Mbërrijnë 457 afganë, Rama: Bota po na admiron

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Shqipëri deri tani kanë mbërritur 457 afganë ku një pjesë e tyre janë strehuar në Durrës dhe një pjesë në Qytetin Studenti. Kryeministri Rama tha se Shqipëria po shihet me admirim për vendimin e marrë.

Në vendin tonë kanë mbërritur edhe dy avionë të tjerë me afgan duke e shkuar në 457 numrin e tyre. Të parët afganë që erdhën u strehuan në Durrës në një resort lukzos, ndërsa qytetarët që mbërritën dje janë vendosur në godinat e Qyteti Studentit. Teksa publikon foto të afganëve, që kanë ardhur në vendin tonë, Rama thekson se ka arritur në 457 numri i të shpërngulurve nga lufta. “Arrin në 457 numri i afganëve që shpërngulen nga lufta dhe mikpriten në Shqipërinë e besës e të respektit për kujtesën, traditën, vetveten, për të cilën sot flitet me admirim në gjithë opinionin ndërkombëtar. Krenar për Shqipërinë”, shkruan Rama. Ndërsa në një intervistë për ANSA, median italiane, Rama u shpreh se historia i ka mësuar shqiptarëve se ka një kohë për të dhënë dhe një kohë për të marrë duke kujtuar strehimin e hebrenjve pas Luftës së Dytë Botërore. “Unë e di se nuk është një çështje e lehtë për t’u trajtuar dhe nuk ka një përgjigje të lehtë, por më lejoni ta them këtë. Deri para pak ditësh ne të gjithë atje si NATO ishim engjëjt mbrojtës të tyre. Nuk mund të jetë që ne tani të bëhemi hije për ta, duke u zbehur së bashku me idealet, vlerat, parimet dhe vetë premtimin e lirisë dhe demokracisë”, vijoj më te shefi i qeverisë Shtqiptare. Sipas tij, “nuk mund të ndodhë që ne, aleanca më e fortë ushtarake në tokë, të bëhemi një i pafuqishëm, i pashpresë, krijesë e pakuptimtë jo vetëm në sytë e popullit afgan, por në sytë e botës, të miliona qenieve njerëzore që dëshirojnë lirinë, luftojnë për drejtësi, ëndërrojnë shoqëritë demokratike në shtëpi”.

Udha drejt Shqipërisë

Në orët e para të mëngjesit së djeshëm mbërritën në vendin tonë dy avionë të tjerë me 182 afganë, mes të cilëve edhe fëmijë. Në orën 3.50 mbërriti në aeroportin e Rinasit avioni me 154 pasagjerë, 108 prej të cilëve u vendosën në Qytet Studenti dhe pjesa tjetër në struktura hoteliere në Durrës. Ata u pritën nga zëvendësministrja e Jashtme, Megi Fino, vajza e ish deputetit të ndjerë të PS Bashkim Fino, e cila u shfaq në publik për herë të parë në Kongresin e Partisë Socialiste. 182 personat e mbërritur dje e çojnë në 457 numrin e qytetarëve afganë të ardhur në vendin tonë deri tani, të cilët janë strehuar në dy hotele në Durrës dhe në godinat 11 dhe 12 në Qytetin Studenti. Avioni i parë nga Kabulli solli 121 afganë në Shqipëri më 26 gusht, ndërsa gjatë 2 fluturimeve të tjera një ditë më pas erdhën 154 persona të ndarë në 2 grupe. Më 27 gusht avioni i parë që mbërriti në orën 22:45 me 95 afganë në bord nga Kabuli, ndërsa në fluturimin e dytë që mbërri në Rinas në orë 01:00 pas mesnate që ishte tranzit në Doha erdhën 59 afganë.

Lexo edhe :  Brian Austin Green ndan sekretin e tij për bashkë-prindërimin me Megan Fox

Mirënjohje nga OJF-të në Evropë

Drejtoresha e asociuar për Evropën në Fondacionin Ndërkombëtar për Demokracinë, Tanja Dramac, falënderon Shqipërinë për pritjen e shtetasve afganë, të cilëve iu rrezikohet jeta nga regjimi i talebanëve. “Më në fund e bëmë. Më shumë aktivistë e vartës afganë tani janë të sigurt dhe nuk janë më në rrezik. Krenar dhe mirënjohës që një vend si Shqipëria ka ofruar një strehë sigurt”, shtoi ajo në një mesazh të postuar më herët, pas mbërritjes së dy avionëve në orët e vona të mbrëmjes së kaluar”, shkruan ajo. Në një tjetër mesazh në “Tëitter”, Dramac shpreh mirënjohje për ekipin që priti afganët në Aeroportin e Rinasit, si dhe Ambasadën e SHBA në Tiranë e kryeministrin Edi Rama. “Jemi mirënjohës ndaj ekipit në terren, i cili vazhdoi të punojë gjatë gjithë mëngjesit, dhe veçanërisht ambasadës së SHBA në Shqipëri dhe kryeministrit Edi Rama, për pritjen e vëllezërve dhe motrave tona afgane”, shkruan zyrtarja në mesazh.

 

Të fundit

Kryemadhi reagon pas deklaratave të Metës: Nuk më ka sulmuar si bashkëshort, por si…

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi mendon njësoj si bashkëshorti i saj, Ilir Meta sa i përket Prokurorisë...

“Qëndrimi për Berishën s’ka ndryshuar”/ Diplomati amerikan: Personat non-grata…

I ngarkuari me punë i SHBA në Tiranë, David Wisner tha se qëndrimi për Sali Berishën nuk ka ndryshuar. Në një intervistë për Zërin...

Ulja e temperaturave rikthen reshjet e dëborës, Qafë Thora ‘pushtohet’ nga bardhësia

Ulja e temperaturave në 24 orët e fundit ka rikthyer reshjet e dëborës në Qafë Thore. Gjatë mëngjesit të sotëm, e gjithë zona është mbuluar...

Zona e lirë ekonomike/ Në Tiranë po ndërtohet “TEDA”, 7 mijë vende të reja pune

Tirana është bashkia e parë që krijon një zonë të lirë ekonomike Bashkia e kryeqytetit dhe Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit nënshkruan marrëveshjen e...

Rasti “Meta”, Vojo dhe urgjenca e Ligjit për Partitë Politike

Nga Ben Andoni Ish-presidenti i vendit Ilir Meta, kryetar dhe së shpejti mëtuesi kryesor për president i PL-së, një partie realizuar për pak orë, ngritur...

Lajme të tjera

Web TV