Uragani Ida godet SHBA, humb jetën një person (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

New Orleans u godit ditën e diel nga uragani “Ida” i cili solli erëra deri në 150 kilometra në orë.

Një person raportohet se ka humbur jetën pasi një pemë ra në shtëpinë e tij në zonën Baton Rouge.

“Ida” do të testojë mbrojtjen nga përmbytjet në Neë Orleans, e cila u forcua pasi uragani Katrina vrau 1,800 njerëz në vitin 2005.

Presidenti Joe Biden tha se “Ida” do të ishte “kërcënuese për jetën”.

Mbi një milion shtëpi në Luiziana janë pa energji elektrike, dhe Biden tha se mund të duhen javë për të rivendosur furnizimet.

Gazetarja e NBC ka publikuar në twitter një video ku uragani shkatërron çatin e një ndërtese brenda disa sekondave.

 


Presidenti deklaroi fatkeqësinë natyrore ndërsa dha fonde shtesë për rimëkëmbje.

“Ida” u forcua mbi ujërat e ngrohta të Gjirit të Meksikës gjatë fundjavës dhe doli të dielën në jug të New Orleans si një uragan i kategorisë katër – që do të thotë se do të shkaktonte dëme të mëdha në ndërtesa, pemë dhe linja të energjisë.

Ndërsa lëviz në brendësi që do të thotë se tashmë është një stuhi e kategorisë së parë.

 

 

Të fundit

Bardhi i propozoi për martesë, Sara tregon kush e zgjodhi unazën

Sara Gjordeni dhe këngëtari Bardhi së shpejti do të bëhen prindër. Ish-banorët e Big Brother, dashurinë e tyre ata...

Olta Boka bëhet nënë për herë të dytë, ja emri që ka zgjedhur për vogëlushin

Këngëtarja e njohur Olta Boka këtë të shtunë është bërë nënë për herë të dytë. Ajo ka sjellë në jetë një djalë. Vetë këngëtarja ka...

Skemat lehtësuese të OSHE për klientët debitorë: Në prill u mbyllën 677 aktmarrëveshje

OSHE ka implementuar prej 3 prillit disa skema të reja lehtësuese me qëllim shlyerjen e detyrimeve të papaguara nga klientët debitorë. Sipas kompanisë deri më...

Presidenciale në SHBA, qëndrimi i kandidatëve për president mbi armëmbajtjen

Dy kandidatët kryesorë për president të Shteteve të Bashkuara vazhduan fushatën këtë javë. Presidenti Joe Biden vizitoi një qytet amerikan që po përballet me...

Leipzig nuk gabon në transfertën e Heidenheim dhe ruan vendin e katërt ndaj Dortmund

Leipzig nuk gaboi në transfertë ndaj Heidenheim me miqtë që triumfuan me shifrat 1-2. Leipzig hapi llogaritë e sfidës në minutën e 42 me...

Lajme të tjera

Web TV