Përfshihet nga flakët ndërtesa 15-katëshe në Milano, asfiksohen 20 banorë

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

“Torre del Moro”, një ndërtesë luksoze 15-katëshe në Milano është përfshirë nga flakë të mëdha për shkaqe ende të panjohura. Banorët e pallatit janë evakuuar, ndërsa mes tyre ishte edhe fituesi i Sanremos, Mahmood, i cili jetonte në katin e nëntë të ndërtesës.

Zjarri shpërtheu në orët e vona të pasdites. Nga zjarri i madh nuk ka viktima, ndërsa 20 persona janë asfiksuar dhe po marrin ndihmën mjekësore. Flakët fillimisht kanë përshirë katet e sipërme dhe më pas me shpejtësi janë përhapur në të gjithë pallatin ku re të denduar tymi dalin nga dritaret dhe ballkonet e pallatit, duke krijuar një pamje të frikshme.

Panelet e pallatit dhe pjesë betoni vijojnë të bien në asfalt, ndërsa policia ka krijuar një perimetër sigurie duke mos lejuar afrimin e banorëve.


Të fundit

Përfshihet nga flakët ndërtesa 15-katëshe në Milano, asfiksohen 20 banorë

"Torre del Moro", një ndërtesë luksoze 15-katëshe në Milano është përfshirë nga flakë të mëdha për shkaqe ende të...

Zjarr i madh në Gjirokastër, rrezikohen banesat

Një zjarr masiv është regjistruar në fshatin Gjat, në Lunxhëri të Gjirokastrës. Raportohet se në vendngjarje kanë shkuar 12 forca zjarrfikëse. Zjarri paraqitet tepër i...

Veliaj mesazh ngushëllues për Sherif Merdanin: Ishte një simbol i rezistencës

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, përmes një mesazhi ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të këngëtarit të njohur Sherif Merdani. Veliaj e...

Të lumtur në ambientet e Qytet Studentit, gazetarja e BBC publikon videon e fëmijëve afganë

Shqipëria ka pritur këto ditë refugjatët e parë afganë që do të mbërrijnë në vend. Ata janë akomoduar në restortet e Durrësit dhe në konviktet...

Rivalitet me Arbana Osmanin? Luana Vjollca e thotë troç: Nuk kam konkurrencë

Prej disa kohësh po përflitet për një konkurrencë mes dy figurave të njohura të ekranit, Luana Vjollcës dhe Arbana Osmanit. Këto zëra janë shtuar dhe...

Lajme të tjera

Web TV