Manastirliu: Qeveria po negocion me kompaninë Pfizer për 500 mijë doza të tjera brenda 2021

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Qeveria shqiptare po negocion me kompaninë Pfizer për 500 mijë doza të tjera vaksinash, që parashikohet të vijnë brenda vitit, për të vijuar me procesin e vaksinimi anti-Covid në vend. Lajmi u dha nga ministrja Ogerta Manastirliu, e cila inspektoi nga afër procesin e vaksinimit në Poliklinikën Qendrore. Ajo bëri apel për të rinjtë, studentët dhe çdo qytetar të vaksinohet sa më parë, për të mbrojtur shëndetin e tij dhe të tjerëve.

“Qeveria ka marrë masat që të vijojë që të kemi furnizim në vazhdim me vaksina. Jemi duke negociuar gjithashtu me Pfizer për 500 mijë doza të tjera të vaksinave Pfizer, të cilat do të jenë pjesë e programit tonë të vaksinimit deri për muajin dhjetor. Këto vaksina parashikohet të vijnë brenda fundit të këtij viti”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë theksoi se çdo i pavaksinuar përbën një kosto për jetën dhe shëndetin e vetes, por edhe të shoqërisë, ndaj procesi i vaksinimit është shumë i rëndësishëm.

“Çdo i pavaksinuar është një kosto, përbën një kosto jo vetëm për jetën dhe shëndetin e vetvetes, por gjithashtu edhe për familjarët, për shoqërinë. Është një kosto për sistemin shëndetësor. Duhet të kuptojmë që në Infektiv kemi 95% të rasteve, mes tyre janë edhe raste të rënda, që janë të pavaksinuar. Pikërisht fakti që janë të pavaksinuar dhe janë në një gjendje të rëndësuar shëndetësore është një arsye më shumë që të gjithë qytetarët të vaksinohen sa më shpejt, pa humbur kohë, për të mbrojtur jetën, shëndetin, për të ulur risqet dhe pasojat që sjell mungesa e vaksinimit”, tha Manastirliu.

Duke bërë apel për vaksinimin, Silva Bino, shefe e Departamentit të Epidemiologjisë në ISHP, tha se ka akoma mësues të pavaksinuar, ndërkohë që tha se krahas fushatës së hapur të vaksinimit u është rekomanduar mjekëve të familjes që të mos largojnë vëmendjen nga grupet në risk.

Lexo edhe :  Hapet tuneli i Skërficës në aksin Kardhiq-Delvinë/ Balluku: Janë kryer 65% e punimeve

“Ka akoma sidomos në mjedisin e mësuesve që janë dhe grupe kritike dhe grupe risku, për të cilat duhet të shtojmë mundësinë e vaksinimit. Personeli shëndetësor ka një mbulesë më të lartë vaksinale në krahasim me të tjerët. Mbulesë të mirë vaksinale kanë punonjësit e policisë. Natyrisht ne po vazhdojmë që krahas gjatë gjithë kësaj kohe të fushatës së hapur, kemi dhënë rekomandimin për mjekun e familjes që të mos e largojë vëmendjen nga ato grupmosha që janë me të vërtetë kritike”, tha Bino.

Deri tani në vendin tonë kanë mbërritur 1,899,172 vaksina. Prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 1,427,977 doza të vaksinës ndaj COVID19.


Të fundit

Manastirliu: Qeveria po negocion me kompaninë Pfizer për 500 mijë doza të tjera brenda 2021

Qeveria shqiptare po negocion me kompaninë Pfizer për 500 mijë doza të tjera vaksinash, që parashikohet të vijnë brenda...

Tommaso Claudi, diplomati që qëndroi për të shpëtuar fëmijët në Kabul: Është puna ime, ky është vendi im!

"Ky është vendi im: siç e kam thënë që në fillim, do të qëndroj këtu për aq kohë sa të jetë e nevojshme. Por...

Më 28 gusht 1963, Martin Luther King Jr. mbajti fjalimin e tij historik “Unë kam një ëndërr”

Më 28 gusht 1963, aktivisti për të drejtat e njeriut në Amerikë Martin Luther King Jr. iu drejtua 250,000 mbështetësve të të drejtave civile...

Këpucët e përbaltura nga Odiseu i Homerit tek Uliksi i Xhojsit

Nga Zhuljeta Grabocka Narracioni lirik ka qënë e mbetet pjesë e përjetimeve jo vetëm të rrëfimtarit epik, por edhe i përjetimeve të unit lirik. Detaji...

Isuf Kalo rrëfen reagimin e Enver Hoxhës kur mësoi vdekjen e Mehmet Shehut, pse nuk pranoi në makinën e tij Kadri Hazbiun që ishte...

Kanë kaluar plot tri dekada, qëkurse një nga njerëzit më të pushtetshëm të regjimit komunist pas Enver Hoxhës ndërmori aktin e vetëvrasjes. Të paktën...

Lajme të tjera

Web TV