Tommaso Claudi, diplomati që qëndroi për të shpëtuar fëmijët në Kabul: Është puna ime, ky është vendi im!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Ky është vendi im: siç e kam thënë që në fillim, do të qëndroj këtu për aq kohë sa të jetë e nevojshme. Por jo për veten, por për Vendin tonë dhe, për pjesën time të vogël, të punës sime”, tha Tommaso Claudi, diplomati italian që mbeti në Kabul për të përfaqësuar ambasadën e shtetit të vet, i cili është bërë simbol i atyre pak italianëve që po përpiqen të ndihmojnë afganët në një vend në kaos.

“Nuk e prisja gjithë atë bujë pas asaj fotografie. Është vetëm puna ime”, thotë Tommaso Claudi, diplomati italian që qëndroi në Kabul për të përfaqësuar ambasadën e shtetit që përfaqëson, duke komentuar fotot që e portretizojnë atë si shpëtimtar të një fëmijë në aeroportin e kryeqytetit të Afganistanit, foto të publikuara kudo, të cilat i dhanë papritmas famë, duke e ngritur atë në simbolin e atyre pak italianëve që në këto orë po përpiqen të ndihmojnë afganët në një vend në kaos, ku shumica e perëndimorëve janë larguar, përfshirë ambasadorët. Një përfaqësim që vetë Claudi, megjithatë, e refuzon. “Së pari: Unë bëj punën time. Dhe e jona është një përpjekje ekipore”, shpjegoi Claudi për Repubblica, duke kujtuar:“ Aty është ministria ime, është Mbrojtja, ka Inteligjencë. Unë jam një dhëmbëz i vogël në sistem”.

Claudi, pozicioni zyrtar i të cilit është ai i sekretarit të delegacionit në ambasadën italiane në Afganistan, mori rolin e koordinatorit pasi e njëjta ambasadë u evakuua me nxitim pas hyrjes së talebanëve në Kabul. Nga ai moment filloi një detyrë e re për të: si eksponenti i vetëm i trupit diplomatik italian në Afganistan, ai duhej të koordinonte përpjekjet për të shpëtuar bashkatdhetarët e tij dhe për të organizuar riatdhesimin e tyre, por edhe për të nisur afganët që bashkëpunuan në këto dekada me forcat e armatosura italiane apo institucionet në vend.

Lexo edhe :  Princesha Diana e quante mbretin Charles “një makth”, por pse?

Në këtë rol, me jelek antiplumb dhe përkrenare, të rrethuar nga ushtarët italianë dhe karabinierët, ai ishte vendosur në një nga portat e hapura nga amerikanët në aeroportin e Kabulit dhe ka qenë duke ndërmjetësuar prej ditësh me amerikanët për të shpëtuar sa më shumë njerëz. Ai ishte gjithashtu atje kur u bënë fotografitë që e tregojnë atë teksa merr një fëmijë, duke qëndruar buzë murit në aeroportin e Kabulit, në mes të operacioneve të evakuimit.

Fotografitë që janë bërë simbol, për Tommaso Claudi janë vetëm emblema e fuqisë së një ekipi. “E jona është një përpjekje ekipore. Puna jonë e vetme ishte të ngjiteshim në atë mur për të dhënë ndihmë për qytetarët afganë në nevojë. Epo, nëse më duhet të them se ka një kuptim në atë fotografi, është ajo e ekipit” tha konsulli.” Unë jam në Afganistan që nga viti 2019. Zgjodha të vij këtu dhe është një zgjedhje që do ta bëja çdo ditë, dhe ishte e drejtë të mos largohesha, sepse ky është vendi im: siç thashë që në fillim, qëndroj këtu për aq kohë sa ka nevojë. Por jo vetëm unë, por edhe vendi im. Unë e kalova ditën time te porta sot sepse aty duhej të isha. Sigurisht, është një çështje serioze e rendit publik. Ato fotografi, përfshirë edhe ato të bëra nga unë, janë dramatike. Puna jonë është të bëjmë atë që ne mundemi për afganët. “Gjithmonë duke menduar për sigurinë e stafit tonë” përfundoi Klaudi.

Burimi: fanpage.it

Përgatiti për botim: L.Veizi

 

Të fundit

OBSH: Transmetimi i gripit të shpendëve tek njerëzit mbetet një shqetësim i madh

Organizata Botërore e Shëndetësisë shprehu shqetësimin për përhapjen në rritje të variantit H5N1 të gripit të shpendëve te speciet...

Tiranë/ Djali e nxori në rrugë, nëna: Më ndihmoni, dua të vdes në shtëpinë time (VIDEO)

Esma Toluli është 86-vjeçarja, që prej 3 muajsh sorollatet sa në një hotel në tjetrin, pasi në apartamentin e saj në rrugën “Margarita Tutulani”...

Gjuha e ashpër e Metës ndaj Dumanit dhe SPAK, reagon ambasadori i BE Tiranë

Ambasadori i BE në Tiranë, Silvio Gonzato ka reaguar në lidhje me sulmet e kreut të PL Ilir Meta ndaj SPAK. “Sulmet ndaj gjyqësorit nuk...

Punimet në Rrugën e Arbrit, ARRSH del me njoftimin e rëndësishëm për qytetarët

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se në vijim të punës për përfundimin e të gjitha punimeve të asfaltit ne Rrugën e Arbrit, do të ketë...

Falsifikoi vdekjen në 2021, miliarderi “arratiset” me dashnoren e tij në Moskë

Një miliarder që prej vitesh supozohej i vdekur mund të jetojë fshehurazi në Moskë me dashnoren e tij, raporton New York Post, duke cituar...

Lajme të tjera

Web TV