Botërori “Katar 2022”/ Trajneri Reja zbulon listën e kombëtares (Foto)

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Edoardo Reja ka shpallur listën e lojtarëve që do të grumbullohen për tre ndeshjet e vlefshme për eliminatoret e Botërorit “Katar 2022” ndaj Polonisë, Hungarisë dhe San Marinos.

Lista është e përbërë nga 27 lojtarë, ndërkohë që mes risive janë debutuesi Ernest Muçi, i cili vjen nga Kombëtarja U-21, teksa ndryshe nga miqësoret e qershorit rikthehen në listë të rinjtë Ramen Çepele, Mario Mitaj, Enis Çokaj dhe Armando Broja.

Sa i përket pjesë tjetër, janë të njëjtët lojtarë që kanë qenë rregullisht pjesë e përfaqësueses në ndeshjet e fundit. Tre portierët janë Etrit Berisha, Thomas Strakosha e Gentian Selmani. Në mbrojtje Elseid Hysaj, Albi Doka, Ardian Ismajli, Berat Gjimshiti, Marash Kumbulla, Enea Mihaj, Ramen Çepele, Lorenc Trashi, Mario Mitaj, Erjon Hoxhallari.

Në mesfushë Amir Abrashi, Klaus Gjasula, Enis Çokaj, Ylber Ramadani, Keidi Bare, Qazim Laçi, Odise Roshi dhe Endri Çekiçi. Në sulm Ernest Muçi, Bekim Balaj, Armando Broja, Sokol Cikalleshi, Rey Manaj dhe Myrto Uzuni.

Zyra e shtypit në FSHF bën me dije se Kombëtarja do të nisë grumbullimin të dielën e 29 gushtit me lojtarët që do të bashkohen me stafin në Varshavë. Lojtarët që janë të impenjuar me klubin të dielën do të mbërrijnë në kampin kuqezi të hënën.

Përfaqësuesja shqiptare do të përballet më 2 shtator me Poloninë në transfertë, me sfidën që luhet në stadiumin “PGE Narodoëy” të Varshavës, duke filluar nga ora 20:45. Më 5 shtator, Shqipëria pret Hungarinë në ndeshjen e pestë të eliminatoreve, që luhet në stadiumin “Elbasan Arena” në ora 18:00.

Sfida e tretë e shtatorit është ajo e datës 8, me Kombëtaren që do të presë San Marinon po në “Elbasan Arena”, ndeshje që starton në ora 20:45.

Lexo edhe :  Ronaldo arriti akordin me Cityn, reagojnë drejtuesit e Juventus: Nuk na pëlqen ajo që bën


Të fundit

Botërori “Katar 2022”/ Trajneri Reja zbulon listën e kombëtares (Foto)

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Edoardo Reja ka shpallur listën e lojtarëve që do të grumbullohen për tre ndeshjet e...

Bisedë brezash dhe bisedë me veteveten

Nga Fatmir Minguli ( Shënime analitike për librin “Bisedë brezash” të Dimitrov Popovic, botim i qendrës për ruajtjen dhe zhvillimin e kulturës sé pakicave të...

E pazakontë, lopët ‘fluturojnë’ në qiellin zviceran (Video)

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Zvicër, duke na kujtuar shpesh lojën e fëmijërisë 'fluturon lopa', por edhe na tregon përkujdesjen që autoritetet...

Manastirliu: Qeveria po negocion me kompaninë Pfizer për 500 mijë doza të tjera brenda 2021

Qeveria shqiptare po negocion me kompaninë Pfizer për 500 mijë doza të tjera vaksinash, që parashikohet të vijnë brenda vitit, për të vijuar me...

Tommaso Claudi, diplomati që qëndroi për të shpëtuar fëmijët në Kabul: Është puna ime, ky është vendi im!

"Ky është vendi im: siç e kam thënë që në fillim, do të qëndroj këtu për aq kohë sa të jetë e nevojshme. Por...

Lajme të tjera

Web TV