E trishtë/ Të moshuarit që humbën jetën në aksidentin Qafë-Muzinë, u gjetën të përqafuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga aksidenti fatal që ndodhi më 26 gusht në Qafë Muzinë ku humbën jetën 5 persona që udhëtonin me fugonin,mes tyre ishte edhe një çift të moshuarish, të cilët gjithashtu ishin viktimë e përplasjes tragjike. Çifti Drita dhe Fiqiri Koçari, 72 dhe 77 vjeç, me origjinë nga Skrapari Drita dhe Fiqiri Korçari janë gjetur nga zjarrfikësit të përqafuar me njëri – tjetrin. Ata lanë pas 2 djem dhe 1 vajzë, nipër dhe mbesa.

Drita dhe Fiqiri Korçari vinin për të kaluar pushimet në Sarandë, por nuk arritën të mbërrinin, pasi fugoni me të cilin udhëtonin, ra nga një urë rreth 7 metër. Përplasja rezultoi fatale edhe për shoferin e fugonit 51-vjeçar, Bardhi Prodo dhe  një çift turistësh të huaj nga Ukraina, Tetjhana dhe Olesandr Fediaieva, 48 vjeç dhe 53 vjeç. E vetmja e mbijetuar e aksidentit ishte 25-vjeçarja nga Tirana, Greta Daberdini, e cila shkonte tek e motra që ishte me pushime në Sarandë.

Sipas policisë mjeti ‘Land Roveri’ që drejtohej nga 22-vjeçarja nga Tirana,

 

Rexhina Çelhaka, u përplas me fugonin me pasagjerë, që përfundoi në greminë. Ndërsa sipas dëshmisë së vajzave italiane që udhëtonin si pasagjerë në mjetin “Land Rover” thanë se fugoni e mori kthesën gjerë dhe shoferja e fouristradës frenoi për të shmangur përplasjen, ndërsa makina rrëshqiti nga lagështia.

Hetuesit ende po punojnë për përcaktimin e shkakut dhe rrethanave të aksidentit, ndërsa në pranga ka përfunduar 22-vjeçarja për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Rruga në Qafë-Muzinë njihet si mjaft problematike për shkak të ngushtësisë së saj dhe mungesës së sinjalistikës.

 

 

Të fundit

U arrestua nga policia zviceriane, reagon Soni Malaj

Ditën e djeshme, në media qarkulloi lajmi se këngëtarët Soni Malaj, Don Phenom dhe Sinan Vllasalliu, janë arrestuar nga...

Google pushon 28 të punësuar pas protestave kundër marrëveshjes me Izraelin

Google pushoi nga puna 28 punonjës për përfshirjen e tyre në një protestë 10-orëshe në dy nga zyrat e gjigantit të teknologjisë në California...

Pasi të lexosh këtë artikull, do hash më shumë luleshtrydhe

Luleshtrydhet nuk janë vetëm të shijshme, por i bëjnë mirë shëndetit më shumë se sa mund ta mendosh. Studiuesit janë të bindur se luleshtrydhet...

Kikia zbardh detaje mbi rastin e zhdukjes së 3-vjeçarit/ Fëmija ka pësuar traumë!

Një fëmijë 3-vjeçar në qytetin e Durrësit raportohet të jetë zhdukur. Ka qenë e ëma e të miturit ajo e cila ka bërë denoncimin...

“Çdo bub kur leh e ka me të keq do dhe të hajë”, Basha akuza ndaj Rithemelimit

Kryetari i Partisë Demokratike zyrtare, Lulzim Basha është ndalur të flasë për mediat jashtë ambienteve të Kuvendit, pak minuta para nisjes së seancës, duke...

Lajme të tjera

Web TV