Kthesë e pazakontë në hetimet për vrasjen barbare të Caroline, çfarë bëri Babis për të krijuar “skenarin” e grabitjes

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fakte tronditëse vijojnë të dalin në dritë nga vrasja e Carolinës 20-vjeçare në Glyka Nera të Greqisë. Një nga pyetjet kryesore për autoritetet është nëse vrasësi Babis Anagnostopoulos kishte një bashkëpunëtor në vrasjen brutale të nënës 20-vjeçare të fëmijës së tij.

Autoritetet besohet se kanë marrë informacione dhe të dhëna të reja lidhur me këto pyetje që ende nuk kanë marrë përgjigje.

Sipas mediave greke, pikëpamja se Anagnostopoulos kishte një bashkëpunëtor është forcuar kohët e fundit. Besohet se ky person nuk ishte i pranishëm në ekzekutimin e fatkeqes Caroline, por ishte “rekrutuar” nga autori për të dalë me “skenarin” e grabitjes dhe për ta ndihmuar atë të mbulonte fajin.

Informacioni thotë se disa të afërm të pilotit janë thirrur në prokurori ndërsa hetimet vazhdojnë. Autoritetet janë ende në kërkim të informacionit, siç janë tre telefonatat që u bënë kur psikologia Eleni Mylonopoulou , e cila po ashtu u thirr për të dëshmuar , pasi dyshohet se ato nuk janë bërë nga autori i krimit. Prandaj, dyshimet i drejtohen një bashkëpunëtori të mundshëm.

Vetë zonja Mylonopoulou kishte dëshmuar për hetuesit se kishte marrë tre telefonata të fshehura, ku një burrë e kishte kërcënuar se do ta vriste pa shpjegime të mëtejshme. Këto veprime perceptohen si përpjekje për të terrorizuar psikologen, në mënyrë që të mos zbulojnë ato të fshehta që Carolina fatkeqe i kishte besuar asaj.

Të fundit

Zbardhet pasuria e Albin Kurtit/ Sa të ardhura dhe shpenzime ka kryeministri i Kosovës

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se pasuri të paluajtshme e ka vetëm një banesë me...

“Je i poshtër”/ Nuk përmbahet Egla, ia ‘plas në sy’ Arbër Hajdarit:Duhet të zëvendësohesh

Me diskutime të shumta u shoqërua darka e mbrëmjes së kaluar në ‘Big Brother VIP Albania’, ku pjesë e saj ishte moderatori Ledion Liço...

Kreu i PL-së bën mea-culpa, tregon ‘gabimin e tij të madh’: Askush nuk merr më poste…

Kreu i PL-së, Ilir Meta ka bërë “mea cupla”, teksa tregoi “gabimin e tij të madh” që duke mos ndërtuar një sistem meritokratik brenda...

Arrestimi i Soni Malajt, Don Phenom-it dhe Vllasaliut, VIP-at marrin vendimin e papritur

Telashe me drejtësinë për artistët shqiptarë në Zvicër. Ashtu edhe si ka qarkulluar në media, Soni Malaj, Don Phenom dhe Sinan Vllasaliu janë arrestuar...

Nënën mund ta zëvendësojë edhe ujkonja, po shoqërinë nuk e zëvendëson dot kush

Nga Çapajev Gjokutaj  Mirë e kishe shkruar statusin e sotëm – më tha arkëtarja e marketit, juriste në profesion – po bën mirë t’i thuash...

Lajme të tjera

Web TV