Prej kohësh nuk është aktive në muzikë, Tuna bëhet pjesë e një kauze shumë humane

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Prej kohësh, Tuna nuk është aktive në muzikë dhe të gjithë presin me padurim një rikthim të këngëtares. Megjithatë këto kohë, artistja duket se ka qenë e angazhuar me kauza akoma më të rëndësishme.

Së fundmi është mësuar se këngëtarja ka marrë një nismë të re. Ajo i është bashkuar një organizate zvicerane të quajtur “For Children Smile” (Për buzëqeshjen e fëmijëve) dhe kauza për të cilën është angazhuar këngëtarja është mjaft humane.

Këngëtarja ka publikuar në Instastory, një fotografi ku shfaqet me anëtarët e organizatës dhe e shoqëron me mbishkrimin “Gati për rrugëtimin tonë!”.
Së bashku me pjesëtarët e tjerë të organizatës, Tuna do t’ju vijë në ndihmë fëmijëve të sëmurë, të prekur nga luftërat apo të goditur nga fatkeqësitë natyrore.

Për sa i përket muzikës, projekti i radhës për Tunën do të jetë bashkëpunimi që ka realizuar me Dafina Zeqirin. Kjo e fundit zbuloi pak ditë më parë gjithë detajet nga albumi i saj i ri dhe i surprizoi të gjithë me emrin e Tunës. Dy vajzat kanë lënë pas të gjitha armiqësitë e së shkuarës dhe kanë bashkuar forcat me njëra-tjetrën për një këngë që do mban titullin “Sunny Hill”. Detajet për publikimin e projektit nuk dihen ende, ndaj do të na duhet të presim dhe pak të mësojmë gjithçka rreth tij.


Të fundit

Prej kohësh nuk është aktive në muzikë, Tuna bëhet pjesë e një kauze shumë humane

Prej kohësh, Tuna nuk është aktive në muzikë dhe të gjithë presin me padurim një rikthim të këngëtares. Megjithatë...

“Neue Nationalgalerie” në Berlin rihapet për publikun pas gjashtë vitesh punë rehabilitimi

Kryeqyteti i Gjermanisë ka gjetur një xhevahir arkitektonik të modernitetit. Neue Nationalgalerie, një ndërtesë ikonike e ndërtuar midis 1965 dhe 1968 nga arkitekti gjermano-amerikan...

Botërori “Katar 2022”/ Trajneri Reja zbulon listën e kombëtares (Foto)

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Edoardo Reja ka shpallur listën e lojtarëve që do të grumbullohen për tre ndeshjet e vlefshme për eliminatoret e Botërorit...

Bisedë brezash dhe bisedë me veteveten

Nga Fatmir Minguli ( Shënime analitike për librin “Bisedë brezash” të Dimitrov Popovic, botim i qendrës për ruajtjen dhe zhvillimin e kulturës sé pakicave të...

E pazakontë, lopët ‘fluturojnë’ në qiellin zviceran (Video)

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Zvicër, duke na kujtuar shpesh lojën e fëmijërisë 'fluturon lopa', por edhe na tregon përkujdesjen që autoritetet...

Lajme të tjera

Web TV