Gara për Gjykatën Kushtetuese/ KED skualifikon tre kandidatët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tre kandidatë të propozuar nga Gjykata e Lartë për vendet vakante në Kushtetuese janë skualifikuar nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi. Në mbledhjen e sotme të KED, pas shqyrtimit të akteve dhe procedurës së ndjekur për verifikimin e kandidaturave dhe dokumentacionin e përgatitur lidhur me plotësimin e kushteve ligjore për kandidim, u vendos ndalimi i kandidimit dhe mosvijimi i procedurës së verifikimit, vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes të kandidatëve për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese për:

  1. Sinan Tafaj, për vendin vakant të zj. Vitore Tusha dhe vendin vakant të z. Gani Dizdari;

Zj. Dhimitrula Spiro, për vendin vakant të zj. Vitore Tusha dhe vendin vakant të z. Fatmir Hoxha;

  1. Saimir Vishaj, për vendin vakant të zj. Vitore Tusha, vendin vakant të z. Gani Dizdari dhe vendin vakant të z. Fatmir Hoxha.

Ndërerja e procedurave të kandidimit motivohet me mangësitë e konstatuara në një apo disa kushte të parashikuara nga Kushtetuta dhe ligji. Kandidatët kanë të drejtën e ankimit në Gjykatën Administrative të Apelit, jo më vonë së 5 ditë nga dita e njoftimit të vendimit të arsyetuar.

Të fundit

Ngricat në vend/ Përgjegjësja e ARRSH: Në orët në vijim do të kemi përkeqësim të motit

Përgjegjësja e sektorit të mirëmbajtjes në ARRSH, Ariana Hasani ka folur për situatën aktuale të motit në vend. Në një...

Moti i keq/ Prefekti i Tiranës: Evakuuam një familje në shkozë, iu përmbyt banesa!

Prefekti i Qarkut të Tiranës, Afrim Qendro për Report Tv jep detaje për situatën nga moti i keq. Qendro thekson se situata është më e...

Kandidatët për Gjykatën Kushtetuese, shpallet lista përfundimtare

Kryetari i Gjykatës së Lartë, bazuar në nenin 125, pika 1 të Kushtetutës, si dhe nenin7/ç të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000, “Për organizimin...

Vendimi/ Shqipëria nuk do të lejojë regjistrimin e automjeve nën standartin “Euro 5”

Nëse doni të blini nga jashtë dhe përdorni në Shqipëri një automjet të përdorur, të prodhuar para vitit 2011 duhet të nxitoni! Së shpejti...

A është e rrezikshme të hani dëborë? Ja çfarë duhet të dini

Jemi në sezonin e dimrit dhe dëbora sidomos në zonat malore nuk ka si të mungojë. Teksa disa shijojnë bukurinë që i jep natyrës, disa...

Lajme të tjera

Web TV