Rivalitet me Arbana Osmanin? Luana Vjollca e thotë troç: Nuk kam konkurrencë

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Prej disa kohësh po përflitet për një konkurrencë mes dy figurave të njohura të ekranit, Luana Vjollcës dhe Arbana Osmanit.

Këto zëra janë shtuar dhe më tepër për shkak të spekulimeve se cila do të merrte drejtimin e “Big Brother VIP’.

Tanimë është konfirmuar zyrtarisht se prezantuesja e këtij formati do të jetë Arbana e megjithatë zërat për një rivalitet të mundshëm mes tyre nuk kanë të ndalur.

Duket se Luana është lodhur nga të gjithë këto aludime dhe ka vendosur që të japë një përgjigje publike nëpërmjet një postimi në “InstaStory”.

“Nuk ka konkurrencë. Je vetëm ti përballë teje”, thuhet në thënien e shpërndarë nga Luana.

Moderatorja këto kohë ka qëndruar shumë e heshtur dhe ende nuk ka zbuluar se me çfarë do të angazhohet gjatë sezonit të ri televiziv. Ndryshe nga vitet e shkuara kur ajo i rikthehej menjëherë punës në fund të gushtit, këtë herë ajo nuk ka publikuar asnjë foto nga ambientet e zyrës së saj. Luana nuk ka konfirmuar asgjë për sezonin e ri të “Shiko kush luan” dhe nuk dihet nëse ky program do të rikthehet sërish në ekran.

 


Të fundit

Rivalitet me Arbana Osmanin? Luana Vjollca e thotë troç: Nuk kam konkurrencë

Prej disa kohësh po përflitet për një konkurrencë mes dy figurave të njohura të ekranit, Luana Vjollcës dhe Arbana...

Mbërrin grupi i parë me afganë në Kosovë, Osmani e Kurti dalin i presin në aeroport

Kanë mbërritur në Kosovë 100 afganët e parë. Mediat në Kosovë, shkruajnë se refugjatët, kanë zbritur në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, nga ku pritet...

Rama mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të artistit Sherif Merdani

Kryeministri Edi Rama i ka dedikuar një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të artistit të madh Sherif Merdani. Kryeministri, ka publikuar një foto të...

Makina përplas motorin e policisë rrugore në Rinas, plagoset efektivi

Një aksident është shënuar në kthesën e Rinasit. Policia njofton se mjeti me drejtues shtetasin M. Zh., është përplasur me motorin e policisë rrugore, që...

Talebanët marrin vendimin, ndalojnë edukimin e përbashkët mes djemve dhe vajzave në Afganistan

Ziar Khan Yaad, një gazetar për kanalin afgan të lajmeve Tolo News tha se ministri në detyrë i arsimit kishte njoftuar se djemtë dhe...

Lajme të tjera

Web TV