjen e mendimit filozofik nëpërmjet pak fjalëve e herë varg i thyer. Jo më kot poeti i ndërron strukturat. Ai i ndrron ashtu si janë dhe mendimet e tij, herë të shpejta e herë të ngadalta, herë të qeta e herë të rrëmbyeshme. Ai bashkëbisedon me shumë njerëz nё këtë libër, dhe ai bën autorrëfimin e tij të sinqertë duke ardhur para lexuesve me këto poezi sa racionale aq dhe shumëshprehëse. Ai me këto poezi, plot forcë dhe mençuri, nuk harrohet lehtë se ato ruhen nё kujtesën e shekujve dhe kalojnë nga brezi nё brez.

“ Erdhën kohë të tjera, o gjyshi im plak,
Por oxhaku nxjerr tym përsëri.
Unë fort krenohem se jam i yti gjak,
Por dhe ti krenohu
-Trurit tim të ri.”

Nuk është thjeshtë ndrrim brezash, është vazhdimësia e jetës me spiralen e zhvillimit të pandërprerë. Eshte kjo spirale që e bëri librin “ Bisedë brezash” të triumfojë jo vetëm né botën e letërsisë shqiptare. Libri i Dimitrov Popoviç do te ketë jehona të tjera, unë thjeshtë bëra një përsiatje të poezive të tij. Edhe pse jeton në Malin e Zi, ky poet ka ndërtuar edhe ura të tjera të bashkëpunimit mes dy popujve tanë, shqiptarë dhe malazez, duke u bërë një shembull i admiruar néёmardhëniet socio-kulturale mes dy shteteve që janë afër njeri tjetrit, Shqipërisë dhe Malit të Zi.

Të fundit

Balla prezanton pr/ligjin për Prefektin: Të respektojmë pavarësinë e pushtetit vendor

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka prezantuar sot projektligjin për prefektin, ndërsa nga foltorja e Kuvendit se do të...

“E mbyllëm me një telefonatë”/Rike Roçi i jep fund lidhjes pas daljes nga Big Brother VIP

E ftuar në studion e “Wake Up”, ish-banorja e “Big Brother VIP 3”, Rike Roçi, foli më shumë për eksperiencën e saj brenda shtëpisë...

Korreshi-Felajt: Ju po vidhni gjithë buxhetin s’po themi gjë, na lini të vjedhim fjalën

Deputeti demokrat Saimir Korreshi, deklaratës së zv.kryeparlamentares Ermonela Felaj, e cila tha se deputetët e opozitës kanë folur në Kuvend më shumë se mazhoranca,...

Begaj pret zyrtaren e DASH: Shqipëria, mbrojtëse e të drejtave të njeriut në OKB

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, priti sot në një takim zyrtaren e Departamentit Amerikan të Shtetit, Rina Amiri, e Dërguar Speciale e...

Borrell: Jemi në prag të një lufte rajonale në Lindjen e Mesme

Sipas një raporti të Associated Press (AP), shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, tha se regjimi ekzistues i sanksioneve të BE-së...

Lajme të tjera

Web TV