Masat e reja anti-Covid, ja çfarë nevojitet për të hyrë në Kosovë

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Kukës ka dhënë detaje mbi masat e reja anti-Covid që kanë hyrë në fuqi në Kosovë.

Për shkak të situatës kritike si pasojë e pandemisë, autoritete kosovare kanë forcuar masat. Kështu duke filluar nga 30 gusht 2021 deri më datë 13 shtator 2021, çdo person i cili hyn në Republikën e Kosovës duhet të deklarojë një dëshmi.

Njoftimi i plotë:

Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Kukës

Autoritetet policore të Republikës së Kosovës, kanë njoftuar mbi masat e reja të kufizimit të hyrje-daljeve në pikat e kalimit kufitar, nisur nga situata e pandemisë.

Duke filluar nga data 30 gusht 2021 deri më datë 13 shtator 2021, çdo person i cili hyn në Republikën e Kosovës, duhet të posedojë një nga dëshmitë e mëposhtme:

-Certifikatën e vaksinimit të plotë ose marrjen e një doze të vaksinës kundër COVID-19.

-Testi RT-PCR negativ për COVID -19, vlefshmëria jo më shumë se 72 orë nga bërja e testit.

-Dëshmi se personi ka kaluar COVID-19 (test RT-PCR pozitiv i lëshuar jo më pak se 21 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë ose rezultat pozitiv i testit të antitrupave serologjik-IgG, i lëshuar para 30 ditëve.

-Test i shpejtë antigjen negativ, vlefshmëria jo më shumë se 48 orë nga bërja e këtij testi.

Nga kërkesa për të poseduar ndonjërën nga dëshmitë, përjashtohen;

Personat të cilët hyjnë në Kosovë përmes aeroportit apo përmes pikave kufitare tokësore dhe largohen nga Kosova brenda 3 orëve, përmes aeroportit ose pikave kufitare tokësore, me kusht që në hyrje të nënshkruajn deklaratën se do të largohen nga Kosova brenda 3 orëve;

Personat, të cilët punojnë si transportues profesionist (vozitës), me kusht që të respektojnë protokollin për transport ndërkombëtar për mbrojtje nga COVID-19;

Lexo edhe :  Joaquin Correa nga Lazio te Inter, ja çfarë mbetet për të finalizuar marrëveshjen

Shtetasit e Republikës së Kososës që kanë dalë jashtë Kosovës në 12 orët e fundit;

Qytetarët e huaj, të cilët kalojnë në Kosovë përmes transportit të organizuar me

autobus ose me linjë të rregullt ndërkombëtare, tranzit, me kusht që të nënshkruhet deklarata se do të largohen nga territori i Kosovës, brenda pesë orësh;

Diplomatët e huaj, të akredituar në Kosovë;

Personat nën moshën 18 vjec.

Duke ju falenderuar për mirëkuptimin.


Të fundit

Masat e reja anti-Covid, ja çfarë nevojitet për të hyrë në Kosovë

Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Kukës ka dhënë detaje mbi masat e reja anti-Covid që kanë hyrë në...

Arti në zi/ Ndërron jetë në moshën 81-vjeçare Sherif Merdani

Një lajm i trishtë vjen pasditen e kësaj të diele, pasi mësohet se ka ndërruar jetë në moshën 81-vjeçare Sherif Merdani. Mësohet se artisti ka...

Zbulohet skuadra e plotë e Partisë Demokratike, një ditë para mbledhjes së Këshillit Kombëtar

Ditën e nesërme mblidhet Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike, për ekipin e tij të ri Lulzim Basha duket se ka zgjedhur më shumë gra...

Me shpejtësi të lartë dhe të dehur në timon, policia arreston 11 persona dhe pezullon 60 leje drejtimi

Policia e Shtetit i ka shtrirë kontrollet në të gjitha akset kryesore të vendit, por vëmendja më e shtuar ka qenë në zonat bregdetare. Uniformat...

Makina bie nga disa metra lartësi në Dajt, plagosen 2 persona

Një aksident është regjistruar në afërsi të Dajtit. Nga raportimet e deritanishme thuhet se kanë mbetur të plagosur një vajzë e një djalë. Në foton...

Lajme të tjera

Web TV