Mbappe qëndron te PSG, Real Madrid ndërpret negociatat për blerjen e yllit 22-vjeçar

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Real Madrid, sipas medieve në Francë, u ka thënë “stop” bisedimeve me PSG për blerjen e Kylian Mbappe. Sipas “L’Equipe”, klubi parizien nuk ka pranuar as 200 milionë euro për kartonin e 22-vjeçarit e në këto kushte, përfaqësuesit e “Los Blancos” janë tërhequr nga bisedimet.

Kjo do të thotë se Reali tashmë shpreson që në fund të sezonit ta marrë me parametër zero, por nuk është e thënë që talenti francez do të transferohet detyrimisht në “Bernabeu”.

Përgjatë sezonit, drejtuesit e PSG-së do të bëjnë ç’është e mundur për ta bindur sulmuesit të pranojë rinovimin e kontratës, duke i besuar faktorit kohë dhe ecurisë së klubit. Nëse PSG arrin të shkëlqejë në Champions, duke e ngritur për herë të parë në histori këtë trofe, dhe Mbappe rezulton element kyç për arritjet e skuadrës, krah Messit e Neymarit, atëherë do të krijoheshin kushtet e përshtatshme për ta vijuar karrierën në kryeqytetin francez.


Të fundit

Mbappe qëndron te PSG, Real Madrid ndërpret negociatat për blerjen e yllit 22-vjeçar

Real Madrid, sipas medieve në Francë, u ka thënë “stop” bisedimeve me PSG për blerjen e Kylian Mbappe. Sipas...

“Fizikisht jam këtu, por zemra ime është atje”, qytetarja afgane: Kam frikë për familjen, në Shqipëri jemi të sigurtë

Shqipëria po strehon 607 shtetas afganë të ikur nga trazirat në Kabul. Një avion me 150 qytetarë afganë të tjerë mbërriti sot në Aeroportin...

Ministri britanik shfaq talentin e tij, filmohet duke kërcyer muzikë tekno me kostum në pistën e vallëzimit (Video)

Një nga ministrat e Boris Johnson në Britaninë e Madhe është filmuar duke treguar talentin e tij në kërcim në një klub nate në...

Covid jashtë kontrollit, BE heq nga lista e vendeve të sigurta 5 shtete

Ashtu siç ishte paralajmëruar Këshilli i Europës ka vendosur të heqë nga lista e vendeve të sigurta për të udhëtuar 5 shtete, për shkak...

Pas Shqipërisë e Kosovës, mbërrin sot avioni i parë me afganë në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia e Veriut pret sot avionin e parë me afganë nga Kabuli. Mediat maqedonase shkruajnë se nuk dihet ende se sa afganë do të zbarkojn...

Lajme të tjera

Web TV