“Kam qenë në një marrëdhënie abuzive”, Dafina Zeqiri rrëfen historinë personale: Ju nuk më njihni

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Dafina Zeqiri është një ndër këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar, jo vetëm për këngët që gjithmonë janë hite, por edhe pej stilin e saj të veçantë.

Këngëtarja është ndër ata persona që sa herë ka ngritur zërin ndaj dhunës së femrave dhe abuzimeve.

Së fundmi në rrjetet sociale, ajo ka bërë me dije një histori të saj personale, kur tregon se kur ka qenë në një lidhje është abuzuar nga ish i dashuri.

“Si mundet: Sa herë një grua përdhunohet? Abuzohet? Kërcënohet? Madje dhe vritet? Një nga justifikimet që dëgjon nga djemtë është: ‘Ajo më tradhtonte!’, ‘Donte vetë!’, ‘E kërkoi vetë!’.

Dhe ju e besoni? Vajzat e tjera flasin për këtë gjë? Mos e lejoni të akuzuarin të marrin vëmendje nga budallallëqet e tyre! Mos i lejoni të akuzuarit të bëjnë krime dhe të akuzojnë femrat! Mos i lejoni të akuzuarit të hedhin më shumë baltë mbi gratë!

Unë kam qenë në një marrëdhënie abuzive në fillim të karrierës dhe gjejeni pak se kë akuzuan… Mua! E njëjta gënjeshtër me emrin tim: Ajo po më tradhtonte! Nuk mora asnjëherë ndihmë për mbështetje nga sistemi, sepse ishte i korruptuar! Për vite merrja komente dhe gjepura! Ndërsa djali që isha në lidhje eci me kokën drejt dhe i lumtur, sepse ai e fitoi vëmendjen! Stop!

Më ka ardhur në majë të hundës më të mbajturin gojën mbyllur nga idiotët paragjykues! Ju nuk më njihni dhe emri im është përdorur dhe përmendur shumë herë për vëmendje dhe lajme të rreme nga X persona! Stop! “, shkruan Dafina në postime.


Të fundit

“Kam qenë në një marrëdhënie abuzive”, Dafina Zeqiri rrëfen historinë personale: Ju nuk më njihni

Dafina Zeqiri është një ndër këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar, jo vetëm për këngët që gjithmonë janë...

Taulant Balla merr dozën e dytë të vaksinës anti-Covid dhe u bën thirrje studentëve: Bëni vaksinën dhe zhvilloni mësimin normalisht

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla sot ka marrë dozën e dytë të vaksinës kundër Covid-19. Balla së bashku me disa studentë janë...

Riaktivizohet zjarri në Malin e Thatë në Pogradec, flakët dalin jashtë kontrollit, kërkohet ndërhyrje nga ajri

Është riaktivizuar nga era zjarri në Malin e Thatë në Pogradec. Sipas gazetares Lorena Kodra edhe pse gjatë gjithë ditës kanë punuar specialistë të...

Pamje shokuese/ Talebanët varin qytetarin në helikopter dhe fluturojnë mbi Afganistan (Video)

Disa pamje tronditëse të ardhura nga Afganistani po bëjnë xhiron në rrjet. Në videon e publikuar shihet një burrë i varur në helikopter, teksa...

Real Madrid fiton duelin me PSG, firmos me talentin francez

Në pamundësi për të firmosur me Kylian Mbappe, Reali i Madridit ka bërë një goditje surprizë në ditën e fundit të merkatos së verës...

Lajme të tjera

Web TV